Në vënd të pranimit të dështimit, pa u mbyllur viti 2006, qeveria na bëri të paguajmë një tjetër faturë kolosale të paaftësisë së saj. Një buxhet i tretë brenda vitit ishte "angazhimi" i Berishës dhe Bashës për të investuar 4.5 miliardë në vetëm 12 ditëTiranë- Në një seancë parlamentare, në mungesë të opozitës dhe tamam në pikun e një krize politike, qeveria Berisha mori votat e deputetëve të saj për të mbuluar një abuzim në shifra të tmerrshme. Një buxhet i tretë për vitin 2006 ishte i papranueshëm, por jo rastësisht i pabërë publik as pas miratimit të tij me urgjencë në parlament.
Në 18 Dhjetor, ministri i Financave con në seancë aktin normativ me atribute të buxhetit të shtetit, edhe pse fundi i vitit ishte vetëm 12 ditë larg. Qeveria nuk mund të priste që ky akt normativ të kalonte njëherë nëpër komisione parlamentare, sic parashikon procedura. Ishte koha për të mbuluar gjithë abuzimet dhe madje për të nisur të tjera...Fshehja e abuzimeve miliardëshe të BashësNë buxhetin e vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha i ishin besuar plot 15.4 miliardë lekë vetëm në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale". Se sa ka arritur t'i bëjë efektive këto para ministri, kjo është mëse e dukshme duke parë gjendjen në këto rrugë kombëtare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo situatë e mjeruar, Bashës i jepen 19.8 miliardë lekë me buxhetin e tretë të miratuar me urgjencë në parlament. Ministri nuk zhgënjeu. Në fund të vitit 2006, institucioni që ai drejton raportoi për realizim të buxhetit në nivelin e 96%.
Një fakt tjetër që konfirmon akuzat e bëra nga ish drejtorë të kësaj ministrie në drejtim të Bashës. Sipas këtij të fundit, edhe shifra prej 4.5 miliardë lekësh që iu shtua buxhetit në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale", ishte investuar në 12 ditët që mbeteshin deri në mbylljen e vitit. Një gjë plotësisht e pamundur për t'u arritur. Aq më pak nga një ministër i paaftë dhe i akuzuar shpesh sic është Lulzim Basha. Akuza më e fundit ka qenë ajo e ish drejtorit të Planifikimit të Territorit, Arben Mece, i cili ka denoncuar ministrin për vjedhjen dhe abuzimin e të paktën 230 milionë eurove të marra nga buxheti i shtetit, por për rrugë që nuk janë ndërtuar asnjëherë.Në vend të sakrifikimit të BashësMë mirë se të përballej me një dështim në shifra kolosale të dëmit, që në vitin e parë të qeverisjes së tij, kryeministri Berisha preferoi të shkelë ligje, rregullore dhe madje edhe Kushtetutën. Akti normativ i firmosur nga ministri i Financave, Ritvan Bode do të ishte pikërisht shpëtimi për Lulzim Bashën, fshehja e shifrave të abuzimit dhe vjedhjes. Një buxhet i tretë brenda vitit, madje vetëm pak ditë larg mbylljes së tij nuk ishte aspak një prej elementëve të qeverisë që dëshmonte për sukses. Në të kundërt do të trumbetohej në vend që të fshihej. Në seancën parlamentare të 18 Dhjetorit 2006, ky akt normativ ka marrë vetëm votat e maxhorancës, 71 të tilla. Nuk kishte si të mos votohej nga vetë ministri Basha, i cili ashtu si edhe ministri i Financave nuk thanë asnjë fjalë për buxhetin e ri që do të votohej, deri në kohën kur kryetarja e Kuvendit nisi numërimin e votave.
Bode, akt normativ për mbulimin e abuzimitQë në shkurt të vitit 2006, ministri i Financave, Ritvan Bode ka lëshuar një Udhëzim nr.2 "Për zbatimin e buxhetit për vitin 2006". Ai me siguri shtrin efektet edhe për buxhet të tretë, pavarsisht se u nuk u bë publik. Por në fakt, ky buxhet i tretë u miratua me votimin e vetëm për të mbuluar shkeljen e aktit normativ të lëshuar më parë. Në këtë dokument, në kapitullin e dytë, pika 1 "Detajimi dhe çelja e fondeve për investime", në një paragraf thuhet: "Ndalohet përdorimi i formës së ngurtësimit në llogari të klientit për të gjitha kontratat (investime, shërbime). Në lidhjen e kontratave për investime (që kanë të bëjnë me ndërtimet e reja, rikonstruksionet, blerjet e pajisjeve, automjeteve etj.) nuk lejohet të parashikohet dhënia e fondeve buxhetore në formën e paradhënies". Një formë e tillë kontrate që nuk lejohet sipas aktit normativ të firmosur nga Bode është përdorur nga kolegu i tij, Lulzim Basha në kontratën me "Bechtel" për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash. Madje edhe shifra e parave që është shtuar në buxhetin e ministrisë së Punëve Publike për 2006, me anë të buxhetit të tretë përputhet me atë të paguar nga kjo ministri si paradhënie për firmën "Bechtel", edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar.72 milionë euro paradhënie, nuk ka ende projektMungesa e një projekti për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash e megjithatë përzgjedhja e firmës "Bechtel" si fituese në tender, hodhi dyshimet e para për një aferë. Kjo u pagua me 72 milionë euro paradhënie, në një kohë kur nuk lejohej një formë e tillë kontrate sipas rregullave të vendosura nga vetë ministri i Financave, Ritvan Bode. Madje u pagua për një ndërtim që akoma nuk bazohet në ndonjë projekt. Shuma e paguar si paradhënie, përkon me shumën e parave që i ka shtuar buxheti i tretë zërit të "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale" prej 4.5 miliardë lekësh, që janë cilësuar megjithatë si të realizuara brenda 12 ditëve.
Biznes familjar i Berishes.
Ja pse qendron Basha ne QeveriTiranë- Marrëveshja mes "Bechtel International inc- Enka" nuk është bërë asnjë publike dhe transparente, përsa i përket kushteve të vendosura qeverisë shqiptare lidhur me ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash. Megjithatë kryeministri Berisha ka detyrimin të na tregojë se kush e mbron këtë marrëveshje këtu në Shqipëri?! Kreu i qeverisë duhet të na bindë se kjo nuk bën pjesë në biznesin familjar dhe të jetës së tij. Berisha të na shpjegojë nëse nuk është kjo pikërisht edhe arsyeja pse ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, vazhdon të qëndrojë në qeveri pavarsisht dështimeve të njëpasnjëshme. Madje në vend të një largimi, gjithë kabineti qeveritar nën urdhrat e kreut të tij, firmos nga të gjitha llojet e skandaleve vetëm e vetëm për të mbuluar dhe fshehur vjedhjet dhe abuzimet e Bashës. Edhe pse fatura e konsiderueshme në miliarda lekë rëndon në xhepat e takspaguesve shqiptarë, ministri vazhdon të ketë edhe privilegjin për të marrë të tjera para për të mbuluar vjedhjen dhe për të nisur vjedhje të tjera. Sepse ai kujdeset për biznesin e familjes së Berishës, i cili vazhdon të jetë gjithmonë e më tepër fitimprurës. Këtë e tregon në mënyrën më të qartë fakti se pavarsisht sa llogaritet deri më tash fatura e dëmit të Bashës ministër, kryeministri as nuk e ka menduar ndonjëherë largimin e tij nga qeveria.Dëmi 8.8 mld lekë që mbulon paradhënienTiranë- Shuma prej 4.5 miliardë lekësh që i është shtuar buxhetit të ministrisë së Punëve Publike, në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale" është marrë nga pakësimi i fondeve në zëra të tjerë të buxhetit. Por edhe nga ministri të tjera. Shumat e parashikuara në fillim të 2006 për zërat "Infrastruktura turistike", apo "investimet në hekurudha" dhe "ujësjellësa" kanë ndryshuar nga buxheti i tretë miratuar nga maxhoranca në 18 Dhjetor të këtij viti. Me paratë e tyre është plotësuar shuma prej 4.5 miliardë lekësh që ka lëvizur në drejtim të zërit të "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale". Megjithatë, në tabelën përfundimtare të realizimit të investimeve për vitin 2006 ministria e Punëve Publike ka deklaruar realizim në nivelet të kënaqshme.
Njësoj sic u bë edhe me 4.5 miliardë lekët e shtuara, të cilat u investuan në nivelin 96% për vetëm 12 ditët e fundit të vitit. Me një llogaritje të thjeshtë del se shifra e dëmit të shkaktuar në këta zëra të pakësuar përsa i përket fondeve, është dyfish më e madhe, ose plot 8.8 miliardë lekë. Një shifër shumë e përafërt kjo me atë të paguar nga ministria, në bazë të kontratës të lidhur me "Bechtel- Enka", që parashikon edhe një paradhënie. Basha e pagoi shifrën edhe pse një gjë e tillë ishte plotësisht e ndaluar nga një Udhëzim i nxjerrë nga ministri i Financave disa muaj më parë. Një tjetër në rradhën e ligjeve të shkelura, një faturë më tepër që akuzon ministrin e Punëve Publike për abuzime dhe vjedhje me paratë e taksapaguesve dhe rrugë të pandërtuara.
Saturday, March 31, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment