Berishizmi sot është një fanolizëm në traditat e
shkartisura të politikave të Bajram Currit e të Hoxhë
Kadrisë,por më pak folklorik se fanolizmi i Bajram Begut
para 80 vitesh. Nuk është aspak i saktë vlerësimi që
jep
Skënder Buçpapa se berishizmi qenka antikomunizëm safi kur
shkruan :"Vitet 1997-2004 treguan se edhe vet lëvizja
demokratike antikomuniste në Shqipëri, pra berishizmi, u
mund dhe në mjaft segmente u shpartallua". Nuk duhet
harruar se Sali Berisha antikomunizmin e ka përdorur më
shumë për demagogji politike në luftën për pushtet
sesa si
filozofi politike. Nuk duhet harruar se Sali Berisha
filozofinë e tij politike e përmblodhi qësh në fillim
në
parrullat " bashkëfajtorë e bashkëvuajtës" me komunizmin,
"opozitarë , por vëllezër" me komunistët, "nuk ka të
vonuar
në demokraci". Antikomunizmi i Berishës ka qenë kryesisht
retorikë politike.
Në një nga ato pamjet e përditëshme në ekranet
televizive
ku paraqitet Berisha me të folmen bubulluese e
gjestikuluese dinamike e dëgjuam më 4 nëntor 2004 Saliun
të
mburrte aleancën e tij politike me Fatmir Mediun e Partinë
Republikane. Berisha më në fund e bëri fare hapur dallimin
midis aleatëve të vet. E dinim prej kohësh se Berisha
përgjërohet vetëm për Mediun (Godon) e
republikanët,sepse
kështu ka nisur karriera politike e Saliut në ortakëri me
Sabri Godon, sepse të dyve u janë përputhur shumë
pipëzat
politike, karakteret, huqet e ambiciet politike dhe lidhjet
njerëzore me të tjerët; sepse të dy kishin marrë
porositë
politike në të njëjtin vend dhe ishin ngarkuar me misione
që plotësonin njëri tjetrin në skenën politike
shqiptare
qysh nga viti 1991.
Por lidhja e Saliut me repubikanët përfaqësonte dhe një
vazhdimësi historiko-politike më të hershme se Lëvizja
demokratike për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri.
Baza ideore e lidhjes së ngushtë të Berishës me Godon e
republikanët është fanolizmi. Partia Republikane u krijua
nën skeptrin ideor e politik të nolizmit dhe vetëm sa ka
spekuluar me mantelin e djathtë që hidhte krahëve mbi
kostumin politik majtist-nolist. Nuk mund të ketë parti të
djathtë me ideologji e simbolikë të majtë. Nolizmi
është
ideologji e majtë Në muret e zyrave të Godos e shokëve
të
tij të tjerë qysh në vitin 1991 u varën portrete të
mëdha
të Fan Nolit.
Edhe Partia Demokratike që është vetëreklamuar
fuqishëm si
e qendrës së djathtë mbeti gjithmonë një parti e
qendrës së
majtë, edhe ajo noliste. Në mendimin politik të Berishës
që
nga fillimi nolizmi ishte doktrina sunduese. Berisha kur ka
përkujtuar 70-vjetorin e "Revolucionit Demokratik" (shto
fjalën"anti" para demokratik) në vitin 1994 është treguar
edhe më nolist se vet Noli në fjalimin e tij ditirambik për
këtë kryengritje që prodhoi e solli një pushtet të
paligjëshëm në Shqipëri, njësoj si pushteti që
rrëzoi
Berishën në mars-qershor të vitit 1997.
Në rrethin e ngushtë të këshilltarëve të
Berishës gjithnjë
kanë mbizotëruar nolistë të deklaruar dhe antizogistë
inatçorë, pinjollë të armiqëve më të deklaruar
politikë të
Ahmet Zogut. Nëse mbledhim bashkë gjithë elementët
ideorë,
politikë, njerëzore, tradicionalë që karakterizojnë
lidhjet
e PD të Berishës dhe PR të Godos e Mediut, atëherë
duhet
thënë se do të ishte më normale që PR të
përfshihej në PD
ose PR të emërtohej PR. Prandaj Berisha i flak me aq
lehtësi e pa sëkëlldi aleatët e përkohëshëm dhe
shumëvjeçarë për hir të Mediut e të PR-së, duke
përfshirë
dhe klane balliste të caktuara, apo trashëgimtarë të
politikës së Elez Isufit që radhitej në krahun nolist
të
politikës shqiptare në vitet 1920.
Berishizmi paraqitet si bashkim i politikave antizogiste të
para vitit 1924
Është sylesh në politikë kush nuk e ka vënë re se
vitet e
fundit Berisha aleancë të vërtetë quan dhe do që
të ketë
atë me PR dhe Partinë demokristiane, sepse PD ka marrë
formën e forcave politike të para vitit 1924, janë
nolistët
vazhdues të trashëgimisë së Nolit dhe politikanët
katolikë
vijues të trashëgimisë politike të Luigj Gurakuqit.
Berisha është në traditën krahinore pasues i Bajram
Currit.
Vet Skënderi pohon se : "Fakti që Bajram Curri ishte
antizogist ka ndikuar që në Tropojë në një kohë
të
mbizotërojë antizogizmi. Por në Tropojë ka pasur
gjithnjë
një krah zogist". Dhe përmend të ndjerin Abedin Mulosmani
si krahu i djathtë i Mbretit Leka I. Berisha dhe klani
berishian tropojan në PD kanë dhënë shumë prova se i
përkasin pikërisht krahut antizogist, atij të Bajram
Currit.
Mjafton të kujtojmë sesi Berisha Leka Zogun në vitin 1991 e
paraqiste në shtypin e Kosovës si agjent të Milosheviçit
në
politikën shqiptare që po e përgatisnin të vendoste
diktaturën e djathtë në Shqipëri për qejf të
Serbisë.
Mjafton të kujtojmë si e dëboi presidenti Berisha Mbretin
Leka I,bashkë me Abedin Mulosmanin brenda 24 orësh nga
Shqipëria në nëntor të vitit1993. Pastaj në vitin 1994
Berisha bëri ceremonira e deklarata ditirambike për
nolizmin dhe sulme të ashpra kundër zogizmit që nuk
bëheshin as në kohën e Enverit. Berisha i bëri thirrje
Kongresit të XIII të PLL të distancohej nga trashëgimia
zogiste, Gazeta më e zellshme berishiane në Shqipëri "Tema"
në tetor të vitit 2004 ka bërë sulmet më të
fëlliqura
kundër Ahmet Zogut, Leka Zogut duke i paraqitur si
bashkëpunëtorë të komunistëve e armiqëve
kombëtarë të
shqiptarëve. Kur tentohen analiza serioze, ndryshe
nga"analizat"e Mero Bazes,.gjëra të tilla nuk duhet të
lihen në harresë e të thuhet se berishizmi nuk qenka
antizogizëm.
Prandaj tani merr formë aleanca Fatmir Mediu (lexo Sabri
Godo)- Sali Berisha- Nikoll Lesi ( lexo edhe Jozefina
Topalli, Pjetër Arbnori, Preç Zogaj). Të tjerët (Arben
Imami, Jemin Gjana, Bamir Topi, Leka Meksi etj,) janë si
Rexhep Shala apo Kasem Qafzezi me shokë në "revolucionin
demokratik". Nuk ështË jashtë rregullit as bashkimi i Ilir
Metës me Sali Berishën, sepse kur shkoi një herë për
vizitë
në Tropopjë IlirI u mundua t'i qetësonte tropojanët e
zemëruar me fjalët : " kam ardhur si burri tek burri, si
Riza Cerova (i Skraparit) tek Bajram Curri". Kur thoshte
këto fjalë Iliri në krah kishte Namik Doklen dhe
kërcënimi
ishte për Berishën. Tani Iliri është shqitur nga Dokle dhe
po ngjitet me Berishën.
Berisha i mori zogistët argat në arën e fanolizmit
Në këto zallAmahira të viteve të tranzicionit
legalistët e
monarkistët kanë qenë më shumë si bishti i sqeparit
të
berishizmit Legalistët e zogistët më shumë kanë
konsumuar
dhjamin historik e kapitalin politik që u la Ahmet Zogu dhe
nuk kanë qenë të zotët as deshën të vinin dhjamin e
vet e
kapitalin e tyre politik në Shqipërinë paskomuniste.
Legalistët e zogistët janë treguar gjitHmonë më
eklektikët
që kemi takuar në politikën e Shqipërisë, madje duke
filluar qysh nga Konferenca e Pezës e vitit 1942. NjerëZ me
vullnet politik të papërcaktuar e të lëkundur. Diçka
duan
të marrin por nuk dinë çfarë e as nuk zgjasin dorën.
Diçka
presin gjithmonë nga të tjerët, sidomos nga ndonJë
mrekulli
politike ndërkombëtare që do t'i vejë
drejtpërsëdrejti në
qoshe të oxhakut të politikës e të pushtetit.
Prandaj, berishizmi e ka pasur shumë lehtë ta kthejë
zogizmin në rezervë politike të vetën, t'i bëjë
legalistët
e zogistët argatë të mirë për të punuar për
berishizmin në
arën politike të fanolizmit.Sa herë Ekrem Spahia ka
bërë
ndonjë gjest të vogël për të treguar se ka edhe ai
mendjen
e vet menjëherë bazeberishizmi i është vërsulur
nëpërmjet
gazetave "55" e "Tema" me akuzat se është bashkëpunëtor i
Sigurimit të Shtetit, se e paska zënë jesir Gramoz Ruçi,
se
e paska blerë Fatos Nano.Pastaj përsëri e kanë renditur
pranë Berishës. Berishizmi nuk ka pikë respekti për
zogizmin. Këtë e tregoi më së miri me sulmet vulgare,
të
poshtra që u bënë në gazetën "Tema" të Bazes para
një muaji
e gjysëm kundër tërë brezave të familjes Zogolli.
Shkuan aq
larg në marrëzitë e tyre sa ta shpallnin Ahmet Zogun edhe
frikacak, edhe komunist. Ky të jetë vallë antikomunizmi i
berishizmit? Kur Berisha vë njerëz të tillë si Kastriot
m…
të përgojojë Ahmet Zogun merret lehtë me mend sesa i madh
është antizogizmi i tij.
Berishizmi e shpërfytyron më shumë thelbin e zogizmit
Berisha e berishizmi e zhvleftësojnë atë përfundim ku ka
arritur Skënder Buçpapa se "antizogizmi në thelbin e tij
mund të shikohet vetëm e vetëm si antikom
unizëm".Pikërisht
berishizmi po e paraqet zogizmin si komunizëm edhe pse
sipas vlerësimit të Skënderit : "nëse ai është
antikomunizëm nuk mund të jetë antiberishizëm". Duhet
një
shpjegim atëherë përse bazeberishizmi e paraqet zogizmin si
komunizëm, pra e dashka vet që të jetë kundër
berishizmit!.
Skënderi në këtë pikë nuk është i qartë ose
nuk ka dashur
të jetë i qartë. Ai i ka rënë rrotull një teme
të tillë për
të bërë predikimin e logjikshëm, por jo sqarues
:"përpjekja për ta interpretuar zogizmin si antiberishizëm,
ngado që të vijë, ka për qëllim që të
përplasë në mënyrë të
pashmangshme dy lëvizje të të njëjtit krah të
politikës në
Shqipëri dhe ndër shqiptarët". Kush vallë e bën
këtë?
Lëvizja e Mbretit Leka nuk ka shpallur objektiv të tillë.
Ajo duket më shumë një lëvizje heterogjene, madje amorfe
që
po kërkon një identitet, që kërkon një vend në
politikën
shqiptare pasi në bisht të PD-së e të berishizmit as ka
mundur ta tregojë veten, as është respektuar për partnere.
Si lëvizje armiqësore atë e ka paraqitur vetëm propaganda
bazeberishiste e "Temës" që vepron pas urdhërave të
Berishës, i cili zakonisht i lëshon këto urdhëra
nëpërmjet
veqilit të tij propagandistik, Mujë Buçpapës.
Kur Leka çorienton Godon bëhet shumë mirë
Berishizmi kërkon "partnerë" pa identitet të spikatur, pa
dinjitet të respktuar, pa individualitet, kërkon vetëm
shegertë. Prandaj berishizmi është bërë shumë
idhnak me
LZHK-në. "I mençuri, i duruari" i fanolizmit e berishizmit
Sabri Godo kur u shpall LZHK bëri deklarata për të frenuar
beniaminin e tij, Fatmir Mediun, që nisi menjëherë sulmet
kundër Lëvizjes së Leka Zogut. Por tani Sabriu po bëhet
flamurtar i idhnimeve e zemërimeve me Lekën duke e akuzuar
se nuk marrka vesh nga politika, se veprimet e Lekës qenkan
çorientuese për të lënë në fuqi socialistët. Ah
sikur të
ndodhte që veprimet e Leka Zogut të çorientonin politikën
e
Sabri Godos që ndihmoi në vitin 1997 të vinin në fuqi
socialistët si fanolistët në vitin 1924 ! Shqipëria do
të
fitonte shumë nga ky lloj "çorientimi". Shqipëria ka humbur
nga që kryerepublikani Godo, trashëgimtari jo vetëm
gjenetik i armiqësisë së Totajve kundër Ahmet Zogut, ka
arritur për shumë vite të çorientojë legalistët e
zogistët.
Kush e ka fajin që Saliu e Leka rrethohen nga të
këqinjtë"?
Skënderi u drejtohet me një thirrje për bashkëpunim e
mirëkuptim berishizmit e zogizmit kur shkruan : " Nuk mund
të besohet se Mbreti Leka I ta mendojë të fituar kauzën
zogiste duke i përqëndruar energjitë kundër Berishës.
Nuk
mund të besohet se Berisha ta mendojë të fituar kauzën e
tij duke përqëndruar energjitë kundër Mbretit Leka I".
Kujtesa është e mirë. Po a nuk e dinin vallë Berisha e
Leka
këtë gjë? E dinin, si jo. Kush po i përqëndron
energjitë
kundër tjetrit? Hë për hë këtë po e bën vetëm
Berisha,
sepse çdo gjë është ende në sferën e
propagandës.
Berisha ka përqëndruar energji të shumta nëpërmjet
gjuhëhidhurve të tij për të plagosur sa më rëndë
zogizmin?
Melhemi që tenton të vejë Buçpapa mbi këto plagë
që i kanë
hapur zogizmit egërsirat propagandistike të bazeberishizmit
bëhet djegës edhe pse është vënë me dëshirën
e mirë. A do
ta dëgjojë vallë këtë këshillë të mirë
të Skënderit vëllai
i tij, Muja, që të ndihmojë Berishën të lidhë
egërsirat
propagandistike që zhurmojnë lehaqençe kundër zogizmit?!
Deri tani duket se Berisha e berishizmi po sillen sipas
metodës së tyre hipokrite: mënjanë lëshojnë
egërsirat më të
tërbuara të kafshojnë me fjalë gazetash miqtë e
aleatët, në
anën tjetër sajojnë dhe ndonjë këshillë të
mirë. Por
gjithmonë synimi është tëj veprohet sipas urdhërit "
në
gjunj para Berishës". Zogistët e kanë pranuar shpesh
këtë
shantazh politik. A do ta pranojnë edhe kësaj radhe?!
Fajtorët për këtë përballje berishizëm -zogizëm
Skënder
Buçpapa i ka treguar vetëm në grup, pa emra, duke shkruar :
" Këshilltarë kontrabandë në njerëzit e afërt të
njërit apo
tjetrit, tellallë të papaguar as nga njëri as nga tjetri,
të tjerë të papërgjegjëshëm , vegla të SHISH-it
dhe të
shërbimeve sekrete antishqiptare mund të përpiqen që të
ndikojnë që dhe berishizmi, edhe zogizmi të mos jenë më
antikomunizëm, por të jenë përkatësisht antizogizëm
dhe
antiberishizëm".
Është një realitet i dukshëm se në të dy krahët
ka njerëz
të kategorive të tilla që bëjnë atë për të
cilën Skënderi
vetëm hamendëson. Ka kohë që po luftojmë për të
treguar me
emër e mbiemër disa nga këta, për të treguar se si ata
veprojnë për të kryer shërbime të këqija. Ka, pra,
mjaft të
vërteta në paragrafin e sipërcituar, por ka edhe shumë
dykuptimësi, gjëra të lëna gjysëm në dritë,
gjysëm në
errësirë. Mujë Buçpapa është njeriu më i lidhur
me atë
mjedis e veprimtari ku mund të sqarohen, madje të ndalohen,
ato poshtërsi për të cilat hamendëson Skënderi.
Këtë bindje na e përforcon edhe thënia e Skënderit :
"Mbreti Leka ka një staf të krijuar pothuaj në mënyrë
të
rastësishme rrotull". Është dobësi e madhe për rolin
që ka
marrë përsipër. Kësaj dobësie me siguri do t'ia
shohë
sherrin shumë. Por fatkeqësisht Mbreti Leka ua ka parë
shumë sherrin edhe stafeve të mëparshëm rrotull tij që
nuk
ishin krijuar me ngut e në mënyrë të rastësishme. Kurse
Berisha ka pasur mjaft kohë e mjete të gjithfarshme për të
krijuar si i ka dashur qejfi stafet rreth tij. Pse pra edhe
Berishës t'i jenë rrasur deri në prehër e nën sqetulla
"këshilltarë kontrabandë", "tellallë të papaguar";
"daullexhinj pa talent'', " intrigantë pa karar",
"provokues të pacipë"?. Ka vetëm një shpjegim
:Berishës i
pëlqen ta bëjë punën kryesisht me njerëz të
tillë.
Berisha i ka ngritur atje ku janë grupet më të
neveritëshme
të propagandës në Shqipëri. Berisha e ka krijuar
përbindëshin e shpifologjisë e të provokimit gazetaresk,
Mero Bazen. Berisha e ka kthyer përdorimin e "vrasësve me
pagesë në publicistikë" në një dukuri të
shëmtuar në
Shqipëri. Nuk është aspak e rastësishme që në
propagandën
bazeberishiste u hapet rruga tipave të tillë shpifës e
provokues si Kastriot Myftaraj. Bëhet një libër me gati
1000 faqe materiali denoncues që kam shkruar unë në
"Rimëkëmbja" për të treguar se kush është ky tip
dhe kush
fshihet prapa tij. Berisha i ka dhënë hapësira gjithnjë
më
të mëdha. Mujë Buçpapa është tutor e mentor i
këtij soj
anti-njeriu që tani vepron në bashkëpunim të hapur me Mero
Bazen. Këta janë prodhime të berishizmit dhe pjesë e
makinerisë së berishizmit
Berishizmi nuk mund të shfajsohet vetëm duke e shpallur
antikomunizëm, çka nuk është më e vërtetë në
realitet.
Skënderi thotë në mënyrë të përgjithëshme :
"njerëz që i
noh mirë dhe që kanë ndërruar pafundësisht flamuj, jam
i
sigurt se ata nuk luajnë as për Berishën, as për Mbretin,
por për ustallarët e tyre të vjetër". Edhe unë kam
një
bindje të ngjashme. Madje kam folur dhe më konkretisht për
këtë temë. Nga ana tjetër e di që Berisha pikërisht
njeërz
të tillë ka dashur të ketë rreth vetes gjithmonë.
Ndryshe
nuk do të ngazëllohej aq shumë që pranë tij u rikthyen
Zogaj, Imami apo që u radhit me të Nikollë Lesi, i
përkëdheluri i Fatos Nanos. Për ata ustallarët e
vjetër më
shumë po luan Berisha vetë. Këtu ndryshoj rrënjësisht
mendimin tim nga ai i Skënderit. Prandaj luajnë lirshëm
edhe ata të tjerët rreth tij. Prandaj bëhet "dash këmbore"
i berishizmit Nikollë Lesi, Preç Zogaj, Arben Imami e shokë
të tyre. E kam të vështirë ta besoj pa e parë të
shkruar që
Skënder Buçpapa e quan në rregull berishizmin edhe tani që
atij po i prijnë desh të tillë këmbore që u kanë
prirë
tufave të propagandistëve e skuadroneve të andartëve që
dogjën Shqipërinë në vitin 1997.
5 dhjetor 2004
Abdi Baleta
Marrë nga "Bota Sot" e datës 29 nëntor 04, faqja 3
Replikë
Mero Baze të mos merret me gazetën kombëtare "Bota
Sot"!
Kështu, provincialja e Mero Bazes, në numrin e djeshëm të
saj, shpif për dritën e diellit duke shkruar se gazeta
kombëtare "Bota Sot" është bërë në vitin
2001, (kohë kur
Mero Baze botonte pothuaj çdo ditë në faqet e saj), fushë
beteje kundër Skënderbeut. Kjo është një nga shpifjet
më
idiote dhe të pacipa që përdor Mero Baze, pasi kombëtarja
"Bota Sot" që ditën kur lindi, më 1995, figurën e
Skënderbeut e ka si emblemë, të fiksuar që në
ballinën, pra
faqen e parë të gazetës. Në atë kohë Mero Bazen dhe
Kastriot Myftarajn nuk i njihte askush, ndërsa Skënderbeu
ende nuk kishte shkuar në Prishtinë. Skënderbeut i parapriu
dhe ia hapi rrugën për në Prishtinë dhe në Kosovë,
gazeta
kombëtare "Bota Sot". Sa për Mero Bazen, i kujtojmë
se
gazeta "Bota Sot" nuk i ka asnjë faj që ai vazhdon të
mbetet me çorape të zezë në kokë. Nga ana tjetër si
thotë
populli, durimi ka kufij.
Shkruan: Elida Buçpapaj
Mero Baze ka filluar të hedhë helm kundër gazetës
kombëtare
"Bota Sot", duke i hequr gështenjat nga zjarri me duart e
të tjerëve. Këto janë metoda antishqiptare, janë metoda
fshatareske të Mero Bazes. Në sulmin më të fundit
kundër
"Botës Sot", Mero Baze ka përdorur Kastriot Muftarajn.
Edhe
Mero Baze, edhe Kastriot Myftaraj që kanë bashkëpunuar me
gazetën "Bota Sot", nuk kanë pasur asnjë të keqe
prej saj,
veç të mirave, sepse janë mediatizuar dhe kanë
përfituar
prej reputacionit të gazetës kombëtare me tirazhin më
të
madh në të gjithë shtypin shqiptar, me një shitje në
Kosovë, Maqedoni, në Europë dhe SHBA.
Nga ana e tij, më pëlqen ta ripërsëris se Mero Baze ia ka
mbyllur derën e fletushkës së tij provinciale autorëve
të
gazetës "Bota Sot", të cilët nga ana e tyre nuk u
bëhej
vonë aspak për këtë, sepse u dukej e pamoralshme që
shkrimet e tyre të botoheshin në një gazetë ku botojnë
ish-sigurimsat e shtetit, ata që e kallën në flakë
Shqipërinë më 1997.
Asnjëherë gazeta "Bota Sot" nuk e ka sulmuar Mero
Bazen, as
Kastriot Myftarajn, sepse në atë mungesë të shtypit të
lirë
që ekziston në Shqipëri, na është dukur e
papërshtatshme të
merremi me Mero Bazen, aq më tepër kur Mero Baze e
pretendon veten si pjesëtar të shtypit opozitar, megjithëse
në fakt, pragmatizmi i tij vulgar është shumë i
dyshimtë.
Gazeta kombëtare "Bota Sot", nëse do të kishte
ndërmend që
të merrej me Meron, nuk kishte fare se përse të nxiste
penën e saj, pasi do të mjaftohej që të ribotonte ciklin e
pafund të portreteve-karikatura që i botonte gazeta
"Republika" duke e denoncuar aktivitetin e dyshimtë të
Mero
Bazes. Edhe këtë cikël "Bota Sot" e ka në
dispozicion dhe
mund ta botojë në çdo kohë dhe për momentin nuk e ka
bërë,
sepse është gazetë kombëtare dhe jo province si ajo e Mero
Bazes që botohet në 100 kopje tirazhin, siç pohon gazeta
"Albania".
"Një njeri me çorape të zezë në kokë, një
nga monstrat më
perverse që ka prodhuar tranzicioni shqiptar me emrin Mero
Baze ka vite që me ndihmën e çorapes del në rrugën e
gjerë
dhe sulmon çdo njeri që i del prapa", shkruan
"Albania".
Fjalia e mësipërme është shkëputur nga cikli që kjo
gazetë
ia dedikon "çorapes së zezë", siç e quan
"Albania" Mero
Bazen. Ju siguroj se kjo fjali është nga më të
sheqerosurat
dhe është e vetmja që unë e shkëputa nga qindra
kilometra
rreshta të zinj me të cilat "Albania" portretizon Mero
Bazen, të cilin e njeh mirë, pasi e ka pasur gazetar të
saj.
Siç e thashë që në krye, arsyeja që na bëri t'i
nxjerrim
nga arkivi i "Albanisë" bëmat e Meros është
mosmirënjohja e
Bazes ndaj gazetës "Bota Sot", i cili të mirën që
i ka bërë
gazeta kombëtare ia kthen me fushata shpifjesh. Këto metoda
fshatareske që përdor Bazeja nuk e rrisin dot tirazhin e
provinciales së tij, veçse e fundosin përfundimisht.
Kështu, provincialja e Mero Bazes në numrin e djeshëm të
saj shpif për dritën e diellit duke shkruar se gazeta
kombëtare "Bota Sot" është bërë në vitin
2001 (kohë kur
Mero Baze botonte pothuaj çdo ditë në faqet e saj) fushë
beteje kundër Skënderbeut.
Kjo është një nga shpifjet më idiote dhe të pacipa
që
përdor Mero Baze, pasi kombëtarja "Bota Sot", që
ditën kur
lindi, më 1995, figurën e Skënderbeut e ka si emblemë,
të
fiksuar që në ballinën, pra faqen e parë të
gazetës. Në atë
kohë Mero Bazen dhe Kastriot Myftarajn nuk i njihte askush,
ndërsa Skënderbeu ende nuk kishte shkuar në Prishtinë.
Skënderbeut i parapriu dhe ia hapi rrugën për në
Prishtinë
dhe në Kosovë, gazeta kombëtare "Bota Sot". Sa
për Mero
Bazen, i kujtojmë se gazeta "Bota Sot" nuk i ka asnjë
faj
që ai vazhdon të mbetet me çorape të zezë në
kokë. Nga ana
tjetër si thotë populli, durimi ka kufij.
QEMAL VELIJA
"ÇLIRIMI 1944" - NJË FIKSION IDEOLOGJIK
Kurthi i datës së "çlirimit" të nëntorit 1944
funksionoi
edhe në këtë vit jubilar. Madje u shty më tej deri në
përpjekjet mendjeçartura për ta zgjidhur këtë
çështje në
gjykatën europiane. Efektet e jashtme dhe propagandistike
të dy palëve që mbrojnë data të ndryshme (28 dhe 29) u
krijuan edhe ditëve festive që kaluam. Dhe përsëri të
dyja
palët si akt të "çlirimit", pavarësisht datës,
vijojnë të
njohin "këmbën e fundit të gjermanit në Shkodër". Pra,
davaja për tu zgjidhur janë përsëri "mustaqet e Çelos".
Madje edhe forcat tradicionale të djathta të skenës
politike shqiptare, edhe pse nuk e miratojnë këtë
maskaradë
të paskrupullt e të padinjitet, përsëri qëndrojnë
në
heshtje dhe nuk përpiqen ti gjejnë rrënjët e kësaj
"mosmarrëveshje" të shtirur. Themi të shtirur pasi akti
njihet prej dy palëve, por nuk njihet data, pra një detaj i
pavlerë nëse nuk do të ekzistonte edhe një "mollë
sherri"
siç është përkimi me festën e Jugosllavisë.
Simbolika e kësaj date
Një shoqëri i ka të nevojshme simbolet dhe piketat
historike mbi të cilat ngre më pas aureolën e identitetit
dhe të vijimësisë si e tillë. Por duhen dalluar në
këtë
simbolikë, vlerat unifikuese, që i takojnë të gjithë
shoqërisë, dhe që marrin status përhershmërie, nga
vlerat e
pjesëve, grupimeve, klasave të po kësaj shoqërie që
janë
vlera të përkohshme, kalimtare, shpeshherë edhe të
kontestuara nga pjesët e tjera. Në këtë rrafsh duhet
parë
edhe data e "çlirimit", jo më si datë kalendarike, por si
përmbajtje. Çfarë shënon ajo, në cilat rrethana
është
fiksuar, çfarë mbart si kumt, kujt i përket si vlerë.
Dhe nëse debatet idiote vazhdojnë pafundësisht, kjo do të
thotë se në të vërtetë ajo përfaqëson një
vlerë kalimtare,
të një pjese të shoqërisë, për më tepër
injoruese e vlerave
të qënësishme tërësore, një vlerë padyshim
ideologjike.
Spekullimi për ta përfshirë më tej në kuadrin e
"festës
kombëtare" përbën edhe një akt subversiv ndaj
institucionit
të shtetit të shqiptarëve. Propaganda 60-vjeçare e ka
ngulitur tashmë këtë si një postulat të
pakundërshtueshëm
dhe kujt i bie të dëgjojë kontestime për këtë
datë si akt
"çlirimi" nuk ka sesi të mos habitet apo të rrudhë
buzët në
mosmiratim. Vetë fakti se 28 nëntori i vitit 1912 pranohet
nga të gjitha palët në mënyrë të pakontestueshme,
ndërsa
28-29 nëntori 1944 është kthyer në "shashkë" festive,
përbën një tregues për këtë. Pasi e para qëndron
mbi vlerat
e palëve, partive, ideologjive, grupimeve e klasave, duke
shënuar krijimin e shtetit politik (jo kombëtar) shqiptar,
ndërsa e dyta mbart vetëm ngarkesa pjesore.
Datë "çlirimi" apo datë pushteti
Për të kthjelluar qëndrimin dhe gjykimin kritik mbi
këtë
ngjarje historike (se në të vërtetë përbën një
ngjarje
historike) mjafton të analizohen ngjarjet dhe faktet në tre
parametra themelorë: -statusi juridiko-konstitucional i
shtetit shqiptar në vitin 1944, -hapësira territoriale në
jurudiksionin e këtij shteti; -cilësia e pushtetit që
administronte këtë periudhë. Kjo mund të arrihet qoftë
edhe
duke iu referuar librit "Revolucioni popullor në Shqipëri
dhe çështja e pushtetit" të vitit 1977 të profesor Luan
Omarit, kuptohet duke e zhveshur nga ngarkesa dhe
këndvështrimi krejtësisht ideologjik i tij. Prej tij mund
të zbulohet se çfarë mbulonte realisht e ashtuquajtura
Lëvizje nacional-çlirimtare e udhëhequr nga Partia
Komuniste Shqiptare gjatë vitit 1944, dhe se çfarë
pregatitej në të vërtetë me fuqinë e armatosur të
saj.
Duke iu referuar fakteve le të rendisim përmbledhtas. Më 7
prill 1939 ndodh agresioni ushtarak italian mbi Shqipërinë,
për shkak të të cilit pushon së funksionuari shteti
shqiptar i pavarur, ndërsa në 12 prill Asambleja
Kushtetuese shpall rrëzimin e regjimit të Ahmet Zogut dhe i
"ofron" kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit III. Pra,
kemi një akt të mirëfilltë pushtimi, i cili duhet
thënë u
pranua në heshtje nga fuqitë e mëdha të kohës, dhe
sidomos
nga Anglia që kishte lidhur dhe traktate me Italinë. Edhe
pse nga një pikëpamje oportuniste për interesat kombëtare,
bashkimi i territoreve të tjera shqiptare (Kosova) trungut
amë bëhej në kushtet e inekzistencës së shtetit të
pavarur
shqiptar dhe nuk përfaqësonte ndonjë aspiratë të
përmbushur
plotësisht. Kjo i jepte arsye grupimeve politike (kryesisht
majtiste) që të demaskonin, dhe mbas vitit 1941, edhe të
organizoheshin në një luftë çlirimtare kundër
pushtuesit.
Ndërkohë duhet theksuar se kjo luftë çlirimtare apo
rezistencë e armatosur kishte rënë nën drejtimin faktik
të
fqinjëve (kryesisht jugosllavë, por edhe grekë, për
këtë
mjafton të lexohen aktet dokumentare të kohës së
luftës),
pasi vetë PKSH ishte një krijesë politike me këtë
orientim.
Megjithatë, vetë mospërkimi me forcat e tjera politike të
kohës për një qëllim të përbashkët çlirimi,
flet për
motivet e vërteta të kësaj lëvizjeje politiko-ushtarake
që
ishin padyshim revolucioni social (apo popullor si shprehet
prof. Omari) dhe marrja e pushtetit nëpërmjet këtij
revolucioni. Pra, nën maskën e luftës nacional-çlirimtare
punohej realisht për të marrë pushtetin dhe për të
ngritur
një shëmbëlltyrë sovjetike në Shqipërinë e
pasluftës.
Gjithsesi gjithçka duket e përligjur përderisa kemi një
akt
pushtimi të vitit 1939 dhe mungesën e parametrave të një
shteti sovran e të pavarur.
Por më 8 shtator 1943 shpallet kapitullimi i Italisë. Më
14 shtator u mblodh në Tiranë Komiteti Kombëtar prej 22
vetësh që mori inisiativën e rishpalljes së
pavarësisë së
Shqipërisë, akt që do të legalizohej nga një Kuvend
Kombëtar. Ky Komitet Kombëtar formoi një Komitet Ekzekutiv
të Përkohshëm prej 6 vetësh të kryesuar nga Ibrahim
Biçaku.
Njëkohësisht më 16 shtator 1943 në Prizren u mblodh
Kongresi II i Lidhjes së Prizrenit që shpalli vendosmërinë
e popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë. Dhe
ky
bashkim territoresh tashmë bëhej me të vërtetë i
ligjshëm
dhe i vërtetë në bazë të një vetëvendosjeje
të lirë, dhe jo
në kuadrin e një bashkimi nën kushtet e një pushtimi
italian si deri më atëhere. Aspirata kombëtare shqiptare
merrte kuptim në këtë rrjedhë ngjarjesh.
Ndërkohë brenda pak ditësh prej formimit të Komitetit,
qeveria e Berlinit me anë të ministrit fuqiplotë për
Europën Juglindore Herman Nojenbaher e njeh këtë Komitet,
dhe nëpërmjet tij vendimin e tij për rishpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë dhe juridiksionin territorial
që
përfshinte edhe pjesë të tjera jashtë shtetit politik
të
1913.
Në vijim të ngjarjeve institucionale, më 16 tetor në
Tiranë u mblodh Kuvendi Kombëtar për ti dhënë një
karakter
kushtetues vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm.
Kuvendi shpalli rrëzimin e vendimeve të përdhunta të
Asamblesë së vitit 1939 për bashkim kurorash me Italinë,
dhe shfuqizoi vendimet dhe marrëveshjet e ndryshme që
saksiononin këtë bashkim. Gjithashtu abrogoheshin edhe të
gjitha ligjet që binin ndesh me frymën e vendimeve të
Kuvendit Kombëtar. Pra, vjeshta e vitit 1943 rikthen
funksionimin e shtetit të pavarur shqiptar të para vitit
1939, me specifikën se hapësira territoriale ishte tashmë
shumë më e gjerë, dhe në përputhje me aspiratat
kombëtare
dhe të drejtën e vetvendosjes së popullsisë shqiptare
në
trevat e Kosovës.
Po ky Kuvend shpalli edhe kursin e asnjëanësisë së
shtetit shqiptar në gjendjen e luftës së përbotshme. Në
këtë mënyrë u kthyen institucionet politike dhe ligjet
kushtetuese të shtetit shqiptar të periudhës para 7 prillit
1939 dhe u rivunë në fuqi dispozitat e Statutit të
monarkisë të 1 dhjetorit 1928. "Në krye të mekanizmit
shtetëror u vendos Këshilli i Lartë që ishte dhe kryetari
i
shtetit, kishte komandën e forcave të armatosura, emëronte
të gjithë nëpunësit e lartë të shtetit, nxirrte
dekretet
dhe rregulloret e nevojshme për zbatimin e ligjeve,
përfundonte traktate e marrëveshje që duheshin miratuar nga
parlamenti, shpallte luftën me pëlqimin e parlamentit,
përveç rastit të mbrojtjes..." - duke iu referuar
tekstualisht prof. Omarit, faqe 48, të librit të përmendur.
Pas zgjedhjes së Këshillit të Lartë të Regjencës
(Mehdi
Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Harapi dhe Fuat Dibra) u
formua qeveria e Rexhep Mitrovicës, dhe mbas votëbesimit të
qeverisë, Kuvendi Kombëtar u kthye në Parlament (duhet
përmendur kreu i këtij Parlamenti Mihal Zallari, i harruar
dhe i papërmendur nga historiografia zyrtare). Më tej
organizimi shtetëror u shtri edhe në pushtetin lokal me
këshillat bashkiakë dhe komunalë dhe pleqësitë e
fshatrave.
Edhe profesor Luan Omari e pranon se Gjermania dha
mbështetjen për krijimin e një Shqipërie etnike të
pavarur,
pavarësisht interpretimit se kjo ishte thjeshtë një
taktikë
e tyre. Ne e kuptojmë arsyen e këtij interpretimi infantil
kur z. Omari kërkon të përligjë pushtetin që doli prej
revolucionit popullor dhe ti japë atributet e çlirimtarit
ardhësve në pushtet "me grykën e pushkës" -siç
thotë vetë
ai. Por logjika e rrëzon tërësisht këtë interpretim,
kur
kemi parasysh faktin se në ato kohë lufte kur Gjermania
kishte shpallur aktin e pushtimit të Francës, Polonisë,
etj., kur i kishte shpallur luftë mjaft shteteve të tjerë
të fuqishëm, nuk po kishte turp të deklaronte edhe
"pushtimin" e Shqipërisë nëse do ta kishte si qëllim të
vetin. Të jemi të ndërgjegjshëm se një shteti dhe fuqie
ushtarake si Gjermania e luftës që përballej me
rezistencën
e shteteve më të fuqishme të kohës as "nuk ia ndjente
hiç"
të mashtronte apo ti frikësohej Xhelal Gjeçovëve & co.
(të
cilët mburren se kanë asgjësuar 70 mijë trupa
nazi-fashiste, dhe se kanë angazhuar 700 mijë trupa në
territorin shqiptar). Pra, nëse njohu rishpalljen e
pavarësisë dhe Shqipërinë etnike të asaj kohe, kjo do
të
thotë se Gjermania dëshironte këtë gjë dhe se realisht
shteti shqiptar funksiononte si i tillë edhe në kushtet e
luftës. Për sqarim duhet të shtojmë se një shtet i
pavarur
dhe i rritur në përmasa territoriale si Shqipëria, ishte i
dëshirueshëm në këtë rajon prej Gjermanisë pasi
ballafaqohej me shtete armike si Greqia dhe Jugosllavia (që
duhet thënë se ishin edhe armiqtë natyralë të vetë
Shqipërisë). Pra këtu kemi një përkim interesash, pa
harruar qëndrimin tradicional të Gjermanisë (dhe
ekskluzivisht të Austro-Hungarisë në krijimin e një shteti
të pavarur shqiptar në fillimshekullin e 20).
Pra, statusi i Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1943 ishte
shtet i pavarur; hapësira territoriale optimale;
administrata krejtësisht shqiptare dhe funksionale;
mbështetja e jashtme ishte dhënë prej Gjermanisë, dhe
njëkohësisht ishte e garantuar dhe e mbrojtur prej fuqive
të tjera ballkanike që mund tia mësynin territorit
shqiptar. Për çfarë luftohej më tej?
Vendosja e pushtetit të dalë prej revolucionit
Me kapitullimin e Italisë dhe me restaurimin e
institucioneve të shtetit të pavarur shqiptar, forcat që
prej vitesh po pregatisnin revolucionin social nën petkun e
çlirimit prej pushtuesit italain realisht dolën zbuluar.
Njëkohësisht dolën zbuluar edhe aleatët (apo më
mirë me
thënë tutorët) e tyre të jashtëm që parashikonin
më së paku
ndikimin e tyre të fuqishëm mbi Shqipërinë e pasluftës.
Megjithë organizimet e këshillave-bërthama të pushtetit
të
ardhshëm, nuk ishte arritur ende organizimi optimal për të
shtënë në dorë këtë pushtet. Në qytetet kryesore
dhe
sidomos në veriun e vendit protagonizmi dhe influenca e
këtij pushteti të ri (tip sovjetesh) ishte përtokë.
Atëhere
duhej kohë për të shtrirë më tej këtë organizim.
Kjo
arrihej vetëm nëpërmjet vazhdimit të luftës kundër
trupave
gjermane që nëpërmjet territorit të shtetit shqiptar mik
kalonin për në frontet e tyre të veriut (Jugosllavi apo
edhe më tej). Duke e paraqitur atë si një luftë
"çlirimtare" nëpërmjet ngatërrimit propagandistik të
aleancave të dikurshme italo-gjermane apo faktorit
ideologjik të nazi-fashizmit.
Në të vërtetë lufta e mbas vjeshtës 1943 ishte
thjeshtë
një revolucion i brendshëm (me ndikime të fuqishme padyshim
të jashtme) për marrje pushteti. Jo më kot shumë zëra e
kanë artikuluar si luftë civile. Në fakt veprimet luftarake
drejtoheshin në thelb kundër institucioneve të shtetit të
restauruar shqiptar, kundër shtetit kombëtar shqiptar. Dhe
nuk ka sesi të mos ishte kështu, përderisa direktivat për
këtë luftë dhe bashkëpunimet e ngushta vinin nga pala
jugosllave që ishte më e prekura nga kjo situatë
shtetformimi të shqiptarëve. Nëse lexohen me kujdes
dokumentat kohës që i përkasin asaj lëvizjeje që
spekullativisht mbante emërtesën "nacional-çlirimtare" (kur
ishte thjeshtë një revolucion social-komunist) edhe mbas
rishpalljes së pavarësisë më 1943, do të vërejmë
se në të
vërtetë punohej për interesat e "popujve të
Jugosllavisë
dhe Greqisë" që vuanin nën "çizmen e pushtuesit gjerman".
Kjo është e vërtetë, ata ishin pushtuar prej
Gjermanisë,
por kjo nuk përligjte veprimtarinë minuese kundër
interesave shqiptare në favor të këtyre popujve. Kjo nuk
vlen as në pikëpamjen e frymës së "internacionalizmit"
pasi
edhe kjo nuk parathotë mohimin tërësor të interesave
vetjake.
Po ti referohemi përsëri prof. Omarit "PKSH vepronte në
kushtet konkrete të Luftës Nacional-çlirimtare në
përputhje
me mësimet e markisizëm-leninizmit se çlirimi i
vërtetë i
punonjësve nuk mund të arrihet pa shkatërruar
njëkohësisht
aparatin e vjetër shtetëror, se detyra e çdo revolucioni me
të vërtetë popullor është shkatërimi i makinës
së vjetër
shtetërore. Ky realitet i Luftës sonë Nac-çl. gjeti
pasqyrim në vendimin e Konferencës së Labinotit mbi heqjen
e të gjitha organeve të vjetra shtetërore...". Ndërsa
më
tej sillet një letër e KQ të PKSH të 1 tetorit 1943 për
Gjirokastrën, ku mesa del, jepet realisht qëllimi i
vërtetë
i kësaj lufte (apo revolucioni): "...me forcë e me armë të
marrim pushtetin në dorë, ta qërojmë vendin nga
bashibozukët... të ngrehim përnjëherësh pushtetin e
këshillave... Nuk duhet të kufizohemi vetëm me punë
politike, por kjo punë politike duhet të forcohet me
veprime ushtarake dhe veprime energjike deri sa të mos ketë
tjetër pushtet atje veç tonit".
Pra, flitet për marrje pushteti dhe jo për çlirim. Madje
në këtë kontekst do të kontestoja edhe deklarimet e sotme
që përkundër atyre që e quajnë "çlirim", vendosin
ta quajnë
"pushtim" nëntorin e vitit 1944. Në të vërtetë, 28 apo
29
nëntori (pak rëndësi ka në thelb) është vendosja e
pushtetit të dalë prej revolucionit të armatosur majtist,
pas përmbysjes së institucioneve mirëfilli kombëtare të
shtetit shqiptar.
Shkodra si kufi verior?
Në një analizë të ftohtë, pranimi i Shkodrës
për kufi
verior të territorit të shtetit shqiptar, që del si
rrjedhojë prej datës së "çlirimit", mirëfilli
përbën edhe
një tradhëti ndaj interesave kombëtare. Pasi juridikisht
shteti shqiptar i nëntorit 1944 kishte kufij veriorë
Mitrovicën. Pra pushteti i ri "popullor" tkurri me
vetëdashje kufijtë shtetërorë realë që gjeti kur
mori
fuqinë. Argumenti spekullativ është se ato kufij të
zgjeruar ë shtetit shqiptar na i kishte dhuruar "pushtuesi"
dhe se ndërkombëtarisht njiheshin kufijtë e vitit 1913.
Historiografia dhe njerëzit e së drejtës, duhet të hedhin
dritë mbi këtë aspekt në mënyrë të kthjellët
dhe të
pandikuar nga politika dhe ideologjia. Pasi ne na duket
absurde të hidhen argumenta të tillë. Së pari,
kufijtë, si
një aspiratë e ligjshme kombëtare, siç theksuam edhe më
lart, ishin realizuar dhe konfirmuar me vulllnetin dhe
vetvendosjen e shqiptarëve të Kosovës. Së dyti,
kufijtë e
vitit 1913 ishin vënë në dyshim nga Aleatët që
kërkonin të
shpërblenin aleatët e tyre ballkanikë, Jugosllavinë dhe
Greqinë, me pjesë të territorit shqiptar të pasluftës,
madje edhe një inkuadrim eventual i territoreve shqiptare
në një Konfederatë jugosllavo-greke (projekti anglez). Për
këtë mjafton të vështrohen dokumentat britanike të
kohës së
luftës në lidhje me këtë. Pra, kufijtë ishin në
diskutim,
dhe secila palë në diskutim ka të drejtën të
kërkojë dhe të
realizojë në interes të vet.
Atëhere kufijtë e zgjeruar janë po aq të ligjshëm (dhe
përkues me aspiratën kombëtare dhe të drejtën e
vetvendosjes) sa ç'janë të paligjshëm edhe projekte të
tilla në kurriz të Shqipërisë. Të k
ëmbëngulësh edhe në
ditët e sotme për Shkodrën si kufi verior të
Shqipërisë së
vitit 1944, as më shumë e as më pak, veçse përligjet
zyrtarisht "e drejta" jugosllave mbi Kosovën, pranohet dhe
përligjet zyrtarisht copëtimi i trojeve shqiptare në të
gjitha ngjarjet kyçe të historisë së shekullit 20. Aq
më
tej kur kjo datë "çlirimi" serviret si "festë kombëtare"
edhe në këto kohë. Po shqiptarët e Kosovës a mos duhet
ta
festojnë si të tillë pra si "kombëtare" rianeksimin e tyre
prej Jugosllavisë mbas nëntorit 1944?
Interpretimet ideologjike vazhdojnë
Po në këtë kuadër duhet thënë se gjuha e
propagandës
ideologjike nuk rresht, pavarësisht se ka ndërruar sistemi
dhe pushteti që doli prej atij revolucioni në nëntorin e
vitit 1944. Konotacioni ideologjik shihet edhe në
interpetimet dhe frazeologjitë shabllone që mveshin
trajtimin e atyre ngjarjeve. Edhe nga kjo mund të nxirret
konkluzioni se çfarë përbën në të vërtetë
lufta
nacional-çlirimtare e vitit 1944. Termat "fashist e nazist"
që përcjellin përcaktorin e pushtimit flasin për
qëndrim
ideologjik. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga shteti
italian, dhe jo nga fashizmi, pasi fashizmi është një
sistem teorik vlerash, dhe lufta çlirimtare s'kishte pse
merrte ngjyresa të tilla që të shtyjnë drejt pyetjes: "Po
sikur të ishte Italia demokratike që do ta pushtonte
Shqipërinë në vitin 1939?". Kurse me kapitullimin e
Italisë, ngjyresa ideologjike u bë flamuri përligjës, pasi
nuk kishte argument tjetër. Pra luftohej kundër nazizmit si
sistem, në mbështetje të sistemit socialist me prejardhje
nga Bashkimi Sovjetik, dhe jo për "çlirim kombëtar" i cili
ishte realizuar në shtatorin e vitit 1943. Po nëse trupat
gjermane që kishin kërkuar rrugë-kalimi nëpër Shtetin
kombëtar shqiptar të asaj kohe do të vinin nga një
Gjermani
sovjetike si do të përligjej lufta, apo më tej, a do të
kishte luftë kundër tyre?
Në këtë kontekst propaganda iu ka servirur shqiptarëve
të
gjykojnë të mirën dhe të keqen mbi kriterin ideologjik.
Pra, jugosllavët dhe grekët, e mbas tyre sovjetikët, ishin
të mirë pasi luftonin nazi-fashizmin, ndërsa gjermanët
ishin të këqinj sepse luftonin komunizmin dhe
liberal-demokracinë. Po në këtë linjë dhe shtetet si
Anglia
që luftonte "nazizmin" quhen aleatë vetëm pse të tillë
i
quante Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia dhe Greqia,
pavarësisht se interesat shqiptare nuk përkonin me këtë
linjë. Por kriteri i vlerësimit të së mirës dhe së
keqes në
një shoqëri duhet të jetë në raport me interesat e
veta dhe
jo me interesa ideologjike internacionale apo më keq me
interesa të ngushta të palëve të tjera.
Dy fjalë mbi kolaboracionizmin
Duket se pothuaj të gjitha palët në lojë ditëve të
sotme
bien dakort (qoftë edhe me heshtje apo harrim) për
interpretimin dhe etiketimin e "kolaboracionizmit". Në këtë
kategori janë futur kryesisht ata që përfaqësuan shtetin
kombëtar shqiptar të viteve 1943-44, pra ata eksponentë që
realisht përfaqësonin interesat kombëtare dhe jo
ideologjike të shqiptarëve. Përndryshe nuk mund të
përligjej dhe aktiviteti revolucionar i pushtetarëve të
ardhshëm që kishin orientim ideologjik. Mveshja që iu
bëhet
atyre është kolaboracioni (bashkëpunimi) me pushtuesin. Por
nëse do marrim parasysh çka trajtuam më lart, akuza që
qëndron mbi ta është e kundërt: -Ata akuzohen pse
bashkëpunuan me shtetin gjerman në realizimin e aspiratave
kombëtare e shtetërore shqiptare, dhe penguan për
njëfarë
kohe realizimin e "çlirimit shoqëror" të nëntorit 1944,
-ata akuzohen tërthorazi se dëmtuan interesat e
greko-jugosllavëve.
Po në këtë aspekt të kolaboracionizmit (bashkëpunimit)
duhen parë tre grupimet e mëdha të kolaboracionistëve
që
vepruan në kohën e luftës.
-Kolaboracionistët e mësipërm, që në bashkëpunimin
e tyre
udhëhiqeshin nga interesa mirëfilli kombëtare, dhe që
konotacioni negativ i "kolaboracionit" duhet përkthyer si
politikë e jashtme optimale në këndvështrimin nacional.
-Kolaboracionizmi me Aleatët, që siç thamë nuk ofronin
asgjë të mirë për interesat kombëtare shqiptare të
pasluftës
-Kolaboracionizmi me sllavo-grekët, që sillte vetëm dëme
ndaj interesave shqiptare. Në këtë lloj kolaboracionizmi
renditet e ashtuquajtura lëvizje antifashiste
nacional-çlirimtare nën udhëheqjen e komunistëve.
Shtrohet pyetja se cili lloj kolaboracionizmi duhet
demaskuar apo ndëshkuar më tepër duke marrë parasysh
atributet e secilit? A duhet të vazhdohet të quhet armik
Mehdi Frashëri, Mihal Zallari, Lef Nosi, etj., (qoftë edhe
me anë të harresës), dhe të ngrihen në piedestal të
historisë kombëtare kolaboracionistët e jugosllavëve,
grekëve, sovjetikëve, apo më tej edhe ato të
anglo-amerikanëve e francezëve?...
Në mbyllje duhet thënë se historiografia shqiptare, si në
periudha të tjera historike, ka mëkatet më të mëdha
në
trajtimin e kësaj periudhe në mënyrë ideologjike. Nëse
kriteri vlerësues dhe interpretativ i historisë do të jetë
ai kombëtar dhe të ngrihet në vlerë shteti si institucion
dhe jo si konotacion idelogjik, do kishin rënë shumë
shtylla që e mbajnë më këmbë banderolën e madhe
të
"çlirimit". E kemi të nevojshme një ditë "çlirimi" si
simbolikë shtetërore, por jo të tilla me ngarkesë
revolucionesh, pushtetesh e ideologjish. Nëse ende nuk jemi
të pregatitur të njohim dhe të shpallim shtatorin e vitit
1943 si rishpallje të pavarësisë dhe si çlirim të
njëmendtë
prej pushtimit italian, le të reflektojmë më tej se
çfarë
kanë sjellë këto ngjarje historike të vona. Vetëm mos
bëhemi qesharakë dhe të akuzohemi se nuk njohim shtetin dhe
nuk dijmë të vetëqeverisemi. Do fillojmë të
respektohemi
atëhere kur do arrijmë të njohim institucionet e shtetit.
QEMAL VELIAJ
Saturday, March 31, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment