Ndërsa Berisha, në pamundësi të kapjes dhe zaptimit të tyre, sic ka bërë me një pjesë të madhe të strukturave, ka krijuar konflikt dhe madje edhe luftë të hapur me to. Ndër më të mëdhatë mund të konsiderohet pa frikë, sulmi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pavarësia e të cilit nuk mund të durohej prej kryeministrit Tiranë- Në 18 muaj të qeverisjes së tij, kryeministri Berisha mban rekord për rastet e konflikteve me institucione, struktura dhe deri tek pushtete të pavarura. "Viktima" të sulmeve dhe tentativave janë kryesisht ato institucione që nuk janë përshtatur me mënyrën e qeverisjes së të kapurit nga ana e tij. Ndërsa Berisha, në pamundësi të kapjes dhe zaptimit të tyre, sic ka bërë me një pjesë të madhe të strukturave, ka krijuar konflikt dhe madje edhe luftë të hapur me to. Ndër më të mëdhatë mund të konsiderohet pa frikë, sulmi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pavarësia e të cilit nuk mund të durohej prej kryeministrit. Një luftë që degjeneroi nga sharjet dhe akuzat, deri tek komisionet parlamentare hetimore që nuk dolën në asnjë konkluzion të ndryshëm nga ato që ishin deklaruar në mënyrë verbale për muaj me rradhë që nga nisja e qeverisjes Berisha. Që nga ajo kohë, kjo qeveri ka pjellë vetëm konflikte, që nga i pari i këtij shteti, Presidenti i Republikës, deri tek qytetari më i fundit që u vu nën presion dhe kërcënim të lirisë së tij të fjalës, ekonomike dhe politike. Nuk kishte se si të mbetej jashtë këtij sulmi të udhëhequr nga Berisha edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kapja e të cilit megjithatë mbeti një mision i pamundur për kryeministrin. Por nuk ka patur tërheqje nga ana e tij dhe askush nuk mund të thotë me siguri se lufta ndaj KLD ka mbaruar këtu. Një konflikt që u shfaq në të gjitha llojet dhe mënyrat u drejtua nga Berisha edhe në drejtim të institucioneve të tjera të pavarura. Nuk mbetën jashtë as Akademitë, që u vunë nën presionin e shkrirjes, gjoja për efekt të shkurtimit të shpenzimeve. Më së fundi edhe INIMA. Këto urdhra dhe mënyra u kundërshtuan fort nga organizmat ndërkombëtarë. Por për Berishën vazhdoi njësoj qeverisja konfliktuale. Me reforma shkarkimesh dhe shkrirjesh, kreu i qeverisë ndezi konflikte edhe ndaj punonjësve të administratës që iu drejtuan gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre. Pa lënë mënjanë sidomos mediat. Jo domosdoshmërisht me ato media që janë kundër politikave të kryeministrit dhe qeverisë së tij, por me siguri kundër atyre mediave që kanë audiencë të shumtë dhe të përhapur në gjithë vendin. Sic e tregoi edhe rasti më i fundit. Ndërkohë qeveria Berisha bën përpara me nxitjen e konflikteve të reja.
Misioni i Berishes:Cenim i lirive
Tiranë- Cdo njëri prej konflikteve që krijon dhe vazhdon të hartojë akoma kryeministri Berisha për synim vetëm cënimin e lirive të institucioneve por edhe personave të thjeshtë. Qëllimi i vetëm është cënimi i lirisë së cdo lloji, duke filluar nga liria e fjalës dhe e informimit, por edhe liria ekonomike dhe politike. Ajo që u cilësua si më e shenjta nga vetë kreu i qeverisë, pikërisht Kushtetuta është shkelur dhe vazhdon ende të shkelet ndonëse Berisha premtoi një shtet ligjor. Cdo qytetar shqiptar nuk gëzon gjithë lirinë e fjalës, apo lirinë ekonomike që i garanton Kushtetuta. Kryeministri është në konflikt me median, ndërkohë që përdor presionin ekonomik jo vetëm për qytetarët e thjeshtë por edhe institucione dhe organe të pavarura, pikërisht për të cënuar lirinë e tyre duke pretenduar marrjen e kontrollit në to. Me pak fjalë, politikën e kapjes, që ka aplikuar në një sërë institucionesh dhe hallkash shtetërore, duke përdorur jo vetëm reforma që në të vërtetë janë "pseudoreforma" por edhe nisma ligjore që marrin me dhunë dhe urgjencë votat e shumicës.
Wednesday, April 4, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment