Wednesday, April 4, 2007

Kthimi i pronave, 120 dosje në Strasburg

Krimi N.1 i Sali Ram Berishes: " Pushtimi i Prones se tjetrit dhe Ligjerimi i Kesaj Prone ne duart e Banditeteve te saj"


Pronarët: Po bie këmbana e alarmit

Numri i madh i çështjeve për pronësinë, të cilat janë duke u gjykuar në Gjykatën e Strasburgut tashmë mund të quhen me plotë gojën këmbana alarmi". Këtë ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Telegraf" sekretari i Përgjithshëm i shoqatës "Pronësi me Drejtësi".Agim Toro nuk ka dashur të lërë pa përmendur edhe faktin se janë një numër shumë i madh çështjesh, të cilat janë gjithnjë e në rritje. Sipas tij ky numër çështjesh në këtë gjykatë është gjithnjë e në rritje duke theksuar se numri më i madh i tyre është regjistruar kohët e fundit. Më tej ai shton se situata është tepër alarmante, pasi këto çështje do të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike, të cilat do të paguhen nga shteti me taksat e shqiptarëve

Kush mund të shkojë për gjykim në Gjyka-tën e Strasburgut?

Në gjykatën e Strasburgut qytetarët nuk mund të shkojnë në çdo moment. Së pari dhe më e rëndësishmja është që çdo qytetar, i cili ka dëshirë t’i drejtohet Gjykatës Europiane në Strasburg, duhet t’i drejtohet në fillim gjykatave shqiptare. Pasi të jenë gjykuar nga këto gjykata dhe të ketë përfunduar gjykimin, atëherë mund të mendojë për në Gjykatën e Strasburgut. Në rast se ai mendon se ky gjykim dhe më pas vendimi i dhënë nga gjykatat shqiptare nuk është në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut apo, gjykimi në këto gjykata është në përputhje me kushtet e Kartës së të Drejtave të Njeriut, por shteti shqiptar nuk e zbaton vendimin e gjykatës, atëherë i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Pra pronarët mund të shkojnë dhe të kërkojnë të drejtën e tyre në Gjykatën e Strasburgut vetëm pasi të kenë përfunduar gjykimin në gjykatat shqiptare.

Sa ka shkuar numri i çështjeve në këtë gjykatë?

Tashmë në Gjykatën e Strasburgut nga të dhënat që kemi ne janë mbi 120 çështje, por ne jemi të bindur që ky numër çështjes po rritet në mënyrë drastike. Një nga të drejtat themelore të njeriut është prona, dhe ajo po shkelet sistematikisht dhe mund të themi pa frikë, brutalisht nga politika shqipëtare dhe nga të dyja krahët e politikës shqipëtare. Ka gati 17 vjet që pronarët shqipëtarë po mbahen me gënjeshtra, me demagogji dhe nuk po gjejnë zgjidhjet e duhura kushtetuese për të drejtën që kërkojnë rivendosjen në vend të pronës siç ndodhin në të gjithë vendet e europës lindore. Ne si shoqatë e kemi sinjalizuar njëkohësisht si qeverinë shqiptare dhe Parlamentin shqiptar që kjo është një këmbanë alarmi që bie për Shqipërinë sepse ligjet që kanë vepruar mbi pronën në Shqipëri dhe ato që janë në fuqi konkretisht nuk janë të afta për të zgjidhur çështjen e të drejtës së pronësisë. Në këto kushte, nëse kjo e drejtë e pronësisë nuk do të rivendoset në vend ashtu siç parashikon Europa, siç parashikon Kushtetuta jonë, atëherë qytetarët do t’i drejtohen jo me qindra, por me mijëra Strasburgut.

Çfarë të drejte ka Gjykata e Strasburgut për të zgjidhur çështjet e konfliktveve të pronësisë?

Në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të njeriut në Strasburg, gjykohen të gjitha ato çështje të qytetarëve europianë vendet e të cilëve kanë nënshkruar Kartën europiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut. Shqipëria këtë Kartë e ka nënshkruar në vitin 1996, por në vitin 2006 Shqipëria nënshkroi edhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, e cila i ka dhënë disa detyra shtetit shqiptar në drejtim të respektimit të kësaj karte të të drejtave të njeriut. Dhe një nga detyrat kryesore të saj është respektimi i të drejtës së pronësisë konform rregullave, të cilat ka europa e bashkuar drejt së cilës në aspirojmë të shkojmë. Në këtë kuadër gjatë vitit 2006 dhe deri tani gjykimet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket të drejtës së pronësisë janë intensifikuar si nga ana e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë bërë kërkesë për të gjykuar çështjen pranë kësaj gjykate, ashtu edhe nga vetë gjykata, e cila shikon me shqetësim tashmë disa nga problemet që po kalon vendi ynë dhe mund të themi, ku nuk respektohen të drejtat e njeriut.

No comments: