
Përplasjet
Tërheqja e Kryeministrit për të drejtat e kryeregjistruesit mbi pronën, nuk e bindi opozitën të votojë pro projektligjit. Të majtët kërkuan që projekti të rikthehet në komisionin e ligjeve dhe të diskutohet si duhet me specialistë. “Ju e tërhoqët se është antikushtetuese, se krijoni një gjykatë tjetër”, - tha Majko, duke e quajtur tërheqjen e Kryeministrit një bllof dhe manovër për të shmangur Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri u përgjigj se kërkesa për tërheqjen e nenit 20, nuk është gjë tjetër veçse një mundësi për bashkëpunim. “E tërheq për një afrim të pozicioneve, për votim me konsensus. Nuk ka tërheqje se ky nen ka probleme”, - tha Kryeministri. Sipas tij, ligji synon të kufizojë abuzimet me pronën. “Me pronat janë bërë pazare të mëdha. Godina janë hipotekuar me një letër të një Kryeministri. Ky nen që hasi kaq probleme, urdhëro ta heqim dhe të mbetet ligji me probleme të tjera. Prona është e të gjithëve, me interes të barabartë. Ligji do të përdoret kundër abuzimit”, - argumentoi Berisha. Fjalimi i tij nuk shërbeu për të majtët. Majko e quajti një rënie të qeverisë për reformën e pronës, duke kërkuar që për të, të shprehet komisioni ligjeve. “Ore ju e keni hallin tek parcelat, jo te neni. Se s’ka mundësi”, - akuzoi Berisha. Me gjitha tentativat e maxhorancës për të mbledhur komisionin e ligjeve gjatë seancës, opozita nuk pranoi të marrë pjesë.
Ligji
Në projektin fillestar të qeverisë për pasuritë e paluajtshme, i jepen kompetenca kryeregjistruesit të ZRRPP-së, që nëse vëren një parregullsi në regjistrimin e pasurisë, e fshin atë. Më konkretisht, në një nga nenet e projektligjit thuhet se: “Kur regjistruesi v¸ren se regjistrimi i nj¸ pasurie ¸sht¸ kryer n¸ m¸nyr¸ t¸ parregullt, si pasoj¸ e elementeve t¸ form¸s, ¸sht¸ i detyruar t’i k¸rkoj¸ kryeregjistruesit nxjerrjen e vendimit p¸r fshirjen e k¸tij regjistrimi dhe kthimin e pasuris¸ n¸ gjendjen juridike para k¸tij regjistrimi”. Me heqjen e këtij neni nga projekti, gjithçka i mbetet në dorë gjykatës. Kjo e fundit ka të drejtë të vendosë për titullin e pronësisë, në rast se ka parregullsi gjatë procesit të regjistrimit. Ligji është kritikuar ashpër nga opozita, por edhe deputetë, si Spiro Peçi e Spartak Ngjela, që e cilësuan antikushtetues, duke paralajmëruar se ai do të ngecë në gjykatë.
No comments:
Post a Comment