Showing posts with label rama. Show all posts
Showing posts with label rama. Show all posts

Saturday, October 6, 2007

Salizem-berishizmi, teori dhe praktike

Salizem-Berishizmi si teori dhe praktike perbehet nga dukurite me negative qe mund ta karakterizojne qenien njerëzore.

Ne këtë teori gjen te nderthurura mashtrimin dhe arrogancen, demagogjine, populizmin,ironine dhe urrejtjen për njerëzitë qe nuk ndajne te njëjtat mendime me ty. Ne këtë teori gjen veten karrieristi dhe sahanlepiresi, gjejne veten gjithashtu te gjithë halabaket e rrugëve, sherbimet e te cileve janë te domosdoshme për te trembur e poshteruar kundershtaret. Dhe kur themeluesi i kësaj teorie (prej te cilit ka marrë dhe emrin) vishet me pushtet atëherë e keqja është e shumfishte. Fakti qe vendi ynë është kaq i varfer e i shpërfillur nga te gjithë është ne një masë shumë te madhe si rrezultat i zbatimit ne praktike te kësaj teorie te mbrapshte. S.B është fatkeqesia jonë kombëtare. Kush e mohon këtë është ose karrierist e sahanlepires dhe pret te perfitoje ndonjë kocke nga ai, ose është qorr dhe naiv. Ne e dinim se jemi shumë te varfer por tani po kuptojme qe jemi edhe tmerresisht fatkeq. Shpresat tona për demokraci te vërtetë janë shuar pothuajse krejtësisht, akoma mendimi i shqipetareve është i pushtuar nga dëshira për te ikur. S.B ka 2 vjete ne pushtet dhe si rrezultat i venies ne zbatim te teorise se ti te ndyre "c'do gjë te jetë e imja" dhe "pas meje le të bëhet qameti" vendi ynë po perjeton përsëri ditë shumë te vështira. Shihni turpin e zgjedhjeve, këtë damke te shëmtuar qe na le nga prapa sistemi i S.B. Zoti befte ndonjë mrekulli e ti ndaloje vrapin këtij shkaterrimtari kampion.

Tuesday, April 3, 2007

Rama: Sulmi ndaj medias do të ndërkombëtarizohet

Kreu socialist denoncon edhe lëvizjet militanteske në Policinë e Shtetit

Çështja e sulmit të ekzekutivit ndaj medias së lirë do të shndërrohet në një çështje ndërkombëtare. Këtë premtoi dje në një komunikim me median kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai gjeti rastin të shpresë shqetësimin lidhur me deklaratat e fundit të Kryeministrit Sali Berisha. Rama u ndal më tej edhe te ndryshimet e fundit që po kryhen në Policinë e Shtetit, duke akuzuar për futjen e një frymë militanteske. Deklaratat e kryetarit të socialistëve vijnë pak ditë pas debateve të shumta që u zhvilluan në seancën e Kuvendit, ku opozita i kërkoi Kryeministrit të faktonte akuzat ndaj medias ose të heshtte.

Media

"Jemi shumë të shqetësuar për një sërë eksesesh aspak të përditshme dhe njëkohësisht alarmante për bashkëjetesën demokratike të vendit raportet midis pushteteve për raportet mes shoqërisë", nënvizoi Rama. Ai konstatoi me shqetësim edhe sulmin irracional jashtë kohe dhe vendi të Kryeministrit ndaj mediave. "Për në është e papërfytyrueshme që në vitin 2007 në një proces integrues si ai ku Shqipëria është futur, nga tribuna e qeverisë, në mënyrë të pakonceptueshme shantazhohet media", u shpreh kreu i opozitës. Ndërsa shtoi se bashkë me shantazhet mediat kërcënohen se do bombardohen me instrumentet e qeverisë. "E konsiderojmë këtë sulm ndaj medias si një hap dramatik mbrapa dhe si një përpjekje jashtëzakonisht të kritikueshme për të mbuluar ato çfarë media zbulon në sytë e të gjithë shqiptarëve që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe abuzimin", konstatoi kreu i socialistëve.

Policia

Lideri i së majtës vuri në dukje edhe ndryshimet e fundit në polici, keqtrajtimin e oficerëve të karrierës. "Transformimin sistematik të Policisë së Shtetit, në një organ ku profesionalizmi vlerësohet më pak dhe ku militantizmi vlerësohet gjithmonë e më shumë përbëjnë një hap tjetër mbrapa me pasoja të mëdha", tha Rama. Sakaq, shtoi ai, sikur të mos mjaftonin këto shfaqet edhe gropa e madhe në buxhetin e shtetit me miliarda që nuk mund të justifikohen dhe që për fat të keq gjenden edhe në faqet elektronike të qeverisë. "Investime pa kryerjen e të cilave nuk kanë asnjë justifikim që sigurojnë të kryera apo të paguara", tha ai. Rama vlerësoi se ka po ashtu pagesa të bëra, ndërkohë që volumet e punës nuk janë kryer dhe që janë bërë më dokumente të falsifikuara e kështu më radhë. "Pra sulmi ndaj medias, sulmi për zotërimin partiak të Policisë së Shtetit dhe gropa e madhe në buxhet janë rrjedhë e një qeverie që ka humbur tërësisht fokusin, ka humbur tërësisht tempin e shërbimit dhe të qytetarëve që është tërësisht i papërfillshëm", nënvizoi kreu i PS-së. Fakte këto që për socialistët përbëjnë një tjetër kambanë alarmi. PS u shpreh solidaritet të gjithë përfaqësuesve të denjë të medias moderne shqiptare të gjithë redaktorëve, kryeredaktorëve dhe gazetarëve që gjenden në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit. Duke e konsideruar të papranueshme që Shqipëria të hyjë në listën e vendeve ku liria e fjalës dhe e shtypit është e kërcënuar, kur e drejta e qytetarëve për informacion vihet në patronazhin e qeverisë.