Showing posts with label berisha IK. Show all posts
Showing posts with label berisha IK. Show all posts

Sunday, April 13, 2008

25 pyetje për zotin Sali Berisha, në lidhje me Gërdecin dhe trafikun e armëve

Familja Mafioze "Berisha"
Nga Përparim HALILI - Mendojmë se është momenti, që kryeministri i këtij vendi, jo vetëm duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare më së fundi për tragjedinë e Gërdecit. Por duhet t’i drejtohen edhe disa pyetje, të cilat shqiptarët i bëjnë përditë me shqetësim dhe me të drejtën e informimit që u mungon, që nuk u jepet nga “kulla” e qeverisë. Me këto pyetje, njerëzit duan të përcjellin kështu, një interesim tepër të madh, që nuk ka lidhje me një qytetar të thjeshtë të kapur me kobure pa leje, por me kryeministrin e vendit, i cili tashmë, gjendet i akuzuar jo vetëm nga media vendase, por dhe nga ajo ndërkombëtare. Ai gjendet tashmë edhe përballë detyrimit ligjor, për t’u hetuar për tragjedinë që nuk u krijua nga tërmeti, nga dalja e Drinit, nga shkarja e rrugës, apo shpërthimi i digës së Liqenit të Tiranës, por nga një aferë e rëndë korruptive, nga një skandal që lidhet me trafikun e armëve dhe me aktivizimin në punë të zezë e vrasëse, të fëmijëve dhe njerëzve të pakualifikuar për operacione speciale ushtarake të rëndësisë së veçantë.
Dhe kjo i ndodhi brenda kabinetit të tij qeverisës.
Pyetjet që po i bëhen përditë kryeministrit Sali Berisha nga qytetarët, kanë lidhje me faktin, që dëshmitë dhe deklaratat e atyre që janë përzierë në këto punë, përmendin edhe emrin e tij dhe të pjesëtarëve të familjes së tij, të afërmve të tij. Këto pyetje shpeshtohen dhe intensifikohen deri në këmbëngulje edhe për faktin, që kryeministri doli në parlament dhe deklaroi, se “nuk kishte asnjë lidhje me këtë aferë korruptive dhe trafik vrasës, që “shkuli nga rrënjët” një fshat, që vrau afro 30 persona, që plagosi 300 të tjerë dhe shkatërroi 3000 shtëpi e 600 biznese. Kryeministrin Berisha e pyesim, sepse në dëshmitë e tij, ai nuk u tregua i sinqertë, kur deklaroi publikisht në tempullin e ligjvënies, se “nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, as emrin e fshatit Gërdec”, ku kishte ndodhur kjo tragjedi e rëndë. Ai deklaroi, se “nuk kishte asnjë informacion për rrezikun e ngjarjes që pritej”, ndërkohë që media i publikoi dokumentin dërguar atij, prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kryeministrit i duhen bërë disa pyetje dhe po ia bëjmë 25 të tilla, mbasi ai duhet të jap disa përgjigje të sinqerta, të hapura, fundja edhe të detyrueshme, mbasi ai ka përgjegjësi dhe është personi Kushtetues, që në kohë paqeje kontrollon dhe drejton forcat e armatosura. Ai e anashkaloi edhe këtë detyrim. E mohoi edhe këtë pozicion. Kryeministrit i duhen bërë pyetjet, sepse ai, ende nuk ka dalë të kërkoj falje publike për lejimin e kësaj tragjedie. Atij i duhen bërë këto pyetje, sepse rezultoi në intervistat Trebickës, që djali i tij ka realizuar takime me të, duke biseduar në mënyrë të kundraligjshme për problemin e tregtisë së armëve dhe municioneve.

1. A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse?
2. Cili ka qenë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve e municioneve, Kosta Trebicka?
3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit?
5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamacione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem?
6. Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin?
7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit?
8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilin dhe cilëve u është imponuar dhe përse?
9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe çfarë kanë biseduar?
10. A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit?
11. Përse qeshte Delijorgji kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave?
12. Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerës televizive?
13. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ndërhyrjen tuaj në lidhje me trafikun e armëve?
14. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë në lidhje Gërdecin?
15. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin?
16. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë për ngjarjen e Gërdecit?
17. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën?
18. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punë “sekret shtetëror”?
19. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin?
20. A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të Gërdecit?
21. A është djali juaj në Shqipëri? Nëse po, a mund të dilni publikisht me të? Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse?
22. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Oketa, për të ngurosur materialet e tenderëve të trafikut të armëve?
23. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderëve dhe a duheshin bërë ato pa dijeninë tuaj si kryeministër?
24. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja?
25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?

Marjan Gryka: PD ndihet e rrezikuar nga Berisha, ka braktisur vlerat e idealizmit politik e nacional


Azem Hajdari
Demokracia shqiptare po përjeton krizën absurde dhe kjo ndodh, për shkak të atyre që kanë bërë dhe po bëjnë politikat e këtij procesi të rëndësishëm për fatet e këtij vendi, zhvillimi social, ekonomik e politik i të cilit, ka qënë peng i izolimit, ndërsa tani i shkatërrimit. Në këtë proces, konstatohen probleme dhe të gjitha këto, na i sjell në vëmendje, zoti Marjan Gryka, President i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari”:
Ju drejtoni një shoqatë nacionaliste e politike që ka emrin e heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Cili është kontributi i saj?
Kjo shoqatë, u krijua si domosdoshmëri për të përjetësuar dhe vazhduar idealet kombëtare e demokratike të Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, për instalimin e pluralizmit politik nëpërmjet protestave studentore e më pas si politikan, janë vlera që meritojnë vëmëndje edhe sot, jo thjeshtë si kontribute. Ne i jemi përmbajtur këtij synimi dhe këtyre vlerave, duke mos lejuar askënd, kushdo qoftë në PD dhe jashtë saj, që të cënojë personalitetin e këtij formacioni të madh e të fuqishëm, të krijuar si pjesë integrale e PD, por që tashmë ka “pushtetin” dhe veprimtarin e vet.

Si duhet kuptuar deklarata, që shoqata që drejtoni ju, “ka pushtetin e vet”?
Edhe po të mos e deklaroj ynë këtë fakt, mesazhin e asaj që thashë më lartë e kanë kuptuar prej kohësh gjithë demokratët e ndershëm, gjithë nacionalistët, të gjithë ata që themeluan PD, ata që mbështetën Azem Hajdarin në lëvizjen e tij studentore dhe në veprimtarinë demokratike e nacionaliste, të gjithë ata që i besuan lidershipit të PD, i cili duhet thënë, se nuk e ka përligjur këtë ideal të madh të kësaj figure të madhe. Ne u futëm në “vijën” e demokracisë, me bindjen se do të kishim një shoqëri ndryshe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Unë e kam ndjekur për 17 vjet politikën e këtij vendi, kam qënë dhe vazhdoj të jem pjesë aktive e saj, tashmë prej 9 vjetësh, në drejtimin e veprimtarisë së shoqatës “Azem Hajdari”. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë orientim idealin e Azemit, ndihen të motivuar për të mos u bërë pjesë e të keqes që ka pllakosur drejtimin politik të PD dhe praktikën qeverisëse të pushtetit të saj. Misioni ynë si drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate, ka pikë takimi vetëm me progresin dhe me idealin e pastër demokratik, duke shpërfillur pa asnjë ndrojtje, ata që e kanë harruar dhe që e kanë braktisur idealin e Azem Hajdarit e që fatkeqësisht ndodhen edhe në kupolën e PD.

A mund të shpjegoni motivimet tuaja, në këtë deklaratë?
Ne jemi një shoqatë që mban emrin e Aem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepër e demokratëve të vërtetë, që kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u “vra” figura, kontributi dhe idealet e tij, të cilat vetë Azemi, nuk i shkeli asnjëhërë edhe pse u përballë shumë herë, me atë kontingjent ish-komunistësh fanatikë, të cilët edhe pse ishin (dhe janë pjesë e drejtimit të PD), nuk kishin asnjë ideal demokratik e nacionalist, përkundrazi kishin depërtuar brenda saj, si “desantë” të PPSH, për ta shkatërruar demokracinë dhe idealin e Azemit e të të gjithë studentëve dhe shqiptarëve, që përmbysën diktaturën komuniste. Sa për ilustrim, po përmend një merak të përhershëm që kishte Azem Hajdari, pranë të cilit kam qëndruar në çdo sekondë: Lufta për demokracinë dhe nacionalizmin është më e vështirë me këta që na pengojnë nga brenda, sepse kundërshtarët politikë, i njohim dhe dimë të pozicionohemi!

A është aktual ky merak i Azem Hajdarit edhe sot në PD, pra brenda linjës politike?
PO! Ato që ka deklaruar Azem Hajdari në lidhje me pseudodemokracinë dhe pjesën jo demokratike, prokomuniste dhe antishqiptare brenda PD, janë një realitet brenda këtij formacioni politik. Shoqata jonë, ashtu si Azemi është atakuar me këtë “skalion” që ekziston dhe madje drejton në PD. Me këtë shpjegohet edhe fakti, që shoqata që ne krijuam, nuk u prit mirë prej tyre, madje duhet thënë, se u tentua të shkatërrohej, të përbaltej, të mos ekzistonte. Dhe kur mbahet ky qëndrim ndaj një shoqate, që ka emrin e simbolit dhe krenarisë së demokracisë kombëtare, kuptohet që PD dhe lidershipi i saj, nuk e kanë patur “problemin” me emblemën dhe drejtuesit e saj, por me forcën e personalitetit që ka Azem Hajdari edhe pse e ndëshkuan me plumba disa herë, deri sa e vranë. Konfirmojë faktin, që disa herë kemi kërkuar mbështetjen e kreut të PD, zotit Sali Berisha, njeriut që çdo 12 shtator dhe 5 maj, çon lule dhe derdh lotë tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por çuditërisht, nuk e kemi patur këtë mbështetje. Kjo ka krijuar rezerva, për të cilat edhe pse i është kërkuar shpjegim, ai nuk është shpjeguar asnjëherë. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qënë dhe nuk është normale. Ne kur krijuam shoqatën e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe në statut e në program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesë integrale, forcë aktive e PD, mbështetës të Berishës, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmë këtë rrugë. PD, me sa kuptuam atëherë dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetër rrugë dhe kjo është shmangie nga ajo që nisi në dhjetor 1990.

Cili është vlerësimi juaj për Sali berishën e sotëm?
Ne që krijuam PD si idealistë dhe që përmbysëm komunizmin si shqiptarë, që synuam një tjetër jetë me liri të plotë dhe me progres, pranuam që ta kemi Sali Berishën në krye të PD, duke menduar se kemi në krye një intelektual modern e jo një zyrtar politik, i cili në mënyrë graduale, dëshmoi dhe po dëshmon, se nuk po përmbush idealet e asaj lëvizjeje demokratike. Karriera e tij 17 vjeçare në krye të demokratëve, ka shumë “pika” që duhen pastruar. Ne këtë, nuk e arritëm dot në asnjë moment edhe pse kemi bërë presion të hapur e dashamirës për të ndërtuar një PD moderne, të hapur si mendim dhe veprim e jo si “stallë”, për t’u futur e për të përfituar karrieristët, sharlatanët. Ne kërkuam të ndërtonim një PD të demkratëve e jo të komunistëve. Ne kërkuam të kishim një PD pa klane, pa bërryla, pa përjashtime vlerash, pa mendësi komuniste në drejtim, duke iu përmbajtur idealit të Azem Hajdarit dhe të gjithë atyre që u ngritën sinqerisht dhe me sakrifica në dhjetor 1990. Por nuk mundëm dhe tashmë kemi një PD “larmane”, të kthyer në një ekip të ngushtë, që ka cënuar rëndë, madje që ka zhdukur nga përmbajtja e saj idealizmin e dhjetorit 1990, që ka nxjerr jashtë “shtëpie”, ata intelektualë dhe idealistë, që mbartnin dhe përcillnin vlera të shëndosha morale e politike.

A mendoni se duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe ku duhet të nis kjo hapje?
Dosja e vrasjes së liderit të demkracisë shqiptare, simbolit të shoqatës tonë, mendoj dhe kam kërkuar në vazhdimësi që të hapet e të hetohet e plotë. Kjo duhet bërë sepse ajo dosje nuk i ka “fletët” e hetimit të bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet të nis nga dëshmia e kreut të PD, zotit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se do të hap këtë dosje dhe se kur të vinte PD në pushtet, do të dëshmonte deklarimin e vrasësve të vërtetë të tij. tani është koha për këtë.

Cili është komenti juaj për zhvillimet e fundit politike?
Ne dëshirojmë të ketë paqe publike dhe mesa kemi konstatuar dhe provuar në këto 18 vjet demokraci ende në tranzicion, kjo përcaktohet nga politika. Situata aktuale politike në Shqipëri vazhdon të përjetoj një “duel” politik mes palëve, sikur të jenë dy grupe private. Kjo frymë konfliktuale, që herë zbutet dhe herë ashpërsohet, tregon se brenda politikës ka interesa që nuk përputhen plotësisht me interesat kombëtare. Kur flitet për zgjidhje politike, ka debat deri armiqësor mes palëve, ndërsa kur flitet psh, për strehimin, apo minimumin jetik, për pagat dhe pensionet, nuk ndihet askush. Opozita flet disi për të tilla probleme, ndërsa pozita, pra qeveria, vepron me veto.

Cili do të jetë në vazhdim, qëndrimi i shoqatës tuaj në raport me PD dhe me politikën në përgjithësi?
Ne e kemi të përcaktuar qëndrimin tonë si shoqatë. Përballë PD kemi këtë mesazh: të vlerësoj dhe të vazhdojë idealin e Azem Hajdarit. Përballë politikës në përgjithësi, kemi këtë pozicion: Opozitë me të gjithë ata që shkelin këto ideale.


PS: Berisha përgjegjës për kaosin me pronat në bregdet


Kaos Urbanistik ne bregdet
Nënkryetari i grupit parlamentar i partisë Socialiste, Erjon Braçe akuzon kryeministrin si përgjegjës për kaosin që ka përfshirë bregdetin e jugut për shkak të korrupsionit me pronat. “Agjencitë lokale të qeverisë po japin akte pronësie të pavërteta. Rehabilitimi i bregdetit po kthehet në një konflikt qeveri-qytetarë” është shprehur Braçe. “Pra situata është thellësisht kaotike në të gjithë bregun e jugut të vendit, situata është thellësisht joligjore nga e cila janë prodhuar akte pronësie të pambështetura në ligj. Ashtu siç e gjithë kjo situatë e paligjshme që ka si produkt konfliktin social mes njerëzve,pra midis banorëve dhe shtetit dhe pastaj midis banorëve dhe ish- pronarëve është hakmarrja e Sali Berishës për jugun e vendit dhe atë që jugu i vendit vendosi në raport me Sali Berishën në vitin 1997” ka sqaruar Braçe. Sipas tij, kryeministri Berisha po hakmerret ndaj jugut për shkak të ngjarjeve të vitit 1997. “Siç e dini nën veprimin e ligjit 9501 edhe në këtë pjesë të vendit janë shpërndarë tapi të pronësisë mbi tokën. Por pa referencë ligjore, pa dalë ligji ende për zgjidhjen e këtij problemi, shoqërohet edhe me hartat që janë për vendosjen e sipërfaqeve apo parcelave të tokës të dhëna në përdorim, zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka regjistruar këtë tokë të dhënë në përdorim me një status të përcaktuar sipas ligjit deri tani e këtyre familjeve, e ka regjistruar në emra të tjerë që këta thonë që janë ish- pronarë. Këtu është një tjetër akt i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave që i referohet Gjykatës” tha Braçe. “Për fat të keq, vijoi ai, kjo situatë është rënduar gjatë javës që shkoi, pasi qeveria ka miratuar me anë të një vendimi për çdo rreth sipërfaqe tokash që ata pretendojë që janë të lira, në komuna apo në zona të ndryshme, tashmë duke e rezultuar gamën. Por ne na rezulton që janë këto toka që janë në përdorim, jo vetëm në bregun e detit, bregun jugor të vendit por edhe në rrethe të caktuara, si për shembull unë njoh fare mirë situatën në Berat, ku ka toka të dhëna në përdorim në të cilat janë ndërtuar sera, janë ndërtuar objekte të tjera dhe biznese gjatë këtyre dhjetë viteve. Kështu, do të jetë shumë e vështirë për të transferuar atë që ka qenë në përdorim deri tani tek ajo që do kthehet në pronësi”. “Pra duke konkluduar do të doja t’ju thoja që është një veprimtari thellësisht e pambështetur në ligj. Është një veprimtari që po prodhon një konflikt social të shtrirë në gjithë territorin e vendit dhe jo vetëm në bregun e jugut të vendit. Është një veprimtari që po fut në një konflikt të jashtëzakonshëm social, banorët e zonave që e kanë patur tokën në përdorim prej më shumë se dhjetë vitesh, me shtetin që është pala tjetër që po ndërhyn në këtë proces. Kjo është e gjitha dhe natyrisht që është një moment shumë i mirë reflektimi për parlamentin, në çastin kur ligji për titujt e pronësisë do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë, për të zgjidhur me sa mundet një konflikt që po troket me përmasa shumë të mëdha” pohoi Braçe. Nuk e di së sa do të mundet ligji ta zgjidhë këtë gjë, por kam dyshimin e fortë që ajo situatë që ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve me çështjen e pronave, mosmarrëveshje edhe brenda familjes, do të zgjerohet akoma më tej në rast se këta banorë të këtyre zonave që e kanë patur tokën në përdorim prej dhjetë vitesh, të vihen ë raport të drejtpërdrejtë me të tjerë. Pra tashmë qeveria po i fut në një konflikt të tillë social marramendës” përfundoi Braçe.

Tuesday, April 1, 2008

Ja se si fitonin 200 milionë euro nga biznesi i Gërdecit Delijorgji & Co

Afera e Gërdecit dhe afera e armëve janë megaskandalet e qeverisjes gangstere të Sali Berishës. Tashmë shteti shqiptar brenda këtyre ditëve vërtetoi katërcipërisht përpara shqiptarëve fytyrën e saj të vërtetë korruptive.
Familja Mafioze "Berisha"
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, nëse në vitet 1992-1997 performoi para shqiptarëve një virtyt, atë të ndershmërisë, mesa duket u deshën pak ditë për të rrëzuar mitin e ndershmërisë, duke stigmatizuar si figurën më të korruptuar, mundet edhe në kontinent. U bë ditë që shqiptarët kanë dëgjuar ditë pas dite afera me Berishë, afera me Medi,afera me Delijorgjë, afera me Pinarë, afera me tregti armësh dhe afera me jetë njerëzish. Por një fakt është duke u ekspozuar lakuriq para shqiptarëve: Fakti që qeveritarët shqiptarë janë gangsterët, trafikantët dhe njerëzit më të paskrupullt në rruzullin tokësor. Padyshim që shumë prej tyre ndihen keq para konstatimeve të tilla dhe shpeshherë i përkufizojnë si shkelje etike, por e vërteta të detyron ti deklarosh me modesti të tilla përkufizime. Padashur shikojmë që djali i doktorit na takohet pa dashje me një biznesmen që qenka i përzierë në afera armësh. Dje Kosta Trebicka nxori një tjetër detaj, është takuar me Shkëlzenin në makinën e tij. Lindin pyetjet, çfarë do djali i kryeministrit të vendit në makinën e biznesmenit Trebicka? Kush është ky baba që lejon të birin të bëjë bisedime të fshehta për punët e shtetit shqiptar? Çfarë tagre ka Shkëlzeni i Saliut për të biseduar me njerëzit? Çfarë fshihet pas kësaj bisede dhe pse duhet të sqarojë njerëzit dhe biznesmenët i biri i Berishës kur nuk ka asnjë funksion shtetëror? A mos vallë ky njeri është i implikuar vetë në këto afera? A mos vallë përfiton nga milionat e eurove të trafikut të armëve? Deri tani kemi vetëm përgënjeshtrime që Shkëlzen Berisha nuk e ka takuar Delijorgjin. Nëse del ndonjë fakt që vërteton të kundërtën a do e përgënjeshtrojë kryeministri ynë Sali Berisha? Padashur shikojmë që kemi një kryeministër që gënjen dhe del blof brenda disa ditësh me mashtrimet e tij. Brenda pak ditësh shikojmë se kupola shtetërore shqiptare qenka kupolë mafioze. Megjithëse tashmë ka plasur ky skandal, shikojmë se mazhoranca shqiptare paska qenë e implikuar në trafiqe dhe krime, duke kërkuar që këtë implikim ta mbulojë nëpërmjet skemave të tjera korruptive, duke u munduar të fshehë faktet që të çojnë në këtë megaskandal korruptiv. Nëse deri dje mazhoranca u mundua nëpërmjet blofeve të hiqte dyshimet e implikimit të saj në këtë aferë, tani kjo mazhorancë po bën përpjekjet maksimale ta minimizojë implikimin e qeveritarëve dhe familjarëve të qeveritarëve në këtë implikim. Kur themi mazhoranca, nënkuptohet me të gjitha institucionet shqiptare duke filluar që nga organet e hetimit të cilat përfaqësohen nga kryeprokurorja Ina Rama dhe duke implikuar këtu kryeparlamentaren Topalli, presidentin Topi, kryetarin e kontrollit të Shtetit Çeku, duke vazhduar me doganat dhe mbyllur me ministrinë e Mbrojtjes. Të gjithë në unison duan së bashku të manipulojnë provat, të bllokojnë parlamentin, të bllokojnë mediat, me qëllimin e vetëm: kjo tragjedi të shuhet dhe ky trafik të katandiset në një hetim të rëndomtë dhe të përfundojë me pafajësi dhe pakujdesi.
Afera e skrapit dhe implikimi i kryeministrit Berisha
Përsa i përket hetimit të Gërdecit dhe të trafikut të armëve mesa duket tashmë qeveria kërkon të manipulojë të gjithë dokumentacionin që e implikon në këtë skandal. Nëse deri tani janë zbardhur dy kontrata për demolimin e fishekëve, në mënyrë të qëllimshme po lihet pa zbardhur se ç’ndodhte me materialin bazë që ngelej dhe përdorej për skrap. Në Gërdec demoloheshin mijëra ton municione që kishin vlera të jashtëzakonshme monetare. Në mënyrë të qëllimshme ministria e Mbrojtjes dhe qeveria nuk ka zbardhur kontratën me AlbDemil. Kontratë e cila konsistonte në shitjen e skarpit. Siç mësohet nga burime brenda ministrisë së Mbrojtjes sasia prej njëmijë fishekësh i jepej Delijrgjit me vlerën 2.2 USD ose e konvertuar në lekë e barabartë me 160 lekë. Pesha specifike e 1000 fishekëve shkonte rreth 16 kilogram. Vlera në bursë e materialeve me ngjyrë shkonte në rreth 5-7 euro kilogrami. Nga shitja e 1000 fishekëve, Delijorgji merrte rreth 80-90 euro për 1000 fishekë. Kontrata e parë midis Albdemil dhe Ministria e Mbrojtjes përfshinte 100 milionë fishekë, ose një milion arka. Duke llogaritur se për një arkë në mënyrë aproksimative fitimi shkon në 90 milionë euro për kompaninë e Delijorgjit. Këtu nuk kemi llogaritur fishekët 12.7 të cilët ishin 20 milionë copë në llogari të Delijorgjit dhe fishekët 14.5 të cilët ishin 20 milionë copë. Të gjithë këto fishekë u demoluan për një vit nga kompania e Delijorgjit i cili përfitoi para edhe nga demolimi për të cilën paguante shteti shqiptar 1.611.200 usd. Pra duket qartë që kjo kontratë diskriminuese për shtetin është dhënë në mënyrë të qëllimshme për Delijorgjin me një çmim të barabartë me një bukë me çmimet e ngritura nga klika e Berishës. Ndërkohë që përsa i përket predhave 100 mm, të cilat në përmbajtjen e tyre kishin tetë kilogram material me ngjyrë dhe 15 kilogram çelik special, Ministria e Mbrojtjes ja faturonte Albdemil për vleftën 4.2 usd ose e konvertuar në 340 lekë. Në të gjithë këtë aferë skandaloze duket se këto fishekë nuk ishin mall për tu hedhur, por përbënin një pasuri të çmuar kombëtare. Vetëm nga të dy kontratat, kjo aferë përfshinte vlera që cilat i kalonin 200 milonë eurot. Pra po të vërejmë me vëmendje, e gjithë kjo aferë është ndërtuar nëpërmjet një skeme e cila sillte fitime marramendëse për pushtetarët shqiptarë. Gjithë kjo aferë skandaloze dhe përfshirja e një biznesi kaq fitimprurës nuk ka shpëtuar nga vëmendja e Berishës. Fakti që baxhanaku i tij numëronte sasinë e arkave që dilnin nga Gërdeci në drejtim të kompanive greke të shkrirjes të skrapit, tregon qartë se kryeministri i vendit ishte i mirëinformuar dhe i mirëpaguar në këtë biznes. Detyra e Berishës dhe e strukturave që ai ka në varësi është që të mbajnë opinionin publik sa më larg biznesit të sipërpërmendur. Tashmë nuk mund të dalë në skenë as kontrata e Delijorgjit me MEICO, për çmimet dhe sasinë e skrapit të eksportuar, por ndërkohë edhe drejtori i Doganave, Dervishi, nuk ka ndërmend të publikojë asnjë të dhënë rreth eksporteve të bëra nga kompania e Delijorgjit. Të gjithë në unison duan të shpëtojnë Sali Berishën nga përfshirja në këtë skandal monstruoz dhe kriminal. Në shërbim të mbjelljes të errësirës informative është vënë e gjithë makina shtetërore shqiptare. Në mënyrë të hapur janë hedhur në pararojë skalionet kamikaze të Sali Berishës, duke filluar siç thamë më lart nga Kryeprokurorja Rama, e cila nuk ka ndërmend të zbardhë implikimin e kryeministrit por të mbulojë atë, si dhe të gjithë deputetët e mazhorancës me në krye Topallin, Bejën e shumë të tjerë. Makineria shtetërore po funksionon në unison për të nxjerrë sa më të pastër dhe të larë Sali Berishën nga një aferë që nuk e shpëton as kthimi i orës mbrapsht. Tashmë për këtë qeveri e ka dhënë verdiktin vetë korrupsioni i saj. Nëse kryeprokurorja Rama mendon të hyjë në historinë e akuzës shqiptare me qëllimin e sakrifikimit të saj për të shpëtuar Sali Berishën, ky do të jetë dhe fundi i turpshëm i karrierës së saj të sapofilluar. Nga kjo aferë nuk e shpëton dot Sali Berishën asnjë kryeprokuror dhe gjykatës. Për Berishën e vetmja rrugë është të japë dorëheqjen, për të mos diskretituar të djathtën shqiptare, të cilën e ka shndërruar në një formacion ekstremist të majtë ashtu siç është edhe vetë ai.

Deja vu enverhoxhiane e Mbledhjes së Bukureshtit për Berishën


Nga Kastriot Myftaraj - Kur në qershor të vitit 1960 bëhej Mbledhja e Bukureshtit, e partive komuniste, që në mitologjinë politike enveriane konsiderohej si një nga pikat kryesore të luftës së PPSH kundër revizionizmit, kryeministri Sali Berisha ishte një djalë 16 vjeçar, që tregohej shumë i zellshëm në mbledhjet e rinisë, me premisa të qarta për t’ u bërë një komunist i devotshëm. Në Mbledhjen e Bukureshtit të vitit 1960, Enver Hoxha nuk shkoi vetë, se trembej se mos e eliminonin, ashtu siç kishin bërë sovjetikët edhe me liderë të tjerë të vendeve komuniste,të cilët kishin vdekur në raste të tilla nga sëmundje të papritura, ose ishin çuar për kurim të detyruar në Bashkimin Sovjetik, ku kishin qëndruar derisa kishin vdekur, në ndonjë qytet të humbur, si diktatori hungarez, Rakoshi. Enver Hoxha çoi në Bukuresht Hysni Kapon, pasi donte të sigurohej për qëllimet e sovjetikëve, pra nëse këta donin të hiqnin qafe Enver Hoxhën dhe të mbanin Shqipërinë pa të, siç kishin me vendet e tjera komuniste, ku kishin larguar diktatorët stalinistë, apo donin të braktisnin Shqipërinë, për shkak të pazareve me amerikanët, por duke mbetur Shqipëria komuniste, në ç’ rast u interesonte mbetja e Enver Hoxhës në pushtet. Në Mbledhjen e Bukureshtit Enver Hoxha u sigurua se ishte fjala për të dytën, pra se sovjetikët do të braktisnin Shqipërinë, për shkak të pazareve të tyre me amerikanët, por donin që ajo të mbetej komuniste, çka i interesonte dhe Enver Hoxhës, se sovjetikët nuk kishin ku gjenin njeri më të mirë se ai për ta mbajtur Shqipërinë zyrtarisht të prishur me Bashkimin Sovjetik, por edhe komuniste dhe të ndarë nga Perëndimi. Pasi Enver Hoxha siguroi në Bukuresht, në qershor 1960, atë që donte, ai mund të shkonte i qetë në Moskë, në nëntor të atij viti për të luajtur komedinë e prishjes me Hrushovin, në mënyrë që edhe ky të siguronte një alibi tek të vetët për braktisjen e Shqipërisë. Në Mbledhjen e Bukureshtit në 1960, Shqipëria faktikisht u shkëput nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës, jo me dëshirën e Enver Hoxhës, por të sovjetikëve. Kjo kuptohet nga fakti se, edhe pse Bashkimi Sovjetik i preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 1961, Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës (aleanca ushtarake lindore, ekuivalenti i NATO). Në ditët e sotme, në Shqipëri, po flitet përsëri për një tjetër Mbledhje të Bukureshtit, që këtë herë është takimi i nivelit të lartë i NATO, ku Shqipëria shpresohet të marrë ftesën për t’ iu bashkuar aleancës atlantike. Në prag të kësaj mbledhjeje në Bukuresht, pozita e kryeministrit Berisha është një deja vu e asaj të Enver Hoxhës në prag të Mbledhjes së Bukureshtit në 1960. Pozita politike e kryeministrit Berisha është shumë e tronditur për shkak të ngjarjes së Gërdecit. Megjithatë, Berisha po shkon edhe vetë në Bukuresht së bashku me “Hysni Kapon” e vet (Bamir Topin). Berishën, në Bukuresht, në takimet që do të ketë, mund ta presë kërkesa për dorëheqje, ashtu siç dyshonte Enver Hoxha se do t’ i ndodhte në Bukuresht, në 1960. Në vend të anëtarësimit në NATO, Shqipëria mund ta dalë nga Mbledhja e Bukureshtit pa qeverinë ekzistuese. Mbledhja e Bukureshtit e vitit 1960 ndryshoi orientimin gjeopolitik të Shqipërisë, jo për meritë të Enver Hoxhës. Mbledhja e Bukureshtit e vitit 2008 është pritur që të formalizojë orientimin e ri gjeopolitik të Shqipërisë, duke u anëtarësuar Shqipëria në NATO. Kryeministri Berisha gjithë këto ditë ka thënë se tragjedia e Gërdecit po kërkohet të përdoret për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por kryeministri Berisha duhet ta kishte ditur se ata që nuk e duan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si brenda dhe jashtë vendit, do të kërkonin të përdornin pikat e dobëta të vendit për të krijuar situata që do të dëmtonin imazhin e vendit në prag të takimit të NATO. Prandaj qeveria “Berisha” duhet të ishte treguar shumë e kujdesshme që të mos lejonte të krijoheshin situata si ajo që çoi në shpërthimin e Gërdecit. Berisha mund të mos e dinte se ku binte Gërdeci dhe çfarë bëhej atje, por ai e dinte se ishte duke ecur një proces demilitarizimi në kuadrin e të cilit bëhej çmontim municionesh, dhe kryeministri duhej të ishte interesuar se ku bëhej dhe në ç’ kushte bëhej ky proces. Të njëjtën gjë duhej të kishte bërë edhe “Hysni Kapo” i Berishës, Presidenti Topi që po shkon dhe ai në Bukuresht. Logjikisht, Berisha nuk duhet të kishte shkuar në Bukuresht, pas asaj që ndodhi në Gërdec, duke shkuar në Bukuresht vetëm Presidenti. Fakti që Berisha po shkon në Bukuresht nuk tregon gjë tjetër veç asaj se Berisha nuk mund të luajë lojën e Enver Hoxhës në 1960 dhe se Berisha tashmë e di se do të japë dorëheqjen, por kërkon të luajë farsën e fundit, duke gjetur edhe njëherë “photo oportunity” me liderët e vendeve të mëdha të botës, si dhe duke marrë disa komplimente prej tyre, që do t’ i shërbejnë si epitafi i tij politik.

"Albtelekom", afera korruptive Nano-Berisha me “Çalik”


Pas aferës korruptive që finalizoi qeveria e Berishës me privatizimin e “ALB-TELECOM” në favor të turqve, si vazhdim i kontratës “korruptive” siç u konsiderua prej tij, ishin gjermanët ata që reagun dhe e konsideruan shitjen e “ALB-TELECOM” në favor të turqve, si aferë korruptive të qeverisë shqiptare, sidomos të Berishës, i cili bëri pazare të reja private dhe vazhdoi këtë akt shitje të pistë. Për të qetësuar gjermanët, Berisha aktivizoi ministrin e Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, për të joshur me tjetër ofertë po private, investitorët e cënuar gjermanë.Ai u deklaroi tyre në emër të Berishës, se po shqyrtohej mundësia, për hapjen e licencës së katërt të operatorit GSM, brenda disa-muajve. Sipas Olldashit, ky operator do t’u jepej gjermanëve në shkëmbim të nxjerrjes së tyre nga loja e blerjes së “ALB-TELECOM”, ku gjermanët kishin ofruar afro tre herë më tepër se turqit e “Çalik”. Ministri Olldashi, ftoi palën gjermane, të jetë e pranishme dhe se do të ishte e preferuar, në aplikimin për marrjen e licencës së katërt, për tregun e telefonisë mobile në Shqipëri, duke tentuar kështu, të shlyente “borxhin”, që qeveria shqiptare kishte ndaj investitorëve gjermanë, duke e nxjerrë humbës në tenderin e shitblerjes së “ALB-TELECOM”, ku ata kishin ofertën më të madhe. Kujtojmë, se gjermanët kishin ofruar 300 milionë dollarë për blerjen e 76% të aksioneve të “ALB-TELECOM”, duke përfshirë brenda ofertës edhe operatorin “Eagle Mobile”. Dhe këtë ofertë, investitorët gjermanë e kishin paraqitur, një muaj para se pala jonë t’ia shiste turqve të “Çalik” për 140 milionë dollarë. Madje për këtë çështje, ka patur kontakte shkresore mes ministrit genc Ruli dhe autoriteteve qeveritare Gjermane. Sipas Rulit, oferta e kompanisë “Axos Capital”, gjoja “u paraqit me vonesë, pra kur procedurat kishin marrë formën përfundimtare”. Megjithatë, sipas ministrit Olldashi, paralelisht me hedhjen në treg të licencës së katërt, po shihet mundësia e licencimit të operatorëve, që do të përdorin brezin e frekuencave “ëitemax”, si një mundësi për të hyrë në terrenin e telekomunikacionit. Ministri i Punëve Publike Olldashi, u paraqiti investitorëve gjermanë, një sërë projektesh të fushave të ndryshme, të cilat mund të paraqesin interes, për t’u operuar me koncesion.
Pas aferës kundër gjermanëve, vërshojnë premtim mashtrimet Berisha-Olldashi
Nga viti 2008, biznesi gjerman pritet të hap një zyrë të posaçme në Shqipëri. Dhoma Tregtare Gjermane, do të ketë për qëllim organizmin më të mirë të kompanive gjermane, që do të investojnë në vendin tonë. Në këtë synim, kur u bë deklarimi promovues, ishte i pranishëm edhe personi që i nxorri jashtë loje gjermanët, duke ofruar mundësi të tjera për ta në Shqipëri. Kryeministri Berisha, deklaroi po me mashtrime, se synimi i qeverisë ishte ta kthente Shqipërinë, në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Sipas demagogjisë së tij, projekti më i madh në fushën e zhvillimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të transportit shqiptar, si dhe investimi i huaj më i rëndësishëm në këtë fushë, ishte kontrata koncesionare e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ndër projektet rrugore, që mund të paraqesin interes për partneritet në formë koncesionare, pjesët e rrugëve Thumanë-Rrogozhinë, Rruga e Arbrit, superstrada Tiranë-Durrës etj. Me interes nga sipërmarrësit, do të ishte nisma e fundit e ndërmarrë për privatizimin e Kontrollit Teknik të Automjeteve (gjë kjo që po projektohet të bëhet me aferë korruptive). Momentalisht parku i automjeteve në Shqipëri, ka të regjistruar 320.000 automjete, ndërsa ritmet e rritjes së numrit të mjeteve në Shqipëri janë më të larta se mesatarja Evropiane. Ndërkohë, Berisha, nëpërmjet gojës së Olldashit, ka deklaruar, se po punohet për zgjerimin e kapaciteteve përpunuese të porteve të Sarandës dhe Shëngjinit, përpunimi i mbetjeve të ngurta etj.

Marsi 2008 kaloi, “Eagle Mobile” nuk është futur në treg
Operatori i tretë celular “Eagle Mobile”, zyrtarisht duhet të kishte nisur veprimtarinë e plotë në treg, brenda muajit mars 2008, në të kundërt, sipas kontratës ligjore, i skadon licenca. Deklarata në lidhje me këtë afat është bërë nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli i cili gjatë një prononcimi për mediat lidhur me procesin e privatizimit të “ALB-TELECOM”, foli dhe për celularin e tretë. Për këtë qëllim, kompania turke “Çalik Energi”, tashmë pronari i ri shoqërisë “ALB-TELECOM”, parashikon të investojë rreth 30 milionë dollarë investime. Për ministrin Ruli, ky është një kusht i pranuar nga kompania turke, Çalik, e cila ka blerë aksionet e “ALB-TELECOM”. Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat ratifikoi marrëveshjen e privatizimit të shoqërisë fikse “ALB-TELECOM”. ku ndër të tjera nuk munguan dhe debatet. Prej pesë vitesh rresht shqiptarët kanë vuajtur në komunikimin celular, me tarifa tepër të larta në krahasim me fqinjët e tyre të Ballkanit, madhe edhe të Evropës. Por kjo falë tregut, i cili shoqërohej nga dy kompani celulare, që megjithëse ulën ndjeshëm tarifat e interkonjeksionit vitin e kaluar, sërish përbëjnë kosto të lartë për konsumatorin. Futja në treg e operatorit të tretë celular, shikohet si një mundësi e mirë për abonentët që të përdorin impulse më të lira, kjo pasi konkurrenca pritet të paraqitet më e fortë. Në fakt duhet thënë se “Eagle Mobile” ka marrë licencën për të operuar që prej tri vjetësh por shtyrja e privatizimit të “Albtelecom”, mbajti peng zhvillimin e mëtejshëm të hedhjes në treg. Deri autoritetet shqiptare kanë investuar miliona euro për rrjetin celular “Eagle Mobile” duke krijuar kushte komode për investitorin në mënyrën që ky ta hedh sa më shpejtë në treg celularin. Por pavarësisht kësaj turqit e “Çalik Energi”, kanë premtuar se do të investojnë rreth 30 milionë euro për modernizimin e aparaturave dhe në burimet njerëzore.
Ndërkohë turqit e “Çalik Energi” janë pronarët dhe përfituesi i vetëm dhe i ligjshëm i të gjitha aksioneve që përbëjnë “Eagle Mobile”, në një total prej 157 483 mijë aksione në vlerën e 35 milion eurove. Por në pikën e kontratës mbi pronësinë, nuk ka asnjë kontratë, marrëveshje që vendos ndonjë barrë në lidhje me shitjet e aksioneve të këtij operatori, të një pale të tretë. Pra, në kontratë thuhet shprehimisht, se “asnjë person nuk pretendon që ka ndonjë të drejtë, mbi ndonjë barrë lidhur me ndonjë nga aksionet në shitje, ose aksionet e Eagle Mobile”. Përveç kësaj kontrate të shitjes së aksioneve të “Eagle Mobile”, qeveria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje, apo detyrim tjetër që parashikon transferimin, riblerjen apo dhënien e së drejtës së një personi, i cili kërkon riblerjen e ndonjë aksioni të kapitalit të “Eagle Mobile”. Gjithashtu kjo riblerje nuk ka kufizim në një preferencë, apo të drejtën për të ofruar i pari ose të drejtën e parablerjes apo këmbim. E megjithëse premtoi, se brenda marsit 2008, ky operator do të niste shërbimin, deri sot rezulton pa nisur aktivitetin.

“Eagle Mobile”, me liçensë, por pa veprimtari
Licencën e ka marrë në marsin e vitit 2004, për të qenë operatori i tretë celular, por që në fakt nuk është hedhur ende në treg. Procesi i stërzgjatur i privatizimit të Albtelekom solli pengesa ligjore për lëshimin e këtij celulari, duke mbajtur peng përgjatë kësaj periudhe tarifat e larta në bisedat e telefonisë mobile. Me ardhjen e pronarëve të rinj të Albtelekom, tashmë i hapet rrugë hedhjes në treg të këtij operatori. Sipas kontratës së firmosur në maj 2007, mes qeverisë shqiptare dhe koncerciumit turk “Calik Enerji&Turk Telekom”, operatori i tretë celular Eagle Mobile duhet të hidhet në treg përpara afatit që përkon me marsin e vitit të ardhshem. Por burime zyrtare pranë shoqërisë në fjalë pohojnë për gazetën se, pronarët e rinj në planin e tyre strategjik parashikojnë ta hedhin në treg MB përpara këtij afati, kjo e lidhur ngushtë dhe me tregun vendas i cili zotërohet nga shoqëritë AMC dhe Vodafone.
Në fillim të muajit tetor, Calik parashikon të nisë fazën konkrete të investimeve për këtë operator i cili mendohet të shtrihet në fillim në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, për t0u shtrirë më tej në qytetet e tjera. Për sa i përket vlerës së investimit mendohet se do të jenë si fillim rreth 30 milionë euro e më tej, për t’u zgjeruar në planet gjera të teknologjisë së rëndë. Burime nga shoqëria pohojnë, se priten zgjerime të stafit, madje në këtë fazë po aplikohen konkurse për punonjësit e rinj. Kujtojmë se Calik-Turk Telekom e bleu “ALB-TELECOM” për 120 milionë euro (afërsisht 140 milionë dollarë), ku në paketën e aksioneve prej 76 për qind përfshihej dhe licenca e tretë e Eagle Mobile.
Eagle Mobile është operatori i tretë i telefonisë celulare në Shqipëri, i cili u deklarua se do të hynte në treg me shërbime cilësore, të larmishme, me tarifa konkurruese dhe me një zonë të madhe mbulimi. Eagle Mobile, është shoqëri anonime shqiptare, me kapital shtetëror, themeluar në mbështetje të Ligjit Nr. 9127, datë 29.07.2003 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 8810, datë 17.05.2001 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime Albtelecom”. Shoqëria “ALB-TELECOM” zotëron 100% të aksioneve të saj. Shoqëria e re, si operator celular është pjese e paketës së shitjes së shoqërisë “ALB-TELECOM”, tashmë në zotërim të turqve të kompanisë “Çalik”. Në mars 2004, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, i dorëzoi Licencën Individuale të Klasit të Parë kompanisë “Eagle Mobile”, për të ofruar shërbim publik të lëvizshëm, tokësor, standardi GSM, në Republikën e Shqipërisë.

PLANI I MBULIMIT
Rrjeti: GSM-900, GSM-1800
Vitin e parë EM sh.a. do të implementojë rrjetin për Ofrimin e Shërbimeve Telefonike të Shërbimeve Tokësore, Standardi GSM si më poshtë:

Faza I
Qytetet:
Tiranë, Durrës, Shijak, Vorë.
Akset rrugore:
Tiranë- Vorë- Durrës
Tiranë –Ndroq-Durrës,Vore – Rinas

Faza II
Qytetet:
Kavajë, Lushnjë, Fier, Fushë-Krujë, Krujë, Laç dhe Lezhë
Akset rrugore:
Vorë – Fushë-Krujë – Laç – Lezhë dhe Fushë-Krujë - Krujë

Faza III
Qytetet:
Vlorë, Elbasan, Shkodër, Divjakë
Akset rrugore:
Fier - Vlorë, Tiranë - Qafë Kërrabë - Elbasan, Lezhë - Shkodër, Çermë - Divjakë


Doktor Berisha dhe i “sëmuri i Adriatikut”


Nga Veledin DURMISHI - Garancitë personale me të cilat Sali Berisha ( edhe pse ai mbante mbi shpinë një pjesë të mëkatit të vitit’ 97), vendosi të bëjë ndoshta sfidën më të madhe të jetës së tij politike, ishin të pamjaftueshme përballë rrezikut që të jep pushteti për një hegjemoni të plotë në të gjitha platformat e tij. Njeri me guxim të admirueshëm politik, por që realisht, pas gati tri vjet në pushtet, ai nuk mundi dot të frenojë gangrenën e shtetit dhe popullit shqiptar, që sigurisht nuk është se nuk mundi dot të njihte rrezikun imediat të tij, por që ndoshta nuk ngriti dot sfondin e nevojshëm e të domosdoshëm politik e juridik, nuk krijoi dot atë staf qeverisës që të ishte përbetuar të mos thyhej nga korrupsioni a në rastin më të keq të mos përlyhej nga ai, që sigurisht edhe në korrik ’05, nuk ishte edhe me aq duar të pastra sa na u paraqitën. U dha më shumë pas luftës për përqendrimin në duart e veta të të gjitha pushteteve, harxhoi energji e kohë pafund, pushtet ekonomik e politik për të denigruar kundërshtarin e vet, duke lëshuar mbi qiellin e tyre akuza pas akuzash, të cilat ai nuk mundi dot t’i provojë kurrë. Dimensioni biblik që shqiptarët gjithnjë u kanë veshur udhëheqësve të tyre, bie dikur, bie kur zhgënjimi prek deri edhe humbjen e shpresës te ky lider e te pjesa tjetër e politikës duke pritur një shpëtimtar tjetër, ndoshta jashtë kufijve që ka prekur e përdhosur politika. Situata politike në Shqipëri, që vlerëson karizmën e të zgjedhurve më shumë se sa aftësinë për të punuar në grup, ka sjellë e mbajtur gjallë në politikë njerëz si kryeministri ynë, të cilët i lind dhe i mëkon sistemi dhe që të duket se ne shqiptarët nuk bëjmë dot pa ta! Sigurisht që Berisha duhet ta ketë marrë atë mesazh popullor i cili ka shënuar se ndryshimet tona nuk mund të vijnë më nga kjo pjesë e politikës e cila është provuar e provuar për 17 vjet rresht e që ka prodhuar vetëm kriza. Anijen e shpëtimtarit e mori Berisha në vitin ’05. Dhe shqiptarët, duke qenë në kulmin e dëshpërimit të tyre, ia besuan atij këtë mision, por që tani, të zhgënjyer, nuk dinë kë të kryqëzojnë veç Berishës. Socialistët nuk e morën me vete korrupsionin. Ai është ende mes nesh, diku më i egër, diku më i rafinuar, por ulur këmbëkryq. Këtë perceptim nuk e kanë vetëm shqiptarët që jetojnë me duart e korrupsionit te gryka, por e kanë edhe ndërkombëtarët të cilët kohë pas kohe hedhin një rrufe mbi qiellin e politikës sonë. Por qeverisja e Partisë Demokratike pati shansin e madhe që të hynte në historinë pluraliste si një qeveri që do të largonte korrupsionin e të korruptuarit nga skena ku i vendosi qeverisja socialiste; do të hynte si një qeverisje që me reformat që do të ndërmerrte në të gjtha fushat do ta fuste Shqipërinë në rrugën e bashkësisë evropiane, por pas tri vjetësh qeverisjeje, ajo që konsumoi këtë shans historik i hoqi të drejtën vetes të dalë para qytetarëve për një mandat tjetër qeverisës. Qëndrimi i kryeministrit nuk ka mundur dot të shënojë atë pikë kthese që do t’i jepte kuptimin e qenësishëm asaj vote në vitin ’05. Si gjithnjë, ai ka qenë pika rreth të cilit debati politik pështjellohet, vullneti i tij për hegjemoni kalon kufijtë që e formatojnë një lider të kuptueshëm e të pranueshëm nga të gjithë, një lider që pretendon se do të sjellë përmbysje të mëdha e që në emër të saj ai erdhi në krye të shtetit. Kryeministri është ajo pikë rrethi që zakonisht shënohet me 0 e që nga ajo pikë hiqen rrathë të tjerë. Janë rrathë klanesh politike, ekonomike, mediatike që e ushqyen dhe e mbajtën gjallë korrupsionin edhe tri vjet të tjera pas ikjes së socialistëve. Kjo është evidente po të mendojmë se qëndrimi pro dhe kundër tij është tregues vlerash, kjo është evidente kur sistemi ynë politik rrëzohet nëse ky simbol rrëzohet e ikën pa menduar asnjëherë se koha e liderëve të tillë po mbaron. Sa parime demokratike të cilat ai kur ishte në opozitë i quante të shenjta, janë dhunuar? Ato janë parime themelore pa të cilat demokracia nuk funksionon, ose funksionon keq. Dhe vjen një kohë që populli i bën thirrje të largohet. Sinjalin ai e mori në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar; i është kërkuar nga familjet shqiptare që ndriçohen me qiri, nga qindra protestues pensionistë, ushtarakë, të përndjekur politikë, nga ish-pronarë, nga të papunë të cilët në të gjitha kohët në njërin krah të politikës kanë parë vetëm një protagonist; Berishën. Veç tribalizmit, nepotizmit, ajo që te kryeministri ynë është aq e dallueshme, është demagogjia e cila fryhet sa bëhet e denjë për ndonjë estard fshati! Nismat e tij tani u ngjajnë kështjellave në rërë e se shumëkush mendon se fjalëve të tij tashmë edhe ai vetë nuk u beson më. Thua kaq budallenj i mendon shqiptarët kryeministri?! Periudha gati tri vjeçare për shqiptarët dhe për vetë Berishën ishte e mjaftueshme për të ndërtuar një shtet në të gjitha strukturat e veta dhe stafi drejtues do të gëzonte ata status që të jep një kohë që shënon një proces historik. Por dëshira e Berishës (madje ai vuan nga kjo), për përqëndrim e hegjemoni të pushtetit në duart e veta, ka sjellë përplasje të cilat kanë tronditur themelet që mbajnë shtetin e ushqejnë demokracinë e që kanë lëkundur edhe stabilitetin tonë ekonomik e politik. Kjo mani e Berishës ka çuar deri në votimin e ligjeve antikushtetuese duke i lënë fre sindromës se partia që fiton shumicën duhet të kontrollojë të gjitha pushtetet. Kjo gjë dëshmon se ende kryeministri ynë është i sunduar nga totalitarizmi, por që ka kohë që është mbështetur prej ledhi. Fitorja e tij në zgjedhjet e fundit nuk i dha atij atë shumicë absolute e ai ishte i detyruar ta siguronte atë duke marrë hua edhe nga të tjera forca politike të cilat, jashtë përgjegjësive morale që të jep qeverisja, kanë sjellë pështjellime më tepër se sa kanë qënë faktor politik në qeverisje e vendimmarrje. Dhe ai e di mirë këtë. Një dorëheqje e tij në atë kohë, kur ky proces u ravijëzua aq qartë, do t’i kishte dhënë të tjera ngjyrime politikës, por frika e tij për t’u përballur me elektoratin e detyroi atë që të shtyjë një mandat me ushkur të zgjidhur. Ndoka, Lesi, Dule, Xhuveli, Mediu kanë ditur të menaxhojnë mirë projektet e tyre, por që koston tani e paguan Partia Demokratike e së pari Berisha. Ata kanë monopolizuar në rastin më të keq gjithë dikasteret e tyre duke i bërë hysmet vetëm interesave personale a ato të kreditimit politik të partisë së tyre, pa menduar asnjëherë për punën në ekip që lartëson vlerën e një qeverisjeje efikase. Drejtor i uzinës së armatimit në Poliçan qënka një agronom vetëm sepse ai është i Partisë Republikane!!!Ndoka kërkon demokristianë atje ku ka vetëm myslymanë të pastër… Raste të tilla ka me qindra dhe kryeministri në këto kushte duket i dorëzuar dhe krejt i pafuqishëm. Vetëm një dorëheqje e shpëton nga ky makth të cilin po ia shtrëngon rreth vetes edhe ngjarja e fundit në Gërdec, ku asnjë rrethanë nuk është lehtësuese për të e Ministrin e Mbrojtjes. Ngjarjet e fundit kanë çuar në kuota minimale qeverisjen e P.D.-së pa i dhënë mundësi për një ringritje për të kapur objektivat e pretenduara. Gërdeci ishte një autogol i qeverisë, një autogol që nuk i jep asaj të drejtën të rifillojë lojën politike nga qendra. Gërdeci i la dopjo gjashtën në dorë Partisë Demoratike e cila tani ngushëllohet e krenohet duke menaxhuar fushatën post-mortum. Koha prej një viti e gjysmë qeverisje, kohë kjo e mjaftueshme për të parë edhe strumbullarin rreth të cilit do të ndërtohej politika qeverisëse ka kaluar. Kaluan tri vjet qeverisje, por ato dëshmuan në mënyrë permanente se Shqipëria nuk mund të eci dot pa kriza! Historia qeverisëse në këto vite, dëshmoi se problemet që janë bartur nga koha në kohë kanë sjellë kriza të njëpasnjëshme, duke e lënë Shqipërinë në të njëjtat kuota, çka po tregon se konceptet teknike, administrative ecin në të njëjtin shtrat që ecnin edhe në qeverisjen e mëparshme, edhe pse qeverisja e re, ka punuar për t’u mbushë mendjen qytetarëve se gjithçka nuk do të jetë si më parë, duke paraqitur platforma të reja e duke sjellë në krye të tyre stafe të rinj, profesorë, doktorë; të diplomuar në perëndim, por që për fatin e keq nuk është vënë re ai ndryshim për të cilat u bë aq bujë. Çdo vit po precipiton në fundin e tij të gjitha prapësitë e qeverisjeve, diletantizmin euforik, pedantizmin butaforik, paaftësinë në menaxhimin e mundësive që të jep pushteti, duke u lënë terren zgjedhjeve aty për aty, e që tani pas 17 vjetësh, populli ynë po sheh e po ndien efektet e një politikbërjeje të tillë. Edhe shqiptari më pak i vëmendshëm ndaj politikës që është ndjekur në Shqipëri, nuk ka harruar butaforizmin me të cilën politikanët tanë dalin para elektoratit duke shpallur atë e këtë prioritet të qeverisë e më tepër, kur në krye është x ministër a deputet që para emrit ka një varg epitetesh si prof. doc. as... laureuar, diplomuar... Dhe dhjetra syresh kanë qenë në krye të ministrive, madje edhe kryeministra. Profesorët tanë të nderuar të cilët japin leksione edhe në Harward, por që ekonomia e shtetit shqiptar nuk do të ishte më keq sikur ajo të ishte drejtuar nga një ekonomist kooperative mbaruar në Kamëz, me kohë të pjesshme. Së shumti, qeverisja e P.D.-së gjithnjë është qarë se erdhi në një tokë të djegur nga ai që iku, duke treguar me gisht paraardhësin si shkaktarin kryesor të kësaj gjëndjeje, ndërsa ata vetë, erdhën për të bërë ndryshimet e bujshme e aq të pritshme; për të zgjidhur krizat, të cilat do të bëjnë të mundur të futin ekonominë në atë rrugë që do të pakësonte familjet që kanë në rrezik edhe bukën e gojës. Por pamundësia e qeverive tona për të futur në rrugën e zgjidhjes qoftë edhe një problem kombëtar (përsëritja i ka kthyer ato në kriza), po dëshmon për një universalizëm të krizave në Shqipëri. Për sa strategji kombëtare ka folur kryeministri?! Por vitet njëri pas tjetrit treguan se drejtuesit e punëve tona u kanë dhënë problemeve të tyre trajtimin elektoral: a i shërben ky investim publik, kapitalit tim politik në zgjedhjet e ardhshme?! Të mendosh kështu do të thotë të ndjekësh po ato praktika si paraardhësi yt, s’ke mundur dot të sjellësh risi të reja për të cilat ti edhe je thirrur aty. Por qenka e vështirë të përmbysësh koncepte edhe pse mund të jesh profesor e mund ta dish mirë se ajo që po bën është e gabuar. Kjo do të thotë se duke përmbysur edhe mësime universale e koncepte strategjike, je bërë vegël e politikës. Ti je thirrur aty të thuash e të dëshmosh diçka që do t’i vlejë jo partisë tënde, por popullit tënd që ka 17 vjet dhe nuk po del dot në atë rrugë për të cilën edhe ti ke inspiruar aq shumë. Vërtet kuotat e arritura në politikën e jashtme të Shqipërisë janë të mira; ajo ka orientimin e duhur të paqortueshëm duke u bërë faktor stabiliteti në rajon, por përballja e saj me objektivat e premtuara e nxjerr zbuluar në shumë prej tyre. Korrupsioni në mjekësi është evident edhe pse aty erdhi Ndoka!, korrupsioni në K.E.SH. po u zë frymën shqiptarëve edhe pse iku një drejtor pasi vodhi ai e di sa, korrupsionin në drejtësi e dinë vetëm ata që përballen me të, korrupsioni me pronat po i lë lakuriq shqiptarët e po mbush burgjet me të zgjedhurit vendorë e kjo listë e gjatë hallesh po ua bën jetën shqiptarëve gjithnjë e më të varfër e më të pasigurt. Kjo është Shqipëria jonë ,“e sëmura e Adriatikut”!

Friday, March 28, 2008

NYTimes: Berisha dhe i biri, pas armëve

Familja Mafioze "Berisha"

Misteri Thomet, selia e "Evdin" në Qipro, një klub nate. Drejtori: Unë vetëm regjistrova kompaninë, kundrejt pagesës.

Biznesi ndërkombëtar i armëve vepron pjesërisht në dritë, e pjesërisht në hije. Ai është i mbushur me kompani guaska me jetë të shkurtër, ndërmjetës dhe korruptim zyrtarësh. Gjatë viteve, qeveritë janë përpjekur që të rregullojnë atë nga afër, por me sukses të kufizuar.

Teksa Diveroli nisi të përmbushë kërkesat e mëdha të ushtrisë, ai po hynte në botën e errësirës dhe në intervistën e tij të shkurtër, ai tregoi se ishte në dijeni që korrupsioni mund të ndërhynte në marrëveshjet e tij në Shqipëri. "Çfarë ndodh në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes? Kush është i pastër, e kush është i pisët? Ju mund të dini rreth kësaj",- ka thënë ai. Nga mënyra se si biznesi i AEY ishte strukturuar, Diveroli, të paktën zyrtarisht, nuk bëri marrëveshje direkt me zyrtarët shqiptarë. Në të vërtetë, një kompani ndërmjetëse e regjistruar në Qipro, EVDIN LTD, bleu municionet dhe ia shiti kompanisë së tij. Paketuesi lokal i përfshirë në marrëveshje, Kosta Trebicka, tha se ai dyshonte që qëllimi i EVDIN ishte kalimi i parave tek zyrtarët shqiptarë.

"Blerja ishte një skemë. Shqipëria shiti municionet tek EVDIN me një çmimi 22 dollarë për një mijë fishekë. EVDIN i shiti ato tek AEY për shumë më tepër. Diferenca, dyshoj se është ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, përfshirë Pinarin, kreun e agjencisë së eksportit të armëve dhe kreun e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu",- ka thënë Trebicka. (Zoti Mediu ka dhënë dorëheqjen javën e kaluar pas shpërthimit të depove të municionit. Zoti Pinari u arrestua).


Efraim Diveroli, presidenti 22 vjecar i firmes qe bleu arme ne Shqiperi, dhe David M Packouz, 25-vjec, zv/presidenti i AEY
Qeveria shqiptare ka qenë tepër e egërsuar nga pohimet e Kosta Trebickës. Sali Berisha, kryeministri, Mediu dhe Pinari mohuan përfshirjen e tyre në këtë çështje. Por Trebicka tha se pasi paraqiti shqetësimet e tij rreth EVDIN në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij u nxorr jashtë kontratës së ripaketimit. Më 11 qershor 2007, zoti Trebicka dhe Diveroli kryen një bisedë telefonike rreth problemeve të kryerjes së biznesit në Shqipëri. Trebicka arriti që të regjistrojë bisedën dhe më vonë ia dorëzoi klipet audio hetuesve amerikanë. Sipas tij, biseda tregon se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit dhe marrëveshjeve të saj në Shqipëri dhe se Heinrich Thomet, një tregtar armësh zviceran, fshihej pas EVDIN. Në regjistrimet, të cilat Trebicka ia ka dhënë "The Times", zoti Diveroli sugjeron që Thomet, i quajtur Henri, po vepronte si ndërmjetës. "Pinari ka nevojë për një djalë si Henri në mes që të kujdeset për të dhe njerëzit e tij, por kjo nuk është puna ime. Nuk dua të di për biznesin e tij. Unë dua të di për biznesin e ligjshëm",- ka thënë Diveroli. Ai ka rekomanduar që zoti Trebicka të përpiqet për kontratën, duke dërguar "një nga vajzat e tij" që të bëjë seks me Pinarin. Ai ka sugjeruar se edhe paratë mund ta ndihmonin. "Le ta bëjmë atë të lumtur, ndoshta ai të jep ty një shans tjetër. Nëse merr 20 mijë dollarë nga ty...",- ka thënë Diveroli. Dhe në fund, Diveroli duket i pikëlluar për biznesin e tij me Shqipërinë. "Ka shkuar shumë lart, tek kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund të luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit",- ka thënë Diveroli. Në shkëmbimet e emaileve, z. Thomet ka mohur një rol zyrtar në kompaninë Evdin. Përfshirja e tij në marrëveshjen me Shqipërinë, tha ai, ka qenë në prezantimin e zotit Diveroli me partnerët potencialë dhe zyrtarë. Bogdan Choopryna, manaxheri i përgjithshëm i Evdin, gjithashtu tha se thëniet e zotit Diveroli nuk janë të vërteta. "Ne dëgjuam fjalët e z Diveroli dhe kështu unë jam i përgjegjshëm për çfarë ai ka thënë?", -tha ai.

Mosmarrëveshjet për rolin e Evdin dhe kush është përfituesi në këtë histori mbeten të pazgjidhura publikisht. Evdin është përfshirë në këtë marrëveshje më 25 shtator, 2006 – një javë pasi Z. Diveroli nënshkroi një kontratë për në Afganistan, bazuar në regjistrin qipriot. Kompania është e regjistruar me zyrë në Larnaca, Qipro dhe drejtori i pëgjithshëm i saj është Pambos Fellas.

Nga një vizitë e bërë nga një reporter në adresën e gjetur në një një regjistër biznesesh u konstatua se adresa ishte vetëm një klub nate. Evdin nuk kishte zyrë dhe staf atje. Gjithashtu, zoti Fellas, që ishte në brendësi, tha që nuk ishte ai drejtori i përgjithshëm i Evdin, por një drejtor i komanduar dhe roli i tij ishte vetëm që të regjistronte kompaninë. Sipas vetë thënieve të tij, ai kishte regjistruar me mijëra kompani të tilla për një pagesë, ndërsa nuk dinte asgjë për biznesin e kompanisë Evdin.


Disa të dhëna të kthejnë pas në Zvicër. Z Pinari në fillim i tha dy reporterëve se ai punoi me Evdin nëpërmjet Zotit Thomet. ( pasi një reporter ia tha Z Thomet këtë, Z Pinari ndryshoi historinë e tij, duke i referuar Z Fellas dhe zyrën e Evdin në Qipro).Z Diveroli gjithashtu tha se kompania Qipriote po drejtohej nga një individ zviceran. Z Thomet është akuzuar në të shkuarën nga grupe private, përfshirë këtu edhe Amnesty International, për shkak të trafikimit ilegal të armëve nën emra të firmave fantazmë. Aktivitet e tij kanë qenë të arkivuara gjithashtu në Uashington, ku z Bernatik dhe Evdin janë në listën e kompanive që janë nën vëzhgim, përsa i përket Kontrollit të Tregtisë së Armëve, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

Z Thomet tha se pretendimet për përfshirje të tij në trafikun ilegal të armëve kanë ardhur për shkak të "deklaratave false të konkuretëve të tij të mëparshëm". Hugh Griffiths, manaxher operacionesh në Arms Transfer Profile Initiative, një organizatë private ku zbulohen trafigjet e paligjshme të armëve, e ka përshkruar Z Thomet si një ndërmjetës në kontratat për blerje armësh në ish- Bllokun Lindor. Sipas deklaratave të z Griffiths, afërsia e tij me shitjet e AEY ngre pikëpyetjet nëse Pentagoni ishte duke e bërë këtë biznes në emër të tij. "Thënë shumë thjesht, shumë nga njerëzit e përfshirë në kontrabandën e armëve në Afrikë janë të njëjtët që janë përfshirë edhe në marrëveshjet me Pentagonin, si në dërgesat e AEY në Afganistan dhe Irak",- tha ai. Pas pezullimit të urdhëruar të mërkurën, Ushtria planifikon të vazhdojë të pranojë armatim, siç kishte urdhëruar më parë kompaninë AEY. Në 21 Mars, ajo ka urdhëruar 155 milionë dollarë municione, referuar Komandës Qendrore të Ushtrisë.Në Afganistan, oficerët Amerikanë të municioneve po kontrollojnë të gjithë armatimin e armëve të lehta që u ka shitur atyre AEY. Shitja përfundimtare, që ka mbërritur në ambalazhim të drunjtë, kohët e fundit ka në përbërje shumë armatime me probleme, referuar thënieve të tre oficerëve të kontrollit. Autoriteti kontraktues, Rock Island Arsenal tha se është duke bashkëpunuar me hetues, që kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin.

Dhe në Miami Beach, përpara se të ndodhte pezullimi, AEY kishte humbur anëtarët e stafit. Michael Diveroli, krijuesi i kompanisë i tha një reporteri se për një kohë të gjatë ai nuk kishte pasur më lidhje me kompaninë. Z Packouz, që kishte qenë zëvendës president i AEY dhe Levi Meyer, 25, që ishte regjistruar si menaxher i përgjithshëm kishin lënë gjithashtu kompaninë. Zoti Meyer deklaroi për NYT se: "nuk jam përfshirë në këtë rrëmujë". 



 

Ushtria US: Municioni nuk u testua, pasi Afganistani nuk vendosi kritere. 90% e armëve në Shqipëri, mbi 40-vjeçare


Diveroli bleu 104 mln fishekë, aq sa projekti i SHBA për asgjësim




Sipas ligjit, që të pranohej kompania, duhej të ishte një "kontraktor i përgjegjshëm" dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze. Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, 'Banc of America Investment Services' në Miami lëshoi për Z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para 'cash' të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95 dollarë. AEY e fitoi kontratën në janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: "Oferta e AEY ishte më e mira për qeverinë". Blerjet e armatimeve në Bllokun Lindor, si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë mbajtur sekret. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, me çfarë çmimi dhe sasie. Por faktet e dhëna nga një zyrtar hedhin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Evropë. Raporti tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Ceke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë. Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit. Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me AEY-në,nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve.

NYTimes implikon Familjen e Sali Berishes ne Trafik Armesh
Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin. Standardet janë të ndara sipas armatimeve pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit – lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj – përshpejtojnë ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të sigurta. Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij dhe testi regjistrohet. Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10- vjeçare, sipas Peter Courney –Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s. Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim.


Por kur Ushtria Amerikane (Army) firmosi kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s, as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë 'të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim". Se çfarë do të thotë kjo, nuk mund të përcaktohet. Një zyrtar në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë. "Nuk është kërkuar asnjë testim dhe nuk ka limit vjetërsie" – tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. "Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion"-tha ai . Kur blihej ky municion, zoti Hutchison tha se Ushtria kufizohej nga standardet që vendoste "klienti"- dmth njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe sipas tij, "klienti" nuk kishte vënë as kritere vjetërsie, as testimi për municionin. Me këto standarde të paqarta në dorë, AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon t'i bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasira të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970. "Cilësia e rezervave të armatimeve ndryshon shumë",- tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40- vjeçare. "Nëse do të kërkohej një raport unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit" – tha ai.


Shpërthimi në Gërdec


Kjo firmë e vogël amerikane, e cila u fut në këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depoja shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi. Para se kontraktorët e Ushtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit 2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2,000 ton municione shqiptare, sipas Departamentit amerikan të Shtetit. Një program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 ton municion të vjetruar. SHBA kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, që janë ekzaktësisht aq municione sa AEY bleu nga Shqipëria. Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishkëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për t'i asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit në kohën e shitjes. Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni, sipas listës së paketimit daton në vitin 1960. Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtarak të paketimit që mbron municionet nga lagështira dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.


Kontrata me Çekinë




Teksa pakot e municioneve në Shqipëri po bëheshin gati për t'u nisur drejt Afganistanit, Diveroli nisi të kërkojë municione në Republikën Çeke që të përmbushte porosinë e Ministrisë së Brendshme irakiane. Në maj të vitit 2007, sipas dy zyrtarëve amerikanë, qeveria çeke kontaktoi ambasadën amerikane në Pragë me shqetësimin se AEY po blinte nëntë milionë pako fishekësh përmes Petr Bernatik, një shtetasi çek, i cili ishte akuzuar nga zyrtarët e vendit të tij për trafik ilegal armësh. Akuzat përfshinin nisjen e raketave antitank në kundërshtim me embargon ndërkombëtare në Kongo dhe dërgim ilegal armësh nga Sllovakia. Petr Bernatik ka mohuar publikisht të dyja akuzat, por ato ishin mjaftueshëm të besueshme në Uashington që ai të vendosej në listën e të dyshuarve. Kjo e dhënë është marrë nga një zyrtar amerikan. Lista, e krijuar nga Departamenti i Shtetit, përdoret për të parandaluar shitësit amerikanë që të krijojnë marrëveshje me shitës të dyshimtë në biznesin e tyre dhe për të parandaluar kompanitë e ligjshme të shitjes së armëve nga pasurimi me atë në tregjeve të zeza. AEY nuk është përfshirë asnjëherë në këtë listë. Por qeveria çeke, e cila kishte mundësi të verifikonte shitjen, i kërkoi ambasadës amerikane nëse donte apo jo që zoti Bernatik, të përfshihej në marrëveshjen me AEY. Kjo e dhënë është marrë nga dy zyrtarët amerikanë, të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë për shkak se nuk janë të autorizuar që të bëjnë publike përmbajtjen e diskutimeve diplomatike. "Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën që të bllokojnë transaksionin, sepse pajisja e Irakut me armatime ishte në interes të SHBA-së dhe sepse zoti Bernatik ishte akuzuar, por jo dënuar",- tha një nga zyrtarët amerikanë. Më shtatë maj 2007, qeveria çeke lëshoi një licencë eksporti. Bernatik, në një intervistë telefonike tha se ai organizoi nisjen e shtatë avionëve në Irak për llogari të AEY gjatë atij viti. "Ne patëm një bashkëpunim normal biznesi",- tha ai.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


E kaluara plot hije e biznesmenit 22-vjeçar, Efraim Diveroli që shiti në Afganistan municionet shqiptare jashtë standardit


Diveroli la rehabilitimin për kontratën 300 mln dollarë




Një djalosh i ri 25- vjeçar, David M. Packouz është zv/president në kompaninë AEY dhe është licencuar si masazhist.. Në muajin janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuara nga municionet e pasigurta që sillte për ta AEY, kanë kontaktuar 'Army's Rock Island Arsenal", në Illinois dhe kërkuan përfundimin e kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në 'Army Sustainment Command,' pasi u takuan me përfaqësues të AEY në fund të shkurtit thanë se u kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që shkonin në Afganistan, për shkak të standardit të ulët që ato kishin. Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milionë fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson nga departamenti i sigurisë tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. "Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ky municion u soll këtu" – tha kolonel Johnson. Shumë zyrtarë pohuan se problemi mund të ishte shmangur, nëse Ushtria amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktorin. Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e AEY-së, që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta e një miliard dollarëve.... Zoti Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit. Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonimë për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-tat dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare. "Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen: Si ia kanë arritur të futen në këtë biznes?",- tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.



Një kompani ambicioze


Kryengritjet e rebelëve afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006 dhe njësia amerikane që trajnon dhe mbështet forcat afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e Logjistikës së Ushtrisë. Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotgani, murtaje, tankesh e shumë të tjera. Si fillim, forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë. AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për t'u futur në këtë biznes, në fund të shtatorit 2006 dhe pikërisht në fund të afatit kohor të vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY. Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve. I riu Diveroli, me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, "Botach Tactical", e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë dhe që ishte në pronësinë e dajës së tij, Bar- Kochba Botach. Z. Diveroli ndërpreu intervistën, kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në një intervistë telefonike tha se të dy, si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete. "Ata më lanë dhe morën tek kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi", – tha ai. "Ata sigurisht që thanë: pse duhet të punojmë për Botach, kur mund ta bëjmë vetë këtë punë". Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane. Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2005, kur zoti Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, bomba, bateri për makinat X-Ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.


Reputacioni i AEY


Koloneli i moshuar, Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42 –vjeçar që furnizonte AEY në Afganistan. Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë. Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë në kontratën e Bagdatit thanë se AEY krijoi menjëherë një reputacion të keq. "Ata nuk ishin të besueshëm dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm"- tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.

Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtje nga ai në "Dade Country Circuit Court". Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrëdhëniet e saj me Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese. Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. "Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë". Herë të tjera, sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare". Gruaja ka deklaruar në gjykatë se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia. Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. "Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim" – shkruajti ai në gjyqin e datës 8 dhjetor, 2005. "Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin, pasi unë jam i licencuar nga mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç'është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe pajisje luftarake".


Kontrata për Afganistanin


Vështirësitë eDiverolit filluan kur AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë. Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë se e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë. Dëshmitarët kanë thënë në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë. Në datën 21 dhjetor, 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinë e tij, pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojen e parkingut. Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi t'i jepte Z. Diveroli çelësat e tij dhe Diveroli hyri në garazh për t'i marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se Diveroli dhe Packouz kanë qëlluar mbi rojen; policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij. Kur policia kërkoi Diverolin, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minorene. Ditëlindja e tij ishte një ditë më parë. "Mua nuk më duhet më kjo patentë" – tha ai në polici. "Tani jam 21 vjeç". Zoti Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe falsifikim dokumentesh. Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anulohej. (Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, Z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në Maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi). Një i afërm pagoi për Diverolin 1000 dollarë si garanci, pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit po konkretizohej.


------------------------------------------------------------------------


 NYTIMES/ Investigimi i gazetës prestigjoze për kontratën e kompanisë amerikane me Shqipërinë për armët në Kabul


Pentagoni bllokon kontratën me AEY


Biznesi i armëve në Shqipëri i kompanisë që lulëzoi pas vendimit të SHBA për të furnizuar Irakun dhe Afganistanin.

Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria e Afganistanit u bë e varur nga ushtria amerikane dhe mbështetja u ofrua më shumë në luftën kundër Al- Qaedas dhe Talebanëve. Por për të armatosur forcat afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar. Me një kontratë nga SHBA, që vlente 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar me një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë. Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e "Neë York Times", ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë amerikanë dhe afganë. Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist dhe është konsideruar i pasigurt dhe i pavlefshëm nga Departamenti amerikan i shtetit dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshëm për jetën e njerëzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë. Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve. Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan.



Kontrata në Shqipëri


Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është regjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri. Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga 'The Times', Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar, duke thënë se armët ishin hungareze dhe jo kineze. Zoti Diveroli, i kontaktuar me telefon në një intervistë tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje. Por problemet me municionin ishin evidente në vende si Naëa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë, duke u zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966. "Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar" – tha koloneli Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. "Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm dhe shumë më pak i sigurtë",-tha ai.



AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it dhe strategjisë së tij së luftës. Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumenta konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se "ushtria", nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar në mënyrë të paqartë dhe me pak kufizime. Pas pezullimit të punës, AEY është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme. Zoti Diveroli, në një intervistë të shkurtër telefonike hodhi poshtë zërat për mashtrime: "Unë e di që kompania ime bën çdo gjë shumë mirë"- tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. "AEY është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet" – tha ai. Pyetjet në drejtim të tij, ai ia dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: "Ndërkohë që AEY po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për t'u ulur në diskutime për detaje". Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë AEY, as Diveroli dhe as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e tij me Ushtrinë e USA. Por atij mund t'i lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë. Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.


28 Mars 2008

Saturday, March 22, 2008

6 arsye pse presidenti duhet të kërkojë arrestimin e Berishës


Ngjarja e rëndë e Gërdecit, precipitoi me një krim tipik kriminal në llojin e vet, nisur nga motive financiare, të grupeve të pista të interesave mafioze, të cilat ishin dhe mbeten të lidhura me fijet e njerëzve të lartë të pushtetit aktual që drejtohet dhunshëm dhe pa asnjë përgjegjësi, nga shefi i këtij pushteti banditesk, Sali Berisha. Tragjedia është “arritje” e qeverisë aktuale të “duarve të pastra”, ata që drejtojnë dhe menaxhojnë “qeverinë shpk”, të komanduar nga (S)ali Baba, nga ministri i i tij i përkëdhelur Fatmir Mediu, nga ministri i tij i piramidave,Ridvan Bode dhe nga lukunia e hajdutëve të këtij pushteti. Kryeministri i këtij vendi, Saliu i vitit 1997, duket se nuk ka zënë mend nga tragjeditë e krijuara prej qeverisjeve dhe opozitave të tij, përgjatë 17 vjetëve. Këtë marrëzi të tij të radhës, që nuk ka lidhje fatkeqësie me familjen Berisha, por direkt me shoqërinë shqiptare, duket dhe mendojmë, se ka ardhur momenti që ta “kryqëzojë” shteti. Rrugë tjetër nuk ka. Dhe këtë rrugë, të dobishme për shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga ky individ megaloman, demagog, mashtrues dhe ushtrues dhune sistematike gjatë drejtimit të pushtetit dhe opozitës, ka detyrimin kushtetues, që ta ta “bllokoj” Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, duke i vënë “byzylykët” këtij aventurieri lodhës për shqiptarët, që njeh si të vetmen normë publike, qeverisjen sipas “kodit zakonor bajraktar”, duke shpërfillur institucionet e shtetit, të pushtetit dhe ligjvënien. Nuk e dimë nëse kreu i shtetit Topi do të përmbush këtë detyrim kushtetues, si president i republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si kryetar i këshillit të Lartë të Drejtësisë, por dimë faktin, që ish-shefi i tij politik Sali Berisha duhet të përgjigjet përballë ligjit. Edhe pse ai ka krijuar shumë drama njerëzore dhe ekonomike për këtë vend e për këtë popull, nuk ka dhënë asnjehërë llogari, as në mënyrë protokollare e jo më ligjore. Tashmë gjendemi në një moment, që jo vetëm xhepistët e autobusëve të linjës “kombinat-Kinostudio”, por dhe zyrtarët dhe politikanët e lartë të vendit, duhet të gjenden përballë ndëshkimit të ligjit, pa asnjë tolerancë. Sepse, gjendemi në mënyrë të shfrenuar, përballë aferave korruptive, interesave financiare dhe poseduesve e firmave të armëve, të rrugëve, të shkollave, të spitaleve etj., që Berisha i ka bërë “kumbarë” në aktivitetin e tij dhe të familjes së tij, për të përfituar sa më shumë miliona dollarë. Rasti konkret, kur presidenti i Republikës duhet të ndërhynte fuqishëm është shpërthimi dhe humbja e jetëve të qindra punonjësve, që rropateshin brenda fabrikës vrasëse për një copë bukë. Normalisht, ne shqiptarët jemi mësuar me tragjedi të rënda deri të këtij lloji, shkak i të cilave është vetëm qeveria e Berishës. Por nuk ka patur asnjëherë rezultat konkret, përkundrazi, ka patur vetëm fjalë boshe që dalin nga zyrat e pushtetit dhe “avullojnë” shumë shpejt. Kështu po ndodh realisht këto ditë, pas tragjedisë së Gërdecit, ku nuk dihet, se sa jetë njerëzish janë zhdukur. Kryeministri shqiptar Sali Berisha, njeriu i cili mendon, se ka nën kontroll këtë vend dhe që po konfirmohet, se po e përdor si sulltanat të tij, vazhdon të jetë pjesë e shkaktimit dhe mbulimit të krimit të ndodhur në Gërdec. Në fakt, përballë këtij realiteti, që denoncon “dorën” e Berishës brenda skandalit dhe këtij krimi të rëndë, që tronditi dhe mbarë botën, kryeministri duhej të jepte dorëheqjen e padiskutueshme. Ai nuk po e bënë këtë akt të fundit që i ka mbetur, për t’ua servirur shqiptarëve të lodhur prej tij dhe politikave të tij dështake e të qëllimshme, për të mbajtur peng politikën. Berisha deklaroi, se nuk dinte asgjë në lidhje me katastrofën ushtarake të Gërdecit. Kjo është absurde. Si është e mundur, që kryeministri i një vendi, nuk di se çfarë bëhet me ushtrinë e tij? Si është e mundur, që kryeministri i një vendi, të ketë të implikuar të birin, në afera të tilla, me pasojë krimin njerëzor dhe të hiqet sikur nuk di asgjë?! Këtyre pyetjeve duhet t’u jap përgjigje emergjente, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, qëndrimi i të cilit, nuk duhet të jetë shpërfillës. Presidenti duhet të jap urdhër, për arrestimin urgjent, të kryeministrit Sali Berisha, për 6 arsye madhore:
1. Berisha ka lejuar, që nën qeverisjen e tij, të bëhet trafik armësh dhe kjo është e konfirmuar nga faktet e denoncuara publikisht.
2. Berisha, për shkak të këtij trafiku armësh edhe duke prishur embargo ushtarake, ka lejuar, që ky trafik të bëhet shkak për shpërthim municionesh, në një zonë masive të banuar të Tiranës.
3. Berisha,vazhdon të mbulojë krimin, duke mohuar dijeninë për ekzistencën e një qendre të tillë trafiku, të asgjësim-tregtimit të municioneve.
4. Berisha, për shkak të lidhjeve me këtë biznes të pisët dhe me rrjetin e mafies së tij, ka lejuar që në Aeroportin Civil “Nënë Tereza”, ky rrjet, në kundërshtim me ligjin, të transportoj materiale ushtarake kontrabandë, me cilësimin “Trafiqe të rënda”.
5. Berisha ka fshehur në seancën parlamentare, lidhjet e djalit të tij, me rrjetin mafioz të trafikut të armëve dhe municioneve.
6. Berisha, për shkak të lejimit të këtij trafiku, ka shkaktuar afro 130 viktima në njerëz (deri tani 21 të deklaruar) dhe dëmtimin e afro 3000 shtëpive dhe bizneseve, si dhe ka lënë gjendje, 25 kilometër katrorë zonë të militarizuar me predha.


Sali Berisha, në pranga për krimin shtetëror të Gërdecit




Nga Spartak BRAHO - Ngjarja e rëndë e Gërdecit, vrasja me dashje e mbi 20 qytetarëve ,plagosja e qindra të tjerëve dhe dëmi qindra milion euro, tentativat për t’ju fshehur krimit ,manipuluar apo zhdukja e provave dhe kërcënimet ndaj medias dhe protestuesve ne Vorë janë flagrante.
Falë medias dhe strukturave të tjera po zbulohen çdo ditë fakte e prova të reja.
Tre arrestimet e atyre që vetëm hapin ciklin kriminal të biznesit vrasës, apo I bishtave të kartelit mafioz që përgatiti, realizoi këtë tragjedi kombëtare, nga Prokuroria deri tani janë qesharake.Janë të pamjaftueshme edhe “ftesat” për të thirrur FBI-në në ndihmë të hetimit nga zonja Prokurore e Përgjithshme. FBI-ja, CIA, Pentagoni Qeveria amerikane apo ambasada kanë kohë dhe tashmë janë shprehur se do veprojnë, pasi s’kanë më durim të shikojnë “marifetet”e kartelit kriminal të tregtisë së armëve me në krye Sali Berishën.
Çështja është pse nuk veprojnë me shpejtësi, por edhe me kujdes organet tona të gjurmim-hetimit, kur krimi i rëndë dhe pasojat janë flagrante, kur dihen edhe autorët?
Tashmë kemi parë të dorëzuar vetëm Ministrin e Mbrojtjes i cili e ka kuptuar situatën në të cilën ndodhet. Ai e kuptoi se edhe Kryeministri e “shiti”,por ndërkohë hierarkët e lartë të ushtrisë janë “zhdukur”!! Ushtria, mbrojtja dhe siguria e vendit, armatosja apo çarmatosja, militarizimi apo çmilitarizimi dhe të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këtë kuadër e në këtë funksion janë monopol i vetëm i shtetit, ku Presidenti si komandant i përgjithshëm, dhe Kryeministri si i ngarkuar direkt me drejtimin e tyre, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes (citoj nenin 169/1 të kushtetutës)- kanë për detyrë të monitorojnë çdo gjë në fushën e Mbrojtjes. Shit-blerja,tregtimi,marrëveshjet, transaksionet, lëvizjet, vendosja, zhvendosja, ruajtja, përqendrimi,apo mënyra e përdorimit,të armëve dhe municioneve pra krejt inventari i kësaj pasurie shtetërore,apo më tepër edhe një proces i rrezikshëm si ai i demolimit të armatimit, janë procese që zhvillohen siç i ka parashikuar ligji, nën ndjekjen dhe kontrollin e strukturave shtetërore të ushtrisë.
Por çfarë ka ndodhur me qeverinë shqiptare? Berisha justifikohet se Qeveria e tij nxori për ketë qëllim një Vendim në 15/03/2008 ku Qeveria kishte parashikuar këto rregulla. Por kush e kontrolloi zbatimin e tij?Ajo tërë këto funksione ja la në dorë një apo disa kompanive private të dyshimta dhe mafioze.
Qëllimi?!-realizimi i një afere korruptive shit-blerje armësh apo skrapi.
Pasojat?!-Tragjike në aspektin e humbjeve materiale e njerëzore, por tragjike edhe në aspektin politik e moral.
Një aradhë e tërë shtetarësh, politikanësh, zyrtarësh, partish me në krye Sali Berishën Kryeministër më e pakta janë përzier direkt apo me mosveprime në këtë krim shtetëror, pasi mafia është bërë ortake me qeverinë dhe në rastin konkret i është imponuar asaj.
Deri tani, në daljet publike si edhe në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha dhe Mediu kanë pranuar atë pjesë të krimit që lidhet me mos veprimin, me neglizhencën, me formën e padijenisë etj. Qofte edhe kaq, asnjë shtetar serioz nuk mund te justifikohet se nuk njeh Kushtetutën, se nuk njeh ligjet, se nuk njeh urdhrat apo udhëzimet, se “ ja kane fajin te tjerët , paraardhësit” etj. Një kryeministri serioz nuk i lejohet te shkele kushtetutën nga pakujdesia, se nuk i njeh atë dhe ligjet. Ne çdo rast, me dashje apo pakujdesia, kur ai i shkel ato, shpërdoron detyrën, pasi nuk ka ushtruar funksionet me te cilat është ngarkuar ti kryejë. Qofte edhe për kaq, kur këto shkelje apo shpërdorim te detyrës nuk kane sjelle pasoja, më e padiskutueshme është largimi dhe dorëheqja nga detyra dhe funksionet.
Por ngjarjet e Gërdecit dhe pasojat e renda tragjike që lidhen me to, rrjedhojë e këtyre shkeljeve te renda ne ushtrimin e detyrës dhe funksioneve nuk kalohen me dorëheqje. S’ka imunitet politik apo ligjor qe ti mbroj ato. Po le të vijmë tek akuza që rëndon sot tek Berisha Kryeministër ( themi sot, pasi nuk e dimë çdo dalë nesër). Berisha nuk mund të përgjigjet për ato akuza që ka ngritur prokuroria për Pinarin, Delijorgji etj, “për shkelje të rregullave të trajtimit të municioneve”! Ai përgjigjet dhe duhet të përgjigjet për shkelje të rënde te Kushtetutës, te ligjit “ Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, “ Për forcat e armatosura”, “ Për strategjinë e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare” etj, duke shpërdoruar rëndë detyrën si Kryeministër pasi ato kanë sjelle pasoja të renda tragjike, nder të cilat vrasjet masive te shtetasve, humbjet materiale të pasurisë te tyre dhe të pasurisë shtetërore.
Neni 169/1 i Kushtetutës së Shqipërisë e ngarkon Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të ushtrojë drejtimin direkt te forcave te armatosura, detyrë kjo e deleguar ne kohe paqe për ta nga Presidenti i Republikës.
Neni 102 i Kushtetutës e ngarkon kryeministrin të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave si dhe të kontrollojë çdo hallkë të punës së Ministrave apo të insitucioneve të tëra.
Edhe ligjet funksionale të Këshillit të Ministrave, Forcave të armatosura, të strategjisë ushtarake e ngarkojnë Kryeministrin me detyra specifike në fushën e organizimit dhe kontrollit të veprimtarisë të strukturave ushtarake. Por a i ka zbatuar Berisha këto detyrime kushtetuese dhe ligjore? Prognoza dhe analiza e deri tanishme pa dyshim që thotë jo. Dhe këtë fakt ai e ka pohuar vetë. Çështja është se Berisha është problematik i rrezikshëm nga pikëpamja ligjore, se ai po përpiqet ta shpërndajë përgjegjësinë e krimit dhe pasojat tragjike që rrjedhin prej tij. Se ai po justifikohet me padijeninë dhe paditurinë e tij, me mos funksionimin e strukturave vartëse të tij etj. Apologjia justifikuese e tij fsheh dhe tendencën për të zvogëluar përgjegjësinë e pse jo edhe për të bërë presion e manipuluar provat. Rrethimi policor i Vorës prej një jave dhe presioni ndaj medias dhe njerëzve që protestojnë atje nga deputeti i zonës e njëkohësisht Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Astrit Patozi, e dëshmojnë këtë.
Në këto kushte ( pa dashur të ndikojë në punën e Znj Ina Rama si Kryeprokurore apo Prokurorëve të sapo emëruar që merren me hetimin e ngjarjes ) është e domosdoshme që të sygjerohet që ata të mos merren vetëm me “ çirakët”. Berisha është “Ustai” i madh i tyre. Ai duhet të ulet në gjunjë me duar përpara Prokurorëve për të dhënë llogari. Vetëm ligji do ta pastrojë politikën.
Kohët kanë ndryshuar po ashtu dhe rrethanat. Berishën nuk e shpëton dot tani as ndonjë amnisti e stisur si ajo e vitit 1997 as zemërgjerësia e Nanos e vitit 1998 e as ndonjë “ aleat” që i rreh shpatullat në këto ditë qameti.