Showing posts with label bode. Show all posts
Showing posts with label bode. Show all posts

Thursday, April 12, 2007

Berisha miraton diktaturën fiskale ndaj biznesit

Robin Hood-i shqiptar i quajtur Sali Ram Berisha: "Varferoj te pasurit dhe pasuroj te varferit"

Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën

Tiranë - Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Vetëm me votat e mazhorancës miratohen disa ndryshime ligjore për procedurat tatimore që i heqin mundësinë biznesit të apelojnë një vendim të padrejtë pa paguar më parë gjobat dhe detyrimet. Megjithe kundershtimet e forta te opozites, p/Ligji i diskutuar me debate te forta ne komisionin e ekonomise dhe qe eshte percjelle po me debate te forta edhe nga komuniteti I biznesit eshte miratuar vetem nga te djathtet ne kete komision. Me anë të këtij projektligji, qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën. Një shkelje tjetër në marëdhënien e partneritetin shtet biznes parashikohet me anë të këtyre neneve. Nëse biznesi është i detyruar të paguajë gjobën atëherë ai nuk është i barabartë para palës shtet pasi vendoset me anë të këtij ligji pariteti i të fortit, pra dhunës së shtetit. Njëkohësisht me anë të këtij ligji biznesi demotivohet për të kërkuar të drejtën e tij, duke apeluar një vendim të administratës shtetëtërore e cila thjesht ka si objektiv të vetin mbushjen e arkës së shtetit.

Berisha i heq edhe subvencionin e fundit bujqesise

Tirane - Paketa e re fiskale e qeverisë Berisha miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimi më i rëndësishëm negativ i kësaj pakete fiskale ishte ai që kishte të bënte me heqjen e subvencionit të fundit që të paktën indirekt qeveria i bënte fermerëve dhe prodhuesve. Qeveria Berisha do të mbahet mënd për heqjen e subvencioneve për naftën dhe plehrat kimike për fermerët. I vetmi subvencion që i kishte ngelur bujqësisë ishte ai indirekt. Pra i bëhej prodhuesve rimbursimi për blerjet që ata i bënin fermerëve. Prodhuesit i faturonin produktet me TVSH, e cila i rimbursohej më pasa nga shteti. Ndryshimi i fundit në ligjin për TVSH është heqja e së drejtës së rimbursimit për TVSH për prodhuesit bujqësorë. Bizneset që operojnë në industrinë e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit e bluarjes së grurit, përjashtohen nga deklarimi i TVSH për lëndën e parë që blejnë tek fermerët.

Kundershtohet ulja e akcizes

Tirane - Shoqata e Hidrokarbureve ka kundërshtuar uljen e akcizës për solarin dhe mazutin, rrit abuzimet në dogana. Ndryshimet e miratuara nga ana e Parlamentit në ligjin e akcizave, janë kundërshtuar nga ana e Shoqatës së Hidrokarbureve. "Ne kërkojmë të mos miratohet ulja e akcizës për mazutin dhe solarin, pasi nëse bëhet ulja e kësaj akcize, atëherë për këta artikuj krijohet mundësia e abuzimit lidhur me cilësinë (përzierjes) e tregtimit të karburanteve",- ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Hidrokarbureve. Abuzimi vjen, pasi duke paguar akcizë më të ulët për solarin dhe mazutin, në krahasim me naftën, tregtarët abuzojnë duke i përzierë këto lëndë djegëse, për të rritur fitimet. Fenomeni i rritjes dhe uljes së taksave, përfshi këtu edhe akcizën, është bërë i zakonshëm.

Neni 43 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 43
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
1. Para se të paraqiten për apelim në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat që lidhen me këtë detyrim.
2. Para se të paraqiten për apelim, në shkallët e apelimit për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë çdo gjobë dhe interes, që lidhet me detyrimin tatimor të apeluar.

Neni 43, para ndryshimeve
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
Para se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme, ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit llogariten të gjitha interesat.

Tuesday, April 3, 2007

Rrugëtimi i mbrapshtë i Sali Berishës

Kur ulen malet - ngrihen halet - "Populli"


Lufta ndaj evazionit apo informalitetit nuk mund të zhvillohet me formate e me goditje revolucionare. Askush nuk thotë që media është e pakontrollueshme, por ajo duhet të kontrollohet kur shihet si partnere dhe jo si armike

Përplasja e qeverisë së kryeministrit Sali Berisha me Top Media ka krijuar një klimë aspak pozitive jo vetëm për dy palët që duken hapur që janë në konflikt, por edhe për të gjithë median shqiptare në përgjithësi. Askush nuk është në gjendje të thotë me saktësi se si do të mbarojë e deri ku do të shtrihet ky konflikt, që nga qeveria serviret si luftë kundër informalitetit dhe nga opozita shqiptare dhe media si luftë e hapur ndaj shtypit të pavarur. Ndaj, në të gjithë këtë betejë agresive tatimore, policore e leksikologjike, pyetja më dashamirëse që mund të shtrojë një idhtar i shtetit ligjor është një pyetje fare e thjeshtë: A është kjo një përpjekje e sinqertë për të luftuar të ashtuquajturin evazion fiskal apo informalitetin, apo është në të vërtetë një luftë primitive ndaj medias së pavarur? Edhe po të mbash një llampë elektrike blu në dorë, për të ndriçuar të gjitha skutat e errëta të këtij konflikti, peshorja gjithsesi anon nga pohimi i dytë, madje mund të thuhet me plot gojën se kjo është një përpjekje amatore e qeverisë për të vënë nën këmbët e veta një media, që, për hir të së vërtetës, suksesin dhe shkëlqimin e saj, ndryshe nga disa media të tjera, nuk e ka arritur në sajë të flirteve politike apo përfitimeve nga sjellja politike servile me pushtetin, por thjesht dhe vetëm në sajë të investimeve dhe një pune profesionale. Edhe sikur qeveria të ketë vullnetin pozitiv për të kontrolluar burimin e këtyre investimeve, pikëpyetjet mbarojnë shumë shpejt, vetëm t’i hedhësh një sy një letre me firmë e me vulë nga tatimet, që Top Media ka në dorë, ku nuk kërkohet kontrolli financiar i x apo y kompanie, por shkurt dhe shqip kontrolli financiar i aktiviteteve të një personi me emër e mbiemër. Në fakt, kështu shkresash mund të lëshojë vetëm Prokuroria, e kjo nuk tregon vetëm tendencën por gjithashtu edhe amatorizmin. Dhe amatorizmi nuk fillon e mbaron këtu. Tatimet, pas kontrolleve që në nëntor në kompaninë Top Media, kërkojnë jashtë çdo afati ligjor shtyrjen e kontrolleve. Edhe sikur të supozojmë se Berisha, vërtet ndryshe nga vitet 1992-1997, të ketë ndryshuar raportin e tij me mediat, administrata e tij, dhe në fakt çdo lloj administrate shqiptare, është ende e paaftë të zhdukë informalitetin apo evazionin fiskal sa hap e mbyll sytë në një vend si Shqipëria, që të jemi të sinqertë, dhe vetë liderët shqiptarë dhe vetë ndërkombëtarët e kanë të qartë që pjesa më e madhe e ekonomisë shqiptare është informale. Është fare e lehtë të kapësh një biznesmen shqiptar të çdo fushe, të mos ketë paguar si duhet taksat, siguracionet e punonjësve, etj, e në këtë fushë media shqiptare nuk është pjesa më e errët, ndaj dhe lufta ndaj informalitetit nuk kishte pse të fillonte nga media, nga kjo media, që, edhe pse në disa raste e anuar politikisht, dhe me gjithë mungesën disa herë të profesionalizmit, ka dhënë kontributin më të madh në informimin e njerëzve, ka qenë e hapur për të gjitha ngjyrat, për të gjithë krahët, ka qenë vendimtare në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në denoncimin e korrupsionit, në modelimin e shijeve të shqiptarëve, jo vetëm brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë, për të shkuar deri atje sa në sajë të kësaj medieje, fëmijët kosovarë kanë filluar të flasin shqipen e pastër. Gjithsesi, lufta ndaj evazionit apo informalitetit nuk mund të zhvillohet me formate e me goditje revolucionare, por me një punë të përditshme, që konsiston jo vetëm në vullnetin pozitiv, njohjen e terrenit aktual, por mbi të gjitha lufta ndaj evazionit dhe informalitetit ka efikasitet dhe merr kuptim kur biznesi shihet si partner në prosperitetin e vendit dhe jo si armik. Askush nuk thotë që media është e pakontrollueshme, por ajo duhet të kontrollohet kur shihet si partnere dhe jo si armike. Në këtë peizazh nuk mungojnë dhe zërat naivë se ky sulm i qeverisë është iniciuar thjesht për të arkëtuar disa lekë më shumë në buxhetin e shtetit, por sërish, dhe në rastin konkret shteti, mund të mbledhë psh më shumë lekë në mënyrë konstante nëse vendos në baza të plota psh kompaninë Dixhitalb, sesa thjesht të vërë një apo dy gjoba të majme, të cilat nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do t’i lënë qeverisë edhe për një kohë akoma më të gjatë etiketën e armikut të shtypit.


3 Prill 2007