Showing posts with label krimi berisha. Show all posts
Showing posts with label krimi berisha. Show all posts

Saturday, April 19, 2008

PD drejtohet nga “Saliu i djathtë”, që punon me “dorën e majtë”

Dhuna sistematike e rregjimit kriminal Berishian ndaj shtresave te Pronareve dhe te Perndjekurve Politike


Të gjithë ata që i besuan “përbetimit” antikomunist të Sali Berishës për PD dhe të djathtën shqiptare, tani pas 17 vjetësh që prej asaj dite “tersi”, që atë e vendosën në krye të PD dhe që demokratët e nacionalistët e ndershëm pranuan ta kenë në krye të anti-komunizimit, po shohin tani, madje që në fillim të pushtetit të tij të dytë në 2005, se ky lider politik e qeverisës, nuk paska qenë dhe nuk është “i tyre”, por vazhdues i denjë dhe besnik i ish-klasës së lartë të ish-pushtetit komunist.Tashmë kemi përballë një “Sali të djathtë”, që ka punuar në këto 17 vjet me “dorën e majtë”, duke mbrojtur interesat politike dhe ekonomike të njerëzve të ish-pushtetit dhe të bllokmenëve e byroistëve. Në vitin 1990, ai pranoi të kishte në krahë Skënder Gjinushin, ish-ministrin dhe sekretarin e Parë të Rinisë, njeriun e “atashuar” në lëvizjen studentore nga Ramiz Alia dhe Byroja Politike. Më pas e bëri edhe pjesë kryesore të qeverisjes. Po kështu gjithë “debatikasit” e KQ të Rinisë, të cilët sot janë po pas ose përballë tij gjoja si opozitarë. Sali Berisha e nisi numrin e parë të gazetës RD, me ish-gazetarë të “ZP” dhe me ish-instruktorë të KQ të PPSH. Sali Berisha e vazhdoi pushtetin e tij, me njerëz të penalizuar dhe të inkriminuar? Sali Berisha përfshiu me qëllim shqiptarët, në “rrymën politike të mitingjeve”, duke lejuar që pushtetin ekonomik ta merrnin dhe kontrollonin njerëz të ish-pushtetit komunist. Sali Berisha, nuk u ktheu asnjë copë tokë pronarëve të ligjshëm, duke zbatuar dhe mos abroguar ligjin 7501, të sekuestrimit përfundimtar të pronave, sipas udhëzimit të “Katovicës”. Sali Berisha nuk po u jep asnjë qindarkë dëmshpërblim të përndjekurve politikë, madje nuk ka pranuar të dënojë me rezolutë ligjore e ndërkombëtare krimet e komunizmit. Sali Berisha, po qeveris me bijtë e bllokut, me shefat e hetuesive, me gjyqtarë e hetues, që gjatë komunizmit kanë dhënë dënime të të rënda, të qëllimshme politike. Sali Berisha është përfshirë me veprime dhe mosveprime, në rrjetën e korrupsionit, duke lejuar dhe mbështetur edhe me ligje mundësitë për korrupsion dhe zhvatje të ekonomisë kombëtare.

A ju ka dërguar një letër gazetari i ‘Koha Jonë” Zamir Dule nga Korça, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK, në datën 3 mars 1997 dhe cila është përgjigja juaj?
Sa ish-oficerë dhe policë të SHIK, të viteve 1992-1997 janë punësuar në administratën e lartë shtetërore dhe çfarë misionesh kryejnë?
A keni marrë një protestë nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, për emërimin e Arben Imamit, “gjeneralit të zi grek”, si Drejtor Kabineti? Përse heshti Jozefina Topalli, pas protestës që bëri në Shkodër, në lidhje me këtë emërim?
Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, për të vendosur paqen dhe ku e keni bërë takimin negociues, përpara se të dilnit në ekranet e TV? A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Çorapja”, apo “Korani i Myzeqesë”?
Cilat janë udhëzimet që ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, për të bllokuar procesin e kthimit të pronave dhe mos dhënien e dmëshpërblimit për të përndjekurit politikë?
Cila ishte prapaskena e vërtetë e futjes së ish-ministrit të pushtetit të PS, Lufter Xhuvelit, në kabinetin qeveritar të PD dhe kush ua diktoi këtë?
Në cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinë dhe djemtë e Enver Hoxhës pas daljes nga burgu. A ju keni kërkuar ndjesë dhe përse keni rënë dakort?
A keni bërë marrëveshje me qarqet zyrtare e private greke, për të futur në qeveri PBDNJ dhe cilat janë pikat e paktit mes palëve?
Cili ishte motivi i vërtetë i dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjë skemë që lidhet me emërimin e Lulëzim Bashës në këtë post?
Përse gazeta “RD”, nuk pranon asnjë shkrim për klanin Kapo, për Ramiz Alinë dhe familjen Hoxha?
A e keni materialin që ju ka dorëzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit të figurave të spiunëve Nafiz Bezhani dhe cilët njerëz me pseudonime, keni në kabinetin qeveritar? Po në Kuvend? Po në Kryesinë e PD? Po në Këshillin Kombëtar?
Cilat janë firmat private, të cilat janë udhëzuar prej jush, që të financojnë gazetën “55” dhe “Tema”?
Në sa borde të ndërmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga të dyta e të treta ministrant, deputetët dhe këshilltarët tuaj dhe me cilin ligj?
A keni “dorë” në prishjen e takimit të ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar në Sarandë?
Cila është marrëveshja e fshehtë, bërë privatisht mes jush dhe kreut të PS, Edvin Rama dhe a përfshihet në këtë marrëveshje, heshtja për korrupsionin e tij?
Po afron 10 vjetori i vrasjes së ish-bashkëpunëtorit tuaj më të afërt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasësve të vërtetë, ashtu siç keni deklaruar. Kur do ta veproni?
A është akoma në fuqi, një kontratë me shtetin Grek, për eksport energjie, lidhur që në vitin 1985, në vend të lekëve të të cilës dërgohen mastic dhe pajisje të ndryshme? Përse nuk prishet kjo kontratë dhe sa do të zgjasë?
A ka qënë Anastas Janullatos në Greqi, gjatë vizitës tuaj atje dhe a keni bërë ndonjë takim të veçantë me të?
Përse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar në Himarë dhe përse qeveria, nuk pronocohet kundër këtij diversioni?
Keni deklaruar, se do të hapni dosjet e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, qofshin këta edhe brenda në qeverinë tuaj? Përse nuk po e bëni?
Cfarë keni biseduar në zyrën tuaj në PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atë takim? Po në Greqi jeni takuar me të? Po në SHBA, apo në ndonjë vend tjetër?
A i keni çuar në prokurori dosjet e korrupsionit të ish-pushtetarëve të majtë dhe cila është përgjigja zyrtare, për hapjen e tyre?
Me cilët keni biseduar në rezidencën qeveritare në Durrës, për caktimin e blerësve të kompanisë Alb-Petrol?
A ka lidhje me interesim dhe këmbëngulje të qarqeve jashtë Shqipërisë, rikthimi në PD i Genc Rulit dhe emërimi i tij, në postin e minisitrit të Ekonomisë dhe Energjisë?
A do të largohen nga Shqipëria, depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit dhe përse nuk hyn në fuqi, vendimi i qeverisë për këtë largim?

Sigurimsat e PD, së Librazhdit


Babe e Bir
Nga Bedri BLLOSHMI - Siç e kam thënë edhe në shkrimet e tjera, vendimi i 13 qershorit 1977 u zbatua më 17 korrik 1977, e diela ogurzezë që bëri që të mos rrahë më zemra e të ndjerit Genc Leka dhe të ndjerit Vilson Blloshmi.Më 27 Korrik 1977 u zbatua edhe një vendim tjetër. Skodat e Ministrisë së Brendshme mbërritën tek rrapi shekullor, policia dhe sigurimi marrin edhe 19 anëtarë të tjerë të familjes për t’i degdisur kushedi se ku. “Do ju internojmë, flet kyeorganizatori, merrni ç'të merrni shpejt e shpejt se s'kemi kohë”. Duke qarë e lebetitur gra e fëmijë ngjiteshin mbi skodat ogurzeza. Xhaxha Hasani me sy të lotuar e me llullë në gojë vetëm heshtte. Zbresin në Qukës, aty ndalen xhelatët për të ngrënë drekën, ndërsa të gjithë njerëzit e familjes të hedhur mbi skoda qanin dhe prisnin për tu nisur. Mbërritën në Polis, i ndanë në 3 vende të ndryshme veç e veç duke i porositur që të mos guxojnë për të shkuar tek njëri-tjetri, asnjëherë. Kush do guxojë të largohet sadopak, e presin hekurat. Xhahxa Hasanit i thonë: “Merru pasaportat të gjithëve sa jeni dhe hajde tek zyrat e këshillit për të bërë regjistrimin në ‘vendbanimin e ri’”. Sapo vete në vendin e caktuar i hedhin hekurat, drejt e në qelinë ku kishte qenë i nipi, Vilsoni. Këta kainë të pangopur nuk dinin të ndaleshin për ta shkatërruar familjen Blloshmi. Unë e mora vesh se xhaxhanë e kishin arrestuar nga një i arrestuar tjetër që kishin qenë bashkë në birucën e Vilsonit, dhe e sjellin në birucën ku isha unë. E pyes ku ishte dhe me cilin. “Isha në birucën 2, me një plak nga Bërzheta”. “Si e quanin?”, i them. “Hasan, e kishin arrestuar për ca llafe. Kur erdhi në Spaç të Mirditës më tregoi fije për pe e kishin dënuar 10 vjet”. “Kush të dojë dëshmitar”, e pyes. “Ah mor bir, më thotë, ç'i do, ata që ju dolën juve, Gencit, Vilsonit dhe ty”. Kush i them me emra, Haqif Leka, Demir Blloshmi, Shefqet Gjymenga. Ti e di që ata janë spiunë të hershëm, por mos e mbaj mendjen tek ata plehra. Vendi nuk më mbante. Xhaxhai i kishte bërë 15 vjet më parë me akuzën "takim me diversantë". Ky "diversant", ishte Bardho Leka, (babai i Gencit). Ndërsa Demiri ishte një bashkëpunëtor sigurimi që kishte marrë motrën e Gencit, ia kishte dhënë sigurimi me qëllim që kur të vinte Bardho Leka nga Jugosllavia ta kapte, ta dorëzonte. Për këtë kam dokumente që do i botoj, ku Demiri e pohon vetë. "Këta më takonin vazhdimisht sa ishte Bardhoja gjallë, sapo vdiq nuk më takonin më", për më gjatë lexojeni vetë në serialin që do botoj. Megjithatë sigurimi edhe pse e dënoi 20 vjet prapë e shpërbleu, e liroi në 1986, i "fali" 10 vjet, ku ky bashkëpunëtor shkonte prapë në degë dhe bënte "zanatin" e parë deri në 1990, ku u duk se u vidhis komunizmi, por jo sigurimi, ky sigurim që është prapë si më parë për nga organizimi dhe fuqia, vazhdon të shpërblejë këlyshët e vetë me lloj lloj formash. Të njëjtën gjë ka bërë dhe vazhdon të bëjë dhe me sigurimin Aqif Leka. Sigurimin e ka përkrahur aq shumë sa të birin e Aqifit (Nitin) e kanë bërë Kryetarin e Partisë Demokratike të rrethit Librazhd. Bukur, shumë bukur. I gjithë Librazhdi e di se në kohën e revolucionit të armatosur 1997, Niti që është sot Kryetari i Partisë Demokratike, bashkë me babanë Aqifin, shkuan thyen derën e Partisë Demokratike, morën karrige, tavolina e divane në kurriz dhe i çuan në shtëpinë e tyre. Mirëpo ky veprim u fal nga të deleguarit nga Tirana. Them u fal, sepse këtë hajdut e morën dhe i dhanë çelësat e komplet godinës dhe me disa pseudo-demokratë të cilët kanë kandiduar 2-3 herë për kryetarë partie, për deputet dhe kanë humbur vazhdimisht duke bërë lojën e sigurimit, janë shpërblyer duke i sjellë në Tiranë dhe i bëjnë drejtorë të rrugëve, vend përrallor për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të shpërblyer padronët komunistë me pjesën e luanit e cila garanton vendin fitimprurës. Askush nga Tirana nuk interesohet pse humbet në Librazhd vazhdimisht e djathta. Askush nuk do t’ia dijë se kompania e Nitërve përjashtojnë demokratët e vërtetë nga kryesia apo dhe më poshtë. Ka shumë fjalë dhe është vërtetuar se mesa duket Librazhdi në shortin e hedhur të zonave të ndara i ka mbetur sigurimsave dhe komunistëve. Është vendosur që korridorin Librazhd-Përrenjas-Pogradec e kanë të majtët dhe sigurimi, gjë që e kryejnë më së miri ata që janë vendosur me porosi të të deleguarve në Librazhd. Të deleguarit nga Tirana i kanë humbur me ndërgjegje votat e 'kulakëve", persekutuarve madje dhe familjeve të mëdha që tradicionalisht kanë qenë, janë dhe do të mbeten të djathtë. Për këtë kanë derdhur gjak vazhdimisht që kjo mund të ndodhë. Për këtë jemi luftuar dhe vazhdojmë të luftohemi dhe mbas 45 viteve diktaturë, që shërbëtorët besnik të së keqes e vazhdojnë me zell.

Saturday, March 22, 2008

E vërteta e aferës së pistë Shkëlzen Berisha-Kosta Trebicka dhe “Oliver North” në Washington


Në intervistën e Kosta Trebickës të botuar dje në gazetën “Shekulli”, ky i fundit, që nga SHBA, ku gjendet, bënte një tërheqje në akuzat ndaj djalit të kryeministrit Berisha. Kosta Trebicka në intervistën e djeshme i përgjigjej kështu pyetjes për këtë çështje: “Me Shkëlzen Berishën jam takuar, pasi e kam kërkuar unë Shkëlzenin që të takoheshim, pas zërave që qarkulluan. I thashë që emri i tij ishte përdorur në këtë takim, por zoti Shkëlzen më tha që nuk ishte takuar me asnjërin prej personazheve. Aty ndodhi që Shkëlzeni më kërkoi ballafaqim qoftë me Diverolin, qoftë me Aleksin, sepse ishte i sigurt që ishte i pafajshëm.Unë e besova që ishte i pafajshëm dhe nuk i rashë mbas këtij muhabeti”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 21 mars 2008, f. 5) Kjo tërheqje e Kosta Trebickës nuk mund të ketë ardhur se ky i fundit është kërcënuar, se ai gjendet në SHBA dhe mund të vihet në mbrojtjen e autoriteteve federale atje, por ka ardhur se si Kosta e ka kuptuar se është më mirë që të ndërpresin luftën e fjalëve, se mund të zbulohen gjëra që të dy palët nuk duan të zbulohen. Se në këtë skandal bëhet fjalë për dy linja të pista tregtie armësh, të cilat kanë dashur të nxjerrin përfitime abuzive nga shuma e akorduar prej Pentagonit, prej 298 milion USD për të blerë municione të ndryshme për forcat e sigurisë së Afganistanit. Sipas njoftimit të dhënë në faqen on-line të Pentagonit në 17 mars 2007, kompanisë AMY, me qendër në Miami Beach, Florida, iu akorduan 48.7 milion USD, si pjesë e kësaj shume, për të blerë municione. Pentagoni sugjeroi Shqipërinë si vendin ku duhej të bliheshin municionet. Në këtë pikë në Shqipëri dhe në drejtim të Shqipërisë krijohen menjëherë dy skema abuzuese. Le t’ i marrim gjërat me radhë, për të shkuar deri tek e vërteta në këtë labirint abuzimesh. Kosta Trebicka, në intervistën e djeshme tek “Shekulli” pyetet: “Zoti Trebicka, cili është roli juaj në kontratën që kompania AEY kishte me MEICO-n për furnizimin me municion të ushtrive aleate në Afganistan”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 21 mars 2008, f. 5) Siç e shikoni gazetari i “Shekulli” është krejt injorant për çështjen dhe nuk e di se bëhet fjalë për furnizimin e forcave afgane të sigurisë, siç thuhet dhe në faqen on-line të Pentagonit, dhe jo të forcave të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan. Por ajo që na intereson është përgjigja e Kosta Trebickës: “Mua më ka marrë në telefon një përfaqësues i firmës amerikane AEY në fillim të prillit 2007 dhe më thotë që më kishin zgjedhur mua si nënkontraktor për të paketuar materiale, të cilat do të dërgoheshin në Afganistan. Tenderi 300 milion dollarë është fituar në qeverinë amerikane nga BETA, kompani që më pas ia ka dhënë AEY, si nënkontraktore për të blerë municion në vendet e lindjes”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 21 mars 2008, f. 5) Pra, porosinë e Pentagonit e merr kompania amerikane “BETA”, së cilës i sugjerohet nga Pentagoni që të blejë municione në Shqipëri. “BETA”, me të marrë pjesën e parë të shumës, 48 milion USD, nuk vjen në Shqipëri që të kontraktojë drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare, por shkon në... Miami Beach. Atje “BETA” nënkontrakton kompaninë AEY, që të shërbejë si komisioner për të, për të blerë municione në Shqipëri tek MEICO. Këtu gjërat fillojnë të bëhen të dyshimta. Pse “BETA” nuk kontraktoi direkt me MEICO në Shqipëri, por mori si komisioner AEY Inc? Pse “BETA” po ia jepte një pjesë të parave AEY, kur mund t’ i mbante vetë, duke kontraktuar drejtpërdrejt me MEICO? AEY do të bënte thjesht komisionerin, duke kontraktuar me MEICO për llogari të “BETA”, ndërsa për procesin e punës (nxjerrjen e fishekëve nga arkat dhe ripaketimin) AEY nënkontrakton në Shqipëri kompaninë shqiptare “Joy” të Kosta Trebickës. Pra, “BETA” ka nënkontraktuar AEY vetëm për të hedhur dy firma, një në kontratën me MEICO, dhe një në atë me “JOY”! Para të lehta nuk ka në këtë botë thonë amerikanët, e megjithatë kjo nuk vlen për “BETA”! Nëse do të shikoni faqen on-line të kompanisë “BETA” (http://www.betaco.com/distributors.asp) do të vini re se atje jepet një listë e gjatë e kompanive partnere, mes të cilave dhe AEY, duke u dhënë adresa e faqes në Internet. Por AEY është një nga ato pak kompani që nuk jepet kjo e dhënë, se AEY nuk ka një faqe në Internet. Të dhëna për AEY mund të gjeni në “Essential business information on demand” (http://www.manta.comicoms2/dnbcompany_gdvcjëw). AEY Inc, me pronar Efraim Diveroli, është një kompani e krijuar në vitin 1999, që ka tetë punonjës, ku siç duket përfshihen Diveroli, sekretarja dhe shoferi i tij, e ndonjë tjetër. Kjo kompani ka një xhiro vjetore prej vetëm 630 mijë USD. Është e qartë se AEY Inc është një nga ato kompani-fantazmë që shërbejnë për të bërë punë të pista për llogari të kompanive të tjera. Kuptohet se këtu ka një skemë të pistë, ku “BETA” kërkon ta përdorë AEY si dorezë të pistë. Në anën tjetër është linja abuzuese qeveritare shqiptare Berisha-Mediu, të cilët donin të nxirrnin përfitime të kundraligjshme në këtë çështje. Duke qenë se AEY do t’ u jepte vetëm shumë pak atyre, ata futën në lojë “vëllain siamez” të komisionarit Efraim Diveroli, që ishte Henri Tomei, një zviceran, që për këtë aferë krijoi një kompani fantazmë në Qipro, “Edvin Ltd”, që është motra e denjë e AEY. Me anë të drejtorit të MEICO, Pinari, Berisha dhe Mediu i kërkuan Diveroli-t të AEY, që të kontraktonte jo drejtpërdrejt me MEICO, por me “Edvin LTD”, që paraqitej si komisioner i MEICO, duke kërkuar një çmim dy herë më të lartë, se ç’ ishte gati të paguante Diveroli. Por dy “Diveroli” nuk mund të kishte në këtë lojë, se prishej skema, dhe nuk mbetej gjë për komisionerin Diveroli, madje gjërat shkonin më për dreq se nuk mbetej gjë as për atë “Oliver North” (Oliver North ishte zyrtari i Pentagonit përgjegjës për skandalin e shitjes së armëve, Irangate), zyrtarin në Pentagon, që i kishte dhënë kompanisë “BETA” kontratën fitimprurëse. Diveroli-t donin t’ ia hidhnin në fushën e lojës së pistë ku ai e mbante veten për mjeshtër, dhe ku se, në Shqipërinë e humbur! Prandaj Diveroli u tërbua shumë nga kjo gjë, siç del nga bisedat telefonike të përgjuara. Berisha dhe Mediu e dinin që po sfidonin një skemë abuzuese që shkonte deri në Pentagon, por ata nuk shqetësoheshin, se kishin “Oliver North” të tyre në Washington, që do ta paguanin me paratë e siguruara nga futja në lojë e “Edvin LTD”. Kështu që u përplasën dy linja mafioze. Nga të dy linjat, dy njerëzit që u përplasën publikisht janë Kosta Trebicka dhe Shkëlzen Berisha. Kosta Trebicka duke e ditur se kush i lëvizte fijet, mori kontakt me djalin e kryeministrit, për t’ i kërkuar që të tërhiqte nga loja kompaninë “Edvin LTD”, pas të cilës, sipas informatave që kishte Kosta Trebicka qëndronte Shkëlzen Berisha. Kosta Trebicka duhet të kishte informata të sakta, se në bisedën e përgjuar ai i thotë Diveroli-t vitin e kaluar: “Ka shumë mundësi që unë do të thërritem në Washington DC nga njerëzit e CIA-s dhe miqtë e mi atje. Dy javë nga tani unë do të vij në Florida që të takohem me ty e të diskutojmë marrëveshjet e tjera”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 20 mars 2008, f. 3) Kosta Trebicka është një njeri shumë interesant se ai ka qenë drejtor i Anglo-Adriatica, një nga kompanitë që operonte njëlloj si firmat piramidale deri në vitin 1997, dhe që ishte në fakt një kompani grekësh, që është një nga ato që grabiti shqiptarët. Kur Trebicka thotë se është njeriu i CIA, kjo ngre një tjetër pikëpyetje për CIA-n për ngjarjet e vitit 1997, kur atëherë në CIA ishte nr. 2 greko-amerikani George Tenet. Nëse CIA ka vazhduar të punojë deri më sot me njerëz si Trebicka, kjo është një shenjë e influencës greke që ka lënë në CIA George Tenet. Me atë që tha Trebicka del se dhe njerëz të CIA janë implikuar në aferën e pistë të përqëndruar rreth Diveroli. Gjërat bëhen më të dyshimta se Diveroli pohon në bisedat e përgjuara se ka interesa të mëdha dhe në Serbi: “Për momentin unë kam një marrëveshje shumë të mirë në Serbi për të cilën mund të kem nevojë për ca financime”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 20 mars 2008, f. 3) Edhe më e dyshimtë bëhet kjo aferë e pistë, kur konsiderohet ajo që deklaron Kosta Trebicka në intervistën e djeshme për gazetën “Shekulli”: “Pinari e merr zotin Diveroli nga aeroporti bashkë me përfaqësuesin e AEY-së në Tiranë, Aleks... njëkohësisht punonjës i forcave aleate të NATO-s”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 21 mars 2008, f. 5) Ç’ është ky punonjës i NATO në Tiranë me emrin Aleks që bën dhe përfaqësuesin e një kompanie private komisioneve, aq më tepër si ajo e Diveroli? I bie që ky Aleksi të jetë një nga tetë punëtorët e Diveroli. Sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të vendeve të NATO, ky Aleksi po vepron në shpërdorim të detyrës. Rreth këtij njeriu duhet hetuar, se është ai që e urdhëronte Diveroli-n se ç’ duhet të bënte, sipas atyre që tregon Trebicka, i cili thotë në intervistë: “Zotin Diveroli e çojnë në një apartament së bashku me Aleksin, ku Pinari u prezanton Delijorgjin dhe një person tjetër të moshës 27-30 vjeçare. Këta të dy u prezantuan si shefa të Pinarit dhe i kërkuan Diverolit të firmoste një kontratë direkte me MEICO-n dhe tani e tutje, të gjitha materialet do të shiteshin me çmimin 26 dollarë për 1000 copë fishekë, ndërsa çmimi tjetër prej 14 dollarësh do t’ i paguhej kompanisë së Delijorgjit, në mënyrë që të plotësohej totali i 40 dollarëve, të cilat AEY-së po i merreshin nëpërmjet EDVIN... Pikërisht mbas kësaj, kur zoti Diveroli dhe zoti Aleks ishin në zyrat e Delijorgjit, atëherë Aleks, që e njihte Delijorgjin, nuk e lejon zotin Diveroli që të firmosë një kontratë të tillë mafioze dhe nga arsyetimet që do të vinin një ditë, sepse natyrshëm u frikësuan”. (cituar sipas: gazeta “Shekulli”, 21 mars 2008, f. 5) Pra, ai që vendoste ishte ky funksionari i NATO, Aleksi. Diveroli ishte kukull e komanduar nga ky Aleksi, që duket qartë se vepronte për llogari të “Oliver North” të kësaj historie. Tek “Oliver North” i kësaj historie mund të arrihet me anë të këtij Aleksit. Aleksi nuk e ndihmoi dot Diveroli-n se më i fortë doli “Aleksi” tjetër, miku i Shkëlzen Berishës, që mbështeste skemën abuzuese Berisha-Mediu, “Aleksi”që rrinte në hije, dhe i jepte kurajë Berishës dhe Mediut. Në Irangate, veç trafikut të armëve doli dhe ai i drogës. Edhe në këtë aferë trafiku i drogës duhet të ketë qenë pjesë e saj, se Afganistani është një prodhues i madh i drogës, dhe se nuk kishte arsye përse “BETA” të merrte nënkontraktorë si Diveroli për të bërë blerjen e municioneve për Afganistanin. Avionët apo anijet që do të çonin municionet në Afganistan në kthim do të ngarkoheshin me drogë. Por deri këtu mund të shkojë vetëm hetimi i FBI.


Morgu i Tiranës i mbushur me “copa” njerëzish, Berisha fsheh numrin e viktimave




Edhe dje, në Gërdec ka patur shumë tension. Ata që kanë mbetur gjallë, nuk kanë rreshtur së këmbënguluri, për të gjetur trupat e vrarë, të djegur e të copëtuar pas shpërthimit në fabrikën vrasëse. Mirëpo kjo zonë, tashmë e “mbjellë” me predha dhe me trupa njerëzish është një zonë e militarizuar edhe nga forcat e policisë së shtetit, të ushtrisë, të SHISH, të SHIU dhe të “kalecëve” të shumtë, që ka instaluar aty, pushteti i Berishës, për të mos lejuar, që banorët dhe mediat, të zbulojnë të vërtetën e kësaj tragjedie makabre, të shkaktuar pikërisht, nga klanet mafioze të dirigjuara nga njerëzit e qeverisë dhe të pushtetit.Ne ishim dje në Gërdec. Por edhe pse tentuam të futemi brenda zonës së “krimit”, policia nuk na lejoji, duke e motivuar këtë bllokim, me faktin që “gjoja po bënë sistemim-pastrimin e zonës nga predhat”. Në fakt, ndalesa për mediat, të cilat nuk janë pjesë e qeverisë dhe klaneve mafioze që shkaktuan këtë tragjedi, nuk lejohen, mbasi nuk duhet të jenë prezent në nxjerrjen e kufomave të bërë copa-copa prej shpërthimit. Mediat e cilësuara nga Berisha, si “armike të pushtetit”, nuk duhet të futen në këtë zonë, mbasi nuk duhet të konstatojnë asnjë fakt dhe dokument, apo dëshmi për zonën e krimit të shkaktuar edhe prej ortakllëkut dhe heshtjes së krerëve të pushtetit, ku dy kokat kryesore janë kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gërdeci, “kriza” e madhe e Berishës
Tashmë kuptohet qartë, që Gërdeci është një siklet i madh dhe i pakalueshëm lehtë për kreun e qeverisë shqiptare, njeriun e mirënjohur për tragjedi të tilla. Nëse ministri i mbrojtjes, Mediu dha dorëheqjen, Berisha nuk po largohet, duke u prezantuar si mbrojtës i hapur i krimit të ndodhur në këtë zonë, pikërisht prej aferave korruptive, që klanet, ministrat dhe i biri i tij “biznesmen”, shkaktuan kundër një zone, banorët e të cilës, punonin për të ushqyer fëmijët, madje duke aktivizuar në asgjësimin e predhave dhe fëmijët e tyre të mitur.
Qeveria dhe personalisht bashkëpunëtori i dukshëm në këtë krim, zoti Berisha, tashmë i konfirmuar si mbështetës i rrjetit të trafikut të armëve dhe vazhdues i këtij trafiku të nisur dhe “implementuar” prej ish-ministrit të mbërritjes Pandeli Majko, për të kaluar këtë krizë të madhe, deklaron, se do të shpërblejë familjet me nga 2 milione lekë pr shtëpitë e dëmtuara! Dakort zoti kryeministër vrasës! Po jetët e njerëze të pafajshëm, me se do t’i shpërbleni. Po trupat e copëtuar të fëmijëve të mitur, që punonin në predha, si do t’ua riktheni familjeve? Këto pyetje kanë përgjigje dhe këto përgjigje lidhen me realitetin, që krimi nisi dhe përfundoi me korrupsionin, me trafikun e armëve dhe me nepsin e babëzinë tuaj të përbashkët, si klan mafioz për të përfituar miliona dollarë nga shitja e armëve dhe nga tregu i zi dhe i pisët e skrapit të municioneve.

Morgu i Tiranës, “magazinë” trupash, kockash dhe gjymtyrësh të viktimave të Gërdecit
Edhe pse Berisha dhe pushteti i tij, tashëm i tejlodhur dhe i tejndotur nga korruspini dhe aferat e pista deri me shkaktim krimesh njerëzore, mundohet, ta minimizoj tragjedinë njerëzore të Gërdecit, kjo nuk është e mundur të ndodh. Dollapët frigoriferikë të morgut të Tiranës, “flasin” për shtim të viktimave. Qeveria e Berishës, kjo klikë vrasëse, ka vendosur që edhe masën e tragjedisë ta maskojë. Vetë Berisha, ka dhënë urdhër të mos jepet asnjë informacion mbi numrin e viktimave që nxirren përditë prej rënojave të zjarrta të fabrikës vrasëse.
Edhe pse qeveria, deklaron, se janë vetëm 17 viktima, realiteti tregon, se numri i tyre është shumë i madh. Sipas burimeve nga pushteti lokal, në Gërdec dhe zonën përreth, mungojnë afro 200 persona. Dje, sipas një informacioni të ardhur në redaksi, mësuam se në morgun e Tiranës, kishin mbërritur edhe 21 trupa të tjerë të përgjysmuar, të cilët nuk mund të identifikoheshin, por që ishin nxjerr nga krateri “Berisha-Mediu-Delijorgji” dhe ishin paketuar në qese të zeza palstmasi.
Ne shkuam dje në orën 18.00, në morgun e Tiranës, për të verifikuar të vërtetën e lajmit të mbushjes së këtij morgu me trupa njerëzish, me copa gjymtyrësh dhe me kocka të “pjekura”. Ky morg ishte i rrethuar nga forca speciale, nga makina policie, nga një psotobllok i pakalueshëm dhe nga një bllokazh informacioni. Por ne mundëm, të hyjmë brenda tij dhe zhvilluam një bisedë me “menaxhuesit” dhe drejtuesit e këtij morgu, të cilën po e përcjellim të plotë:

Kanë ardhur sot në morg viktima të Gërdecit?
Polici i objektit: Jo nuk ka ardhur asnjë kufomë deri tani, unë në orën 2 kam filluar turnin dhe deri tani, nuk ka ardhur asnjë kufomë.
Nuk ka ardhur asnjë?
Polici: Jo asnjë!
Po, a mund të hyjmë brenda?
Polici: Nuk ka njeri.

Ndërkohë kur ai u fut brenda në morg, u kujtua se ishte drejtori, me të cilin u takuam
Kanë sjellë kufoma sot në morg?

Fjala e drejtorit: Deri tani, nga 4 viktima, vetëm njëri nuk është identifikuar ende?
Sot kanë ardhur disa copa te veçnata njerëzish, por nuk mund t’i saktësojmë, nëse janë këta kufoma apo pjesë të mbetura. Një pjesë këmbe, dore. Kanë ardhur pjesë pjesë. Dhe nuk bëhet dot identifikimi, pasi është shumë e vështirë.

Thonë që kanë vdekur mbi 100 persona?
Nuk e dimë. Por mendohet se ata që kanë sjellë sot, mund të jenë të fundit?

Qeveria deklaron 3 viktima të tjera
Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave bëri të ditur sot se "janë identifikuar trupat e tre viktimave të ngjarjes së Gërdecit. Përfundoi analizimi i materialeve për identifikimin e trupave ende të paidentifikuara pas tragjedisë së Gërdecit. Nga analizat e ADN-së të bëra në Qendrën e Diagnostikimit Molekular pranë Qendrës Spitalore Universitare është arritur të identifikohen trupat e tre viktimave, të cilat janë: Endri Dvorani, Arben Hasa, Zelie Caka. Vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e tre trupave të tjerë", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë.

Thursday, March 20, 2008

Alibite kriminale te Berishes


Ndërsa në media po dalin dëshmi gjithnjë e më tronditëse që e lidhin masakrën e Gërdecit me trafiqe ilegale armësh të përqendruara në majën e shtetit, e gjithë propaganda berishiste është angazhuar ethshëm për të shpëtuar Kryeministrin Berisha nga një dorëheqje e pashmangshme. Po hidhen në qarkullim lloj-lloj pistash mbi shkaqet e tragjedisë për t‘u përdorur më pas si alibi në përpjekje për të lehtësuar disi pozitën e një qeverie që tashmë ka humbur çdo besueshmëri. Sharlatanë të politikës po përpiqen të shfrytëzojnë si strehë të fundit të një pushteti të korruptuar jo vetëm "patriotizmin" (këtë e kanë bërë edhe më parë), por madje edhe kufomat e të vrarëve. Dje, me këtë fushatë mashtruese u bashkua edhe vetë Kryeministri Berisha, që akuzoi përbindshëm gazetarët se po vallëzojnë me vdekjen kundër tij. Dhe çdo shqiptar i pafanatizuar apo blerë nga pushteti, ka shansin e hidhur të shikojë se deri në ç‘shkallë e rrëzon inteligjencën e këtyre njerëzve, lakmia e çmendur për pushtet e një njeriu dhe e klanit të tij, klan që ka nisur të skicohet në media me hijet e një mafieje të rrezikshme në kokën e shtetit.


***

Alibia e parë dhe më antinjerëzorja është thirrja që i drejtohet opozitës politike "për të mos luajtur me tragjedinë, të vrarët, të plagosurit dhe rrënimet e Gërdecit". Në mënyrën më kriminale të mundshme, shërbyesit e një qeverisjeje përgjegjëse për vrasjen e foshnjave, pleqve, grave, burrave, vajzave dhe djemve, e kërcënojnë opozitën, njerëzit, popullin që të mos protestojnë për këtë kob, që të mos kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, të mos kërkojnë llogari maksimale për këtë hata të përgjakshme që si po del, ndodhi vetëm që Kryeministri i duarve të zhyera dhe klani i tij të pasurohen paligjshëm. E quajnë protestën kundër këtij krimi qeveritar "çnjerëzore", në një kohë kur e tillë është pikërisht kërkesa për të mbytur protestën kundër një qeverisje fajtore, sepse ka ushqyer trafiqet duke shfrytëzuar në mënyrën më makabre (termi i fundit është marrë nga fjalori i Berishës kundër gazetarëve) edhe fëmijë. Edhe një njeri i vetëm të kish humbur jetën në një tragjedi ku përgjegjësia është e qeverisë, Kryeministri duhet të kish dhënë dorëheqjen i vrarë në zemër nga fakti që qeverisja e tij u bë shkak i humbjes së jetës së një qytetari.

Kjo është etika evropiane, etika e NATO-s. Por jo e autoritaristit të pandreqshëm Berisha, që i rikthehet zakonit të vjetër për të kërcënuar gazetarët. Duket sikur bashkë me profesionin ky ish-doktor zemre ka humbur edhe zemrën e tij. Atij nuk i shfaqen në gjumë foshnjat e copëtuara dhe kufomat e të mjerëve që ndoshta ende dergjen të përbaltura nën gërmadha dhe rrebesh. E si mund të mos protestosh kundër këtij politikani të tmerrshëm që 18 vjet në krye të politikës e kanë lënë fare pa shpirt? Si mund të mos kërkosh të ikë një orë e më parë një Kryeministër që shfaqet i shndërruar në një makinë pa tru, që vetëm kalkulon intriga politike të programuara s‘dihet se ku? Si mund të mos kërkosh të largohet një Kryeministër që nuk vetëdorëhiqet sepse nuk ndien asnjë dhembje, asnjë përgjegjësi për viktimat?


***

Një alibi tjetër kriminale është ajo e akuzave mbi median. Vetë Berisha akuzoi dje mediat se po manipulojnë me fatkeqësinë e viktimave. Duke provuar se është po ai që ka qenë dhe është (siç edhe pohoi vetë), Berisha akuzoi përsëri gazetarët si mercenarë të mafies. Por nuk është faji i gazetarëve që në media po qarkullojnë përditë e më shumë pohime se ai vetë, Berisha, është në krye të një klani mafioz që merret me trafikun e armëve. Berisha shpifi në mënyrën më të turpshme se gazetarët po hidhnin valle mbi tragjedinë. Është njësoj si t‘i akuzosh gazetarët për kriminelë. Prandaj është një sulm kriminal. Në thelb ai është shprehje e tërbimit të Kryeministrit kundër së vërtetës që përcjellin gazetarët. Kjo e vërtetë e nxjerr atë si kryefajtor të një tragjedie që tronditi Shqipërinë dhe botën mbarë, dhe kryepërgjegjës të trafikut kriminal që është në rrënjë të tragjedisë së Gërdecit, madje dhe, me shumë gjasa, si një ndër përfituesit kryesorë nga këto trafiqe. Dhe duke mos mundur të fshehë një të vërtetë acaruese për të, Berisha ju turr me tërbim gazetarëve në mënyrë që të frikësojë gazetarët dhe të manipulojë të vërtetën. Për hipokrizi, Berisha shtoi se megjithatë, gazetarët do të mbeten të lirë. Ai foli si një autoritarist që ka në dorë licencën e lirisë për gazetarët dhe mediat.

Por gazetarët e vërtetë refuzojnë të jetojnë në një shtet ku është në dorën e Kryeministrit apo qeverisë, që të jenë apo të mos jenë të lirë. Asnjë politikan, asnjë gazetar nuk gëzohet dhe nuk ka vallëzuar mbi kufomat dhe gërmadhat e tragjedisë sikundër akuzoi Berisha. Madje as edhe vetë Berisha. Por trishtimi i tij duket se ka një përmbajtje tjetër. Sepse shpërthimi dhe viktimat që ai shkaktoi prishën tërë atë skemë mafioze trafikimi të ndërtuar mbi shfrytëzimin shtazarak të fëmijëve dhe varfërisë së njerëzve. Në themelet e përgjakura të kësaj skeme është firma e Kryeministrit. Protesta nuk shpërthen ngaqë opozita dëshiron të shfrytëzojë vdekjen, por nga revolta që Kryeministri Berisha nuk e llogarit edhe humbjen e jetës së qytetarëve para etjes së tij të çmendur për pushtet. Protesta lind nga që Kryeministri Berisha dhe shërbëtorët e tij po përdorin si aleat të zi të pushtetit vdekjen. Thuajse kanë bërë një gardh me trupat e të gjorëve të vdekur të Gërdecit dhe me to përpiqen të mbrojnë kolltukun e Kryeministrin, duke kërcënuar opozitën dhe median: Mos shfrytëzoni tragjedinë, mos shfrytëzoni vdekjen! Si mundet "në emër të të vdekurve" të kërcënohet opozita të mos kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit pas një tragjedie të shkaktuar për faj të korruptimit të qeverisë dhe Kryeministrit? Kush e polli dhe kush po e shfrytëzon vdekjen në këtë rast?


***

Një tjetër alibi për të mbrojtur kolltukun e Berishës është ajo që e shpjegon tragjedinë si produkt të një sabotazhi. Disa fanatikë të qeverisë akuzuan deri edhe opozitën për zjarrvënie, ndërsa një diplomat anonim në Maqedoni u transmetua të ketë thënë se zjarrin e kanë vënë agjenturat fqinje. Po le të pranojmë për një moment se është kështu. Le të pranojmë tezën e çmendur berishiste se është opozita (shpallja e kundërshtarit politik armik i popullit është një konstante e përhershme e berishistëve) ajo që ka ndezur fitilin Gërdec. Le të pranojmë edhe versionin (plotësisht të mundshëm) të një sabotimi agjenturor. Por të dy këto skenarë nuk e lehtësojnë fare qeverinë, nuk e shkarkojnë nga përgjegjësia. Përkundrazi, shtojnë, madje nxisin, dyshime edhe më të rrezikshme rreth saj. Si në rastin e skenarit me "armik të brendshëm", ashtu edhe në atë me armik të jashtëm, pyetja që lind është: Po qeveria përse e grumbulloi gjithë atë municion në Gërdec? Përse ia kish bërë gati "serbit" atë mal me barut që vrau njerëz e shkretoi dynjanë? Nëse shkrepësen e ka vënë agjentura e huaj, përse qeveria i ka ofruar fitilin? Në këtë opsion pyetjet drejtuar Kryeministrit do të shkonin edhe më larg: A ka informuar shërbimi sekret shqiptar qeverinë për bombën që gatuhej në Gërdec, për trafikimin e municioneve, për shfrytëzimin sa shtazarak, aq dhe të rrezikshëm të fëmijëve? Nëse po, përse nuk ka reaguar Kryeministri? Mos vallë ngaqë interesat e trafikut të municioneve janë për të më të shenjta se jeta e qytetarëve? Por nëse shërbimet sekrete shqiptare nuk kanë informuar, mos vallë janë korruptuar nga ndonjë shërbim i huaj? Berisha, fol!


***

Një alibi tjetër e turpshme është edhe ajo që u referohet incidenteve të shkuara. Deputeti Besnik Mustafai përmendi rastin e përmbytjes vite më parë të një pjese të Tiranës nga hapja aksidentale e dyerve të digës së liqenit artificial. Megjithëse ngjarjet nuk kanë asnjë të krahasuar nga pasojat dhe nga mekanizmi që i shkaktoi (përmbytja nuk kish të bënte fare me ndonjë trafik ujërash dhe nuk shkaktoi të vdekur), Berisha në atë kohë kërkoi me forcë dorëheqjen e Ramës nga posti i kryebashkiakut. Dhe sot, deputeti Mustafai rreket të përdorë faktin që Rama nuk dha dorëheqjen dje, si një argument që edhe Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen sot.

Episodi është një tjetër dëshmi sesa e degradon mendjen e njeriut etja për pushtet. Dëshira për të mbrojtur Berishën e bën Mustafain të barazojë të lagurit me djegien, ujin me zjarrin, përmbytjen e kateve të para, bodrumeve dhe dyqaneve, me vdekjen e njerëzve dhe rrafshimin e shtëpive. Por le të pranojmë se është pikërisht ashtu. Pyesim përsëri: Nëse Rama nuk e dha dorëheqjen që i kërkoi me të drejtë Berisha dje, mos vallë kjo duhet të shërbejë si alibi që Berisha të mos japë dorëheqjen kur këtë sot ia kërkon me të drejtë krejt opozita dhe shumica e popullit? A mund të lejohet që kur është në opozitë një politikan si Berisha ta shpallë dorëheqjen e një qeveritari kundërshtar drejtësi, dhe kur hipën në pushtet ta shpallë kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij si padrejtësi, madje si një krim dhe bashkëpunim me vdekjen? Kurrsesi! Kur një qeveri është fajtore për vdekjen e qytetarëve të vet, të thërrasësh poshtë qeveria (!), do të thotë të thërrasësh rroftë jeta!


z. Andrea Stefani - 20 Mars 2008

Friday, May 25, 2007

Nipi i Sali Berishes, perjashtuar nga policia, behet profesor

Policia i gjen një vend pune si specialist të kurrikulave në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, kryeinspektorit Dritan Berisha, nip i Kryeministrit Sali Berisha. Emërimi është kryer vetëm pak ditë më parë, ose një muaj pas kërkesës së kryeinspektorit Berisha për t’u rifutur në Polici. Dritan Berisha u përjashtua me “ceremoni” nga policia, teksa ushtronte detyrën e oficerit të INTERPOL Tiranës, 21 qershorin e vitit të kaluar. Së bashku me të u përjashtua edhe i vëllai, Agron Berisha, agjent në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Sipas burimeve në Ministrinë e Brendshme, të cilat nuk preferuan të citoheshin, mësohet se Dritan Berisha u është nënshtruar të gjitha procedurave të emërimeve. Një muaj më parë ai kishte paraqitur kërkesën për t’u rikthyer në punë. Bashkangjitur në dosjen e tij ishte edhe vendimi i gjykatës, që e rrëzonte vendimin e ministrisë për përjashtimin e nga policia, si dhe kërkonte rikthimin në punë. Emërimi nuk ka vonuar të ketë pasur edhe interpretime nga forcat politike të së majtës. Për to, emërimi është mjaft kontradiktor me zhvillimet në Akademinë e Policisë. Ai vjen pas një reforme, që me motivacionin e shkurtimit të funksionit, i kushtoi vendin e punës gati 50 për qind të gjithë personelit, shumica e të cilëve janë në gjyq me shtetin për shkarkim të padrejtë.
Peripecitë
Vendimi për përjashtimin u mor pas incidentit me studentin e juridikut, Nelson Ruçi, ku dy vëllezërit, në gjaknxehtësi e sipër qëlluan me armët e shërbimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Emërimi i Dritan Berishës në zyrën e kurrikulave të lëndëve të Akademisë së Policisë dhe kurseve, vjen në një kohë kur në emër të reformës janë përgjysmuar më shumë nga gjysma e punonjësve të shkollës së policisë. Ndërsa janë në radhë duke pritur që Drejtoria e Burimeve Njerëzore t’u gjej një vend të lirë pune, me dhjetëra oficerë dhe punonjës policie, të cilët si edhe Dritan Berisha kanë fituar pafajësinë në akuzat e ngritura ndaj tyre, si dhe kanë fituar nga gjykata të drejtën për t’u rikthyer në punë.
Vendimi
Ka qenë një maratonë e vërtetë gjyqësore për Dritan Berishën për të shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Brendshme për përjashtimin nga detyra dhe “detyrimin” e saj për ta rikthyer në punë. Pas denoncimit të kryer nga studenti Ruçi, Dritani dhe i vëllai, Agroni, u përballën fillimisht me nisjen e një procedimi penal nga Prokuroria. Por siç duket, edhe vetë interesi i studentit për të ndjekur çështjen, ka rënë shumë shpejt. Çështja u zgjidh me pajtimin e palëve dhe u mbyll që në Prokurori. Beteja e dytë për Dritanin ishte shfuqizimi i vendimit të përjashtimit nga policia. Si mbi 80 për qind e oficerëve të policisë të përjashtuar, Dritani nuk e pati aspak të vështirë të fiton këtë betejë me shtetin. Por Dritani duket se ka pasur mjaft më shumë fat se e gjithë kjo masë ish-oficerësh të policisë, pasi në krye të një muaji nga kërkesa e tij për t’u rifutur në polici, është marrë në punë. Grada e ulët në krahasim me shumicën e të “përzënëve” nga policia, e ka favorizuar Berishën që ta gjejë mjaft shpejt një vend pune. Të paktën ky është versioni zyrtar për emërimin në postin e specialistit të kurrikulave në Akademinë e Policisë, për Dritan Berishën. re.kro.

-Olldashi përjashtoi nga policia Dritan Berishën
Në qershor të vitit të kaluar, ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sokol Olldashi përjashtoi nga Policia e Shtetit nipin e Kryeministrit, Dritan Berishën. Motivacioni i këtij ndëshkimi ishte për “thyerje të rëndë të disiplinës, duke kryer veprime që cenojnë dinjitetin e punonjësit të policisë”. E njëjta masë u mor edhe për vëllain e Dritanit, Agron Berishën, i cili gjithashtu u përjashtua një vit më parë nga radhët e Policisë së Shtetit. Ky vendim i ish-ministrit të Brendshëm, erdhi pasi dy vëllezërit Berisha, që në njëjtën kohë janë nipa (djemtë e të vëllait) të Kryeministrit Sali Berisha, u grindën me një student nga qyteti i Vlorës, Nelson Ruçi, përballë tavernës “Dajti”, në bulevardin kryesor të Tiranës. Përveç grushteve, vëllezërit Berisha kishin qëlluar në ajër edhe me armët e tyre të shërbimit. Motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë banal, për një vend parkimi përpara tavernës “Dajti”. I pari që kishte nisur konfliktin me studentin ishte Agron Berisha, i cili pas goditjes që mori nga studenti i ishte kundërpërgjigjur. Më pas, në ndihmë të vëllait të tij erdhi edhe Dritani. Gjatë grindjes, studenti tentoi të largohej me autoveturën e tij dhe në këtë moment, dy vëllezërit Berisha kanë qëlluar në ajër me armët e tyre të shërbimit. Ngjarja krijoi një situatë paniku në bulevard, ku krismat e armëve traumatizuan kalimtarët, që ishin të shumtë në atë moment. Në lidhje me këtë ngjarje reagoi menjëherë Ministria e Brendshme, e cila dy ditë më pas, pasi kishte njoftuar nisjen e hetimeve për vëllezërit Berisha, ka njoftuar zyrtarisht edhe përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

-PS: Nishani evidenton specialistë për dhunë
Riemërimi në Policinë e Shtetit të Dritan Berishës, nipit të Kryeministrit Sali Berisha, ka shkaktuar reagimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Në një komunikim për shtyp, zëdhënësi i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri e ka cilësuar emërimin e Dritan Berishës si plotësimin e tablosë së servilizmit të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani ndaj Kryeministrit. Duke ju referuar emërimit të Dritan Berishës si specialist në zyrën e kurrikulave në Akademinë e Rendit, zëdhënësi i Partisë Socialiste, Tahiri është shprehur se, është absurde të mendohet se çfarë edukimi mund t’u japë studentëve të policisë, një person që për të parkuar makinën private, përdor armën e shtetit për të vrarë një qytetar të ndershëm. “Ky person, që duke vlerësuar rrethanat e ngjarjes nuk mund të cilësohet tjetër veçse një kaçak i kohëve moderne, një kriminel ordiner i emëruar në atë kohë në Policinë e Shtetit në kundërshtim me kriteret ligjore, vetëm sepse përmbushte kriterin e farefisnisë me Kryeministrin, është ngarkuar sërish nga Bujar Nishani të trajnojë policët e rinj që diplomohen në Akademinë e Rendit”, - citohej në komunikatën për shtyp të Partisë Socialiste. Më tej, zëdhënësi i PS- së, Tahiri ka denoncuar nepotizmin e qeverisë Berisha, që sipas tij ka kapërcyer çdo kufi të imagjinatës, në një vend ku shkarkohen specialistët më të mirë të trajnuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe emërohen kriminelë ordinerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në institucionin që pikërisht duhet të edukojë oficerët e rinj të policisë. Riemërimin e nipit të Kryeministrit në radhët e Policisë së Shtetit, Partia Socialiste e ka cilësuar si një tallje dhe përdhosje të institucioneve të shtetit dhe të gjithë shqiptarëve.

Thursday, April 26, 2007

Vjedhje 7 milione dollare ne PD

Tirane-"Djemtë" e Berishës nuk vjedhin vetëm buxhetin e shtetit dhe në qeveri, por edhe brenda partisë së tyre. Skandali është zbuluar nga vetë kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryeministër i vendit, përmes një hetimi të ndërmarrë prej vetë atij. "Zbulimi" është bërë pas deklarimit të shifrave zyrtare të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 18 Shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga PD, fitues apo jo në garën për kryetar komuna dhe bashkie, kanë dorëzuar në parti fatura të fryra shpenzimesh të cilat kanë kaluar nëpër lupën e Berishës. Kjo ka cuar në zbulimin e një vjedhjeje skandaloze, e cila nuk po kalon pa zhurmë brenda partisë.

Vjedhja 7 milionë dollarë
Abuzimi me paratë e partisë të marra për fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit arrin në shifrën e 7 milionë dollarëve. Vetë Berisha që ka bërë hetimin mbi paratë e vjedhura, ka në dorë edhe emrat e atyre që kanë abuzuar me faturat e shpenzimeve për fushatë, të paguara nga partia me paratë e mbledhura nga donatorët. Burime brenda partisë shprehen të sigurt se bëhet fjalë për emra të njohur kandidatësh, në qytete kryesore të vendit, të cilët për më tepër as nuk kanë fituar mandatin nga këto zgjedhje. Shifra e konsiderueshme e shpenzimeve, për më tepër të pajustifikuara nga një fitore në zgjedhje, mësohet të ketë tërbuar edhe më tepër kryetarin Berisha. Por jo deri aty sa të lejojë që skandali të dalë jashtë partisë. Të paktën jo pa u marrë masat ndaj abuzuesve.

Abuzim me paratë e donatorëve
Një pjesë e mirë e parave të dhuruara nga donatorë për fushatën e Partisë Demokratike, kanë përfunduar në xhepat e emrave të përzgjedhur prej partisë si kandidatë. Donacionet e deklaruara zyrtarisht edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryesisht nga biznesmenë të ndërtimit, por edhe të emëruar si drejtorë me mbërritjen e qeverisë Berisha nga 1 milionë lekë për secilin, nuk kanë shkuar të gjitha për qëllimin për të cilin janë dhuruar. Kjo është konfirmuar nga vetë kryeministri, i cili nuk i ka besuar askujt tjetër hetimin mbi vjedhjen përvec vetes së tij. Jo vetëm për të shmanguar në mënyrën më absolute zhurmën mbi skandalin, por edhe për të gjetur vetë përgjegjësit për abuzimin në shifra marramendëse të parave të dhëna nga donatorët për fushatë.

Si u vodhën paratë brenda PD
Kandidatët e përzgjedhur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 18 Shkurtit kanë deklaruara në parti, duke dorëzuar madje edhe fatura për shpenzime të fushatës së tyre. Kryesisht për reklama, postera dhe billbordera në hapësirat publike të qyteteve kryesore. Partia ka qenë plotësisht dakord me shumën e shkruar nëpër fatura, derisa vetë kryeministri ka dëgjuar zëra, të cilat nuk ka nguruar t'i vërtetojë më pas. Pas hetimit i rezultoi se kandidatët e tij kishin paguar edhe për shërbime që i kishin marrë falas!! Sipas faturave që kanë dorëzuar në Partinë Demokratike dhe kjo ka marrë përsipër t'ua paguajë nga paratë e donatorëve për fushatë, kandidatët kanë paguar për reklamimin e posterave dhe motove të tyre nëpër billbordera, postera elektronikë dhe deri tek postera gjigandë në fasada pallatesh. Por këto fatura, qoftë përsa i përket shumës ashtu edhe zërit të shpenzimeve, bien poshtë nga vetë bizneset që u kanë ofruar reklamimin. Në një garë, për t'u mburrur kush më parë e kush më shumë për shërbimet që i kanë ofruar gratis Partisë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit, këta biznesmenë kanë nxjerrë të palarat e kandidatëve. Atë që ishte nuhatur nga Berisha që me deklarimin e shifrave në KQZ, por që erdhi duke u përforcuar më tepër kur ata që merren me biznesin e reklamës raportuan se nuk kishin marrë asnjë qindarkë për të vendosur posterat e kandidatëve demokratë nëpër qytete, sepse këta ia kishin bërë shërbim partisë. Atëherë ku përfunduan 7 milionë dollarë të deklaruara si të shpenzuara pikërisht për këto lloj reklamash?! E ku tjetër përvec se në xhepat e cunave të besuar të Berishës!

Kandidatët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit në vjedhje
Vetë Berisha, pas hetimit, ka arritur në konkluzionin se emrat më të njohur, të zgjedhur prej tij për të fituar drejtimin e qyteteve kryesore janë përfshirë në vjedhjen e madhe të 7 milionë dollarëve. Duke filluar nga kandidati i Tiranës, Durrësit, Elbasanit, të cilët kanë deklaruar shuma të mëdha të shpenzuara për bordet e reklamimit të posterave të tyre, justifikuar nga garimi në bashki të mëdha. Por me siguri jo nga fitimi i mandatit, pavarsisht besimit të kryetarit të partisë tek kandidaturat e zgjedhura. Megjithatë lista e fajtorëve për abuzimin miliona dollarësh nuk mbaron thjesht me emrin e të zgjedhurve nga PD. Brenda faturës së dëmit llogaritet edhe emri i një botuesi të njohur, i cili u angazhua fort me fushatën e partisë jo vetëm në Tiranë.

Hetim per vjedhjen nga vete Berisha

Tiranë- Jo shumë kohë pas deklarimit të shifrave zyrtare të parave të mbledhura nga Partia Demokratike por edhe shpenzimeve të bëra prej saj në fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit, Berisha iu rikthye sërish faturave. Jo thjesht për të bërë një llogari të vërtetë, jashtë shifrave zyrtare të deklaruara, por edhe për të përligjur një dyshimin e tij lidhur me abuzime të bëra me paratë e donatorëve nga ana e kandidatëve të zgjedhur nga partia për të garuar. Pas deklarimeve të shumë përfaqësuesve të bizneseve të reklamave se kishin ofruar shërbime falas për Partinë Demokratike gjatë fushatës, kryetari i partisë nisi të dyshonte për faturat e paguara të kandidatëve pikërisht për këto shërbime. Madje edhe në qytetet kryesore të vendit. Një kthim tek llogaritë e faturave e coi Berishën në konkluzionin se paratë e paguara nga Partia Demokratike, nuk kishin shkuar aspak për bordet e reklamave, sic ishte deklaruar nga kandidatët kur kishin paraqitur faturat në parti, por tek xhepat e vetë kandidatëve. Në përfundim të hetimit mbi këtë vjedhje, kryetari i partisë por edhe kryeministri i vendit doli në një shifër të saktë të abuzimit të bërë me paratë e donatorëve, të mbledhura për fushatë. Për më tepër gjeti edhe emrat e abuzuesve, që kishin firmosur faturat e rrema. Lista nis me emrin e Olldashit në Tiranë, Telitit në Durrës, Bocit në Elbasan dhe kështu me rradhë. Me duart në vjedhje është gjetur edhe i përzgjedhuri tjetër për të menaxhuar fushatën e Partisë Demokratike. Të gjithë bashkë janë përgjegjës për zhdukjen e 7 milionë dollarëve që mund të ishin kursyer.

Fushata e PD, 146 mln lekë nga donatorët

Tiranë- Fushata e zgjedhjeve të 18 Shkurtit është konsideruar si më e kursyera nga ana e Partisë Demokratike. Për faktin e thjeshtë dhe modest se nga shpenzimet e bëra për fushatë janë kursyer 76 milionë lekë. Sipas një fatura analitike për gjithë zërat e shpenzimeve, kjo parti ka llogaritur edhe paratë për blerjen e fishekzjarreve në një vlerë prej më shumë se 3 milionë lekësh. Për zgjedhjet e 18 shkurtit në përballimin e fushatës elektorale PD-ja ka publikuar pranë KQZ-së 19 donatorë, me një shifër totale prej 14.630.365 lekësh. Ndër shpenzimet e fushatës përfshihet pagesa e punonjësve, e cila kap shifrën e 2.605.000 lekëve. Kurse për flamuj të vegjël dhe të mëdhenj demokratët kanë shpenzuar në total një shifër prej 7.114.150 lekësh. Pjesën më të madhe të fondit të fushatës demokratët e kanë shpenzuar për spotet televizive, me një vlerë prej 8.972.565 lekësh, kurse për postera ka shpenzuar 200 mijë lekë. Këto janë shpenzimet më të mëdha të kryera nga ana e PD-së për fushatën elektorale. Ndërsa janë shpenzuar 52 mijë lekë për kapele dhe bluza për fushatën elektorale. Pjesa tjetër e fondit është përdorur për shpenzimeve operative materiale për zyrën e shtypit, kancelari, shtypshkrime, aparatura fonie, podiume me qira dhe të tjera. Në bazë të letrës së paraqitur në KQZ dhe të firmosur nga financieri i PD-së, Blerim Çela, janë 12 sponsorizues që kanë derdhur në arkën e PD-së nga një shumë prej 1 milion lekësh. Ndërsa në arkën e PD-së ka derdhur për fushatën e 18 shkurtit edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ku shuma kap shifrën e 400 mijë lekëve. PD-ja ka zhvilluar një sondazh paraprak për zgjedhjet, duke angazhuar INSTAT-in, një institucion që është në varësi të shtetit. Për realizimin e këtij sondazhi, PD-ja ka shpenzuar 2.45 milionë lekë. Ndërsa për amerikanët e BG&R, PD-ja ka derdhur një shumë të vogël, e cila kap shifrën e 511.811 lekëve.

Tuesday, April 24, 2007

Afera familjare e Berishës paguajmë 450 mln €

Tiranë- Ndonëse u bë kohë që paguajmë taksa për rrugë që nuk bëhen, tani duhet të paguajmë edhe për borxhet ku zhytet Berisha për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij. Por sidomos për shkak të bizneseve dhe aferave të tij familjare, që ia faturon pa as më të voglin problem qytetarëve shqiptarë. Premtimet dhe vrulli elektoral i kryeministrit do të na kushtojë edhe 230 milionë euro të tjera, sepse Berisha ka marrë përsipër investime gjigande që e kanë të pamundur të përballohen nga buxheti. Megjithatë qeveria shqiptare ka vendosur që të marrë 230 milionë euro borxh nëpër banka, me qëllim ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Kryeministri po u vë shqiptarëve mbi kurriz një barrë shumë të rëndë për t'u përballur nga xhepat e tyre, e për më tepër për vite me rradhë. Kredia që po kërkon të marrë qeveria është më e madhja me terma tregëtarë që është marrë ndonjëherë për vendin tonë. Rreth 2 milionë euro për t'u paguar në një muaj Qeveria shqiptare do t'u paguajë bankave rreth 2 milionë euro vetëm në një muaj, pas marrjes së kredisë prej 230 milionë eurosh dhe me interes që arrin deri në 6%. Kjo do të thotë se vetëm kësti mujor dhe interesat arrin në 1940872 euro, një shumë tejet e konsiderueshme, por që mesa duket nuk e ka stepur qeverinë për marrjen e kësaj kredie. Kësaj i mjafton vetëm që të shënohet në bilancin e saj të punës një projekt i realizuar, pavarsisht se sa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit kjo rrugë. Madje sa më shumë se vlera e përcaktuar tashmë, për shkak të interesave me të cilat do të merret kredia. Berisha nuk ka marrë parasysh vërejtjet e ekspertëve se projekte të tilla nuk mund të ndërtohen me buxhetin e shtetit. Dhe kjo vlen qoftë edhe për pagimin e kredive të marra nëpër banka. Kostoja e rrugës, 120 milionë euro më tepër Kostoja e rrugës e paracaktuar prej 418 milionë euro do të rritet shumë më tepër për shkak të interesit 6% të kredisë që do të merret për përballimin e financimit të kësaj rruge. Vetëm interesat për 15 vjet llogariten në një shifër 119405658 euro, që edhe shuma mbi vlerën e projektit. Kjo do të thotë që vetëm segmenti Rrëshen- Kalimash do të kushtojë 120 milionë euro më tepër, ose 570 milionë euro gjithsej. Kjo shumë shumë e madhe i është faturuar buxhetit të shtetit për 15 vitet në vazhdim, ose më saktë direkt xhepave të qytetarëve shqiptarë të cilët do të paguajnë cdo muaj për një aferë familjare të kryeministrit Berisha. Një pazar mëse i shtrenjtë, si faturë për të mbajtur në krye një kryetar qeverie që është gati të firmosë të tjera afera po kaq të kripura, gjoja për mbajtje premtimesh dhe realizim investimesh. 2/3 e borxhit që lejon FMN për 3 vitet e ardhshme Fatura e qeverisë Berisha do t'i rëndojë edhe qeverisë së ardhshme. Jo vetëm për shkak të vazhdimit të pagimit të kredisë me interes 6% për 15 vite me rradhë, por sepse shuma e borxhit që do të merret në banka, prej 230 milionë eurosh, llogaritet sa 2/3 e borxhit që Fondi Monetar Ndërkombëtar i lejon Shqipërisë të marrë në tre vitet e ardhshme.

Llogaritë janë edhe më të rënda në këtë rast, kur mendohet se FMN jo më kot ka përcaktuar një shumë sa mund të jetë borxhi që merret, duke u bazuar edhe në shifra të tjera të ekonomisë dhe buxhetit të shtetit. Por as kjo nuk ka shërbyer si një arsye për kryeministrin dhe qeverinë e tij që të heqë dorë nga kredi të tilla dhe borxhe, pagimi i të cilave rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë dhe të ardhurat e tyre të pandryshuara, pavarsisht premtimit të Berishës për t'i rritur ato. Kredia më e shtrenjtë, pazari më i kripur i Berishës Miliona euro që janë marrë nga buxheti i shtetit por që nuk kanë përfunduar për realizimin e rrugëve, të deklaruara si të përfunduara nga qeveria. Miliona të tjera që paguajnë aferat e vetë kryeministrit e megjithatë dalin nga buxheti i shtetit. Këto fatura jemi detyruar të paguajmë që nga koha kur Berisha ka marrë drejtimin e vendit dhe mesa duket të tjera më të shtrenjta po na vihen përpara. Nuk është një rastësi që shuma prej 230 milionë eurosh, që do të merret borxh nga bankat do të shkojë për financimin e projektit të segmentit Rrëshen- Kalimash, një investim i dyshuar si aferë që në zgjedhjen e firmës që do të merret me ndërtimin e kësaj rruge. Kontrata mes përfaqësuesve shqiptarë dhe të firmës "Bechtel Enka" nuk është bërë asnjë herë transparente, ashtu si edhe përzgjedhja e konsorciumit. Procedurat u bënë në mënyrë skandaloze dhe tani edhe shifrat që do të paguajmë për këtë pazar janë gjithashtu skandaloze. Të gjitha për të paguar një pazar familjar të kryeministrit Berisha, i cili e ka faturuar shifrën tek xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë që një shumë tjetër, mbase jo kaq e konsiderueshme ka përfunduar në mënyrë të paligjshme tek kompania që është zgjedhur për ndërtimin e segmentit Rrëshen- Kalimash. Berisha dhe qeveria e tij vazhdojnë të fshehin, të plotësojnë fatura dhe t'i kalojnë ato tek buxheti i shtetit për t'u paguar, si një pazar i madh ku përfitues është kryeministri dhe klientët e tij. Procedurat për zgjedhjen e Bechtel Tiranë- "Bechtel- Enka" është zgjedhur si firma fituese për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash edhe pse nuk paraqiti në tender një projekt të ndërtimit të këtij segmenti. Kjo hodhi dyshimin se tenderi ishte i paracaktuar për fituesin, për më tepër kur firma e përzgjedhur nuk kishte as një projekt teknik për ndërtimin e rrugës. Ky projekt vazhdon të mungojë akoma, edhe pse kryeministri Berisha e përzgjodhi Rrëshen- Kalimash si reklamën e fushatës së zgjedhjeve të pushtetit vendor. Edhe pse inagurimi i punimeve u bë i bujshëm, ndërtimi i segmentit të Durrës- Kukës mbetet akoma në kontratën e lidhur në kundërshtim me ligjet shqiptare, madje edhe ato të vendosura nga vetë qeveria demokrate, si në rastin e udhëzimit të Bodes. Udhëzimi është lëshuar që në 8 shkurt të vitit 2006, cka do të thotë se ishte në fuqi në kohën kur Basha nënshkroi për t'i dhënë "Bechtel" një shumë prej 80 milionë dollarë paradhënie.

Pra, ministri i Punëve Publike ka shkelur këtë Udhëzim, si dhe një sërë ligjesh me nënshkrimin e kësaj kontrate për rrugën Rrëshen- Kalimash. në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale", me buxhetin e tretë të vitit kaluan shuma parash nga zërat e tjerë të buxhetit të ministrisë. Në buxhetin e vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha i ishin besuar plot 15.4 miliardë lekë vetëm në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale". Ndërsa me buxhetin e tretë kësaj shifre iu shtuan edhe 4.5 miliardë lekë të tjera. Me një dëm të llogaritur në rreth 80 milionë dollarë, lëvizjet e buxhetit për ministrinë e Punëve Publike kishin për qëllim vetëm fshehjen e abuzimeve të bëra nga ana e Bashës përsa i përket shpenzimit për investime publike. Duke konfirmuar akuza të bëra edhe më parë, për abuzime me buxhetin në miliona euro që nuk gjenden në rrugët e vendit. Shifra është e njëjtë me atë që rezulton të jetë paguar si paradhënie për firmën e huaj, pavarsisht se në kundërshtim me urdhrin e Bodes. Berisha, 80 mln $ paradhenie “Bechtel” Tiranë- Me kontratën e firmosur në 6 Tetor të vitit 2006, ministria e Punëve Publike i pagoi si paradhënie firmës "Bechtel- Enka" një shumë prej 80 milionë dollarësh paradhënie për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash. Ndërsa në fund të po këtij viti, ministria deklaron të ezauruar shumën në fjalë, bashkë me miliona të tjera euro të investuara asgjëkundi në terren. Kjo do të thotë se ministri Basha duhet të na shpjegojë se ku kanë shkuar 80 milionë dollarë të paguara si paradhënie, përderisa ato nuk ndodhen as në terren, në ndërtimin e rrugës. Pagesa është raportuar e kryer, sipas të dhënave të vetë ministrisë në mbyllje të vitit 2006. Në një kohë që edhe buxheti i tretë, miratuar nga shumica vetëm 12 ditë përpara mbylljes së vitit i dha 45 miliardë lekë të tjera kësaj ministrie, për zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale". Edhe kjo shumë u raportua gjithashtu e investuar në përfundim të vitit. Basha duhet të japë llogari për 80 milionë dollarët, e mbase për koincidencën që qëndron mes kësaj shifre dhe asaj të shtuar nga buxheti i shtetit, të miratuar me urgjencë dhe në mungesë të plotë transparance pak ditë nga mbyllja e vitit. Në bazë të llogaritjeve të bëra, po kaq është shuma që i është paguar "Bechtel- Enka" në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar. Firma e huaj, sqaron që në fillim të kontratës palën shqiptare se ajo është përgjegjëse vetëm për procesin e menaxhimit të projektit për rrugën, por nuk ka të bëjë aspak me projektin.

Saturday, April 21, 2007

Familjarët e Berishës pronarë në televizion privat !

Tiranë- Familjarët e kryeministrit Berisha nuk janë vetëm pronarë firmash ndërtimi, por edhe pronarë televizionesh. Pas denoncimit të bërë nga deputetë të opozitës, se sjellja arbitrare e kreut të qeverisë ndaj mediave të lira dhe të pavarura ka për shkak pikërisht lidhjen e të afërmit të tij me pronësinë mbi televizion, Berisha nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë fakt. Ndërsa vetë kunati i tij, i cili u përmend si aksioner në televizionin "Mediasat", Agim Rama është shprehur se e ka shitur përqindjen e tij të aksioneve në këtë media. Një fakt i tillë nuk është verifikuar prej tij, sidomos në deklarimin e pasurisë së bashkëshortes së Ramaj, ku nuk figuron as shitje e aksionesh dhe as zotërim i tyre, në përqindje apo në vlerë financiare. Institucioni i vetëm kompetent për dhënien e një informacioni të tillë ka kthyer përgjigje të vonuar ndaj kërkesës së bërë nga gazeta. Kushëriri, pronar në "Mediasat" Në shkresën me numër protokolli nr.371/1 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit thotë se televizioni "mediasat" ka katër aksionerë. Mes emrave pak ose aspak të panjohur, gjendet edhe emri i kushëririt të bashkëshortes së kryeministrit. Astrit Hana figuron të ketë 20 përqind të aksioneve në pronësinë e këtij televizioni. I njëjti që ka në zotërim edhe shoqërinë e ndërtimit me emrin "M.S.A Konstruksion", i licencuar nga ministria e Punëve Publike. Shkresa e KKRT nuk tregon një kohë kur Hana është bërë pronar i aksioneve dhe as prej kujt i ka blerë po faktet janë shumë të thjeshta për t'u kuptuar. Për më tepër kur më parë është përfolur të jetë pronar në këtë televizion, pikërisht kushëriri i tij, Agim Ramaj. Pronësia brenda familjes Aksionet kanë lëvizur nga Agim Ramaj për tek Astrit Hana. Ky rezulton të jetë bërë pronari i 20 përqind të aksioneve, por kjo do të thotë në të njëjtën kohë se pronësia ka mbetur po brenda për brenda familjes. Deputetët e opozitës denoncuan faktin se kunati i kryeministrit ishte pronar tek "Mediasat", kurse Ramaj deklaroi pak ditë më pas se i kishte shitur aksionet. Në kohën kur Astrit Hana është emri në listën e pronarëve dhe njëkohësisht është kushëriri i tij, mbetet e thjeshtë për t'u kuptuar se mes cilave duar është bërë transaksioni. Nuk mund të thuhet asgjë mbi vlerën e tyre, në blerje dhe shitje, por ësthë mëse i sigurt fakti se pronësia tek televizioni privat ka mbetur brenda familjes së Berishës, ashtu si edhe licencat për ndërtim. Astrit Hana, babai i drejtoreshës së ISKSH I njohur tashmë si pronari i 20 përqind të aksioneve në televizionin "Mediasat", por edhe i shoqërisë së ndërtimit "M.S.A Konstruksion" është kushëriri i bashkëshortes së kryeministrit Berisha. Astrit Hana është njëkohësisht edhe babai i Elvana Hanës, që prej kohësh tashmë mban detyrën e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Fakt i denoncuar nga gazeta që me emërimin e saj, por vetë kryeministri heshti duke mohuar cdo lidhje familjare me Elvana Hanën. Mesa duket pas kësaj heshtjeje, janë fshehur më shumë favore se thjesht një emërim të krye të një institucioni të rëndësishëm. Duhet përfshirë këtu edhe shoqëri ndërtimi me veprimtari në Tiranë, edhe pse në këtë rast kreu i qeverisë është plotësisht në konflikt të hapur interesi, përderisa është kryetari i entit prokurues më të madh në vend. Ndërsa pronësia në një televizion privat pa dyshim duhet t'i atribuohet të ardhurave të mjaftueshme të kushëririt, një më shumë në rradhën e familjarëve të kamur të kryeministrit Berisha. Ndryshimi në Regjistër Përgjigjia e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit i është referuar të dhënave të marra në Rregjistrin Tregëtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sepse në të janë ndryshuar emrat e pronarëve që pas kryerjes së transaksionit. Ndërsa ndryshimi i emrave në KKRT nuk është bërë brenda kësaj kohe. Të paktën kjo del nga vetë shkresa që Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit i drejton gazetës, në kthim të përgjigjes për informacionin e kërkuar. "Nga verifikimi i arkivës së KKRT-së si dhe në vijim të konfirmimit të kryer nga ana e KKRT-së në Rregjistrin Tregtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë...". Në letrat e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit mund të figurojë akoma emri i Agim Ramaj si pronar tek MediaSat edhe pse ky pretendon t'i ketë shitur aksionet që në prillin e një viti më parë. Për këtë arsye, ky institucion ka preferuar të përgjigjet pak më vonë, por duke iu referuar të dhënave të regjistrit. Pranë kësaj strukture, ndryshimi i emrave të pronarëve ndodh që në momentin e shitjes së aksioneve tek një person tjetër. Ndërsa ndryshimi i emrave në KKRT nuk është e thënë të ndodhë kaq shpejt. Madje ka rezultuar se për televizione që kanë ndryshuar pronarë të paktën dy vjet më parë, në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit kanë figuruar të njëjtët emra pronarësh. Në këtë rast, nuk ka pse të përjashtohet edhe televizioni "Mediasat" dhe emri i Agim Ramaj në listën e aksionerëve të tij. Para se këto të fundit të kalonin tek kushëriri i tij, për të mbetur sërish brenda familjes. Berisha fsheh familjaret pronare Tiranë- Duke nisur që nga zaptimi i ambienteve të Kinostudios dhe deri tek deklarimi më i fundit i vetë Agim Ramaj, sipas të cilit ka shitur aksionet në televizion dhe megjithatë është futur me forcë në ambientet ku ndodhet pikërisht ky televizion. Sipas të dhënave, vetëm investimi në aparatura që po vazhdon të futet në Kinostudio kap shifrën e 3 milionë dollarëve, për të cilat as kunati dhe as kryeministri "transparent" nuk kanë deklaruar se ku dhe si janë gjetur. Berisha i zbatimit të ligjit ka lejuar dhe po lejon akoma që kunati i tij të mbajë me forcë ambientet e një prone publike, kundrejt asnjë lloj qeraje dhe pagese. Thjesht sepse ai është i afërm i kreut të qeverisë, nuk duhet t'i paguajë asgjë shtetit, përvec se të marrë prej tij aq sa i ofron Berisha në shfrytëzim të hapur të postit të tij. Agim Ramaj i lejon vetes të mashtrojë jo vetëm institucionin ku mbart detyrimin të deklarojë pasurinë e tij, në të cilin është e qartë se ka mashtruar, por gjithë opinionin publik ashtu si edhe vetë kryeministri. Rasti i kunatit është shembulli më i mirë se si Berisha dhe familja e tij po zapton dhe rrëmben cfarë të mundë. Të paktën dy prej familjarëve të tij janë pronarë jo vetëm në ndërtim, por edhe në media. Por kryeministri është përpjekur me të gjitha mënyrat për ta fshehur një fakt të tillë, që nuk është shumë në harmoni me fjalimet e tij të fundit për vaska të florinjta dhe të varfër që nuk duhet të jenë më të tillë, sepse qeveria ka për t'i ndihmuar. Thjesht dhe vetëm teori sepse praktika është krejt e ndryshme. Ramaj,me dhunë në Kinostudio Tiranë- Që pas 3 Korrikut 2005 nuk rezulton asnjë shpallje e vetme për tender të ambienteve të Kinostudios, si mënyra e vetme ligjore për të shitur një pronë publike. Megjithatë, kunati i kryeministrit Berisha është bërë pronar i një sipërfaqeje të konsiderueshme brenda këtyre ambienteve. Burime të sigurta kanë pohuar se ai ka hyrë forcërisht në Kinostudio por nuk është lëvizur më pas që aty, për shkak të lidhjes familjare me kreun e qeverisë. Prej muajsh, Agim Ramaj ka hyrë në ambientet e Kinostudios, thjesht duke hapur dyert. Nuk ka asnjë kontratë qeraje dhe asnjë detyrim të tij për të paguar qoftë edhe me tarifa të ulta. Nuk ka asnjë dyshim se vetë Berisha është në dijeni të këtij fakti por nuk ka marrë asnjë lloj mase për të nxjerrë prej Kinostudios kunatin e tij. Një gjë e tillë nuk kishte si të ndodhte nëse më parë, Agim Ramaj nuk do të merrte lejen e kryeministrit. As njëri dhe as tjetri nuk kanë parë të arsyeshme të firmosin letra dhe kontrata për detyrime financiare ndaj shtetit. Madje në bazë të ligjit, një pronë publike duhet të jepej për shfrytëzim vetëm përmes një ankandi. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Për më tepër nuk është bërë kurrë një njoftim për ankand, prej të cilit me siguri që do të dilte fitues pikërisht kunati i kryeministrit. Ky i fundit ka shmangur cdo procedurë zyrtare, në bashkëpunim me Berishën. Bashkë me procedurën ka shmangur edhe detyrimet financiare ndaj shtetit për shfrytëzimin e një prone publike sic është Kinostudioja. Ndërkohë që kryeministri bërtet për evazion dhe korrupsion, vetë kunati i tij i lejon vetes edhe zaptimin e pronave publike kundrejt asnjë lloj pagese. Thjesht zaptimin e tyre. Sërish me lejen dhe bekimin e Berishës, ky veprim është fshehur në vazhdim.

Saturday, April 14, 2007

100 mijë herë mjaft Berishës

"Me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund"


Manifestim madhështor në Tiranë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kontrolleve arbitrare ndaj Top Medias. Përmes "Digitalb" ndiqet në të gjithë Evropën e SHBA
Rock-protesta në sheshin "Skënderbej" mbledh më shumë njerëz se mitingjet e politikës


Shqiptarët kanë zhvilluar mbrëmë protestën më të madhe e më shembullore në Sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit. Të bashkuar në atë miting madhështor, i cili ishte më i madhi i realizuar deri tani në Shqipëri ishin më shumë se kurrë plot 100 mijë qytetarë. I organizuar nga shoqëria civile dhe mediat, ai tregoi fuqinë e madhe të qytetarisë. Të gjithë njëzëri me duart lart i thanë qeverisë stop akuzave pa fakte dhe mjaft goditjes së mediave. Të mbledhur nga ora 19:00 dhe deri vonë kur mbaroi protesta duke festuar, qytetarët janë shprehur larg sloganeve politike kundër dhunës ndaj fjalës së lirë, që është iniciuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Ndryshe nga protestat e zhvilluara për 17 vjet në Shqipëri, ishte hera e parë që iu tha STOP sulmit të qeverisë ndaj medias së pavarur, të lirë dhe kritike nën atmosferën e një rok-proteste. Mungonin flamujt e partive politike, munguan sharjet, të bërtiturat, ngacmimet e jetës private të ndonjë politikani, madje edhe deklaratat në skenë të politikanëve. Tre veprimtarët e shoqërisë civile, Mustafa Nano, Andrea Stefani dhe kreu i lëvizjes "Mjaft!", Erion Veliaj kanë qenë të vetmit, të cilët vetëm për disa minuta, pa fjalime të gjata dhe lodhëse për publikun, kanë bërë edhe turmën në sheshin "Skënderbej" të thërrasë njëzëri MJAFT ndaj sulmit të mediave. Njëzëri turma e mbledhur në sheshin madhështor të metropolit shqiptar i ka thënë "mjaft" akuzave pa fakte të kreut të qeverisë. "Ka ardhur koha të shpallemi të gjithë opozitarë ndaj regjimit më të shpifur të Evropës", tha Nano, duke injoruar përmendjen e emrit të Kryeministrit Berisha, ku gjatë fjalës së tij ai përmendi vetëm "ai" me gishtin drejtuar nga Kryeministria.

Pas disa vitesh, pasardhësit tanë do të shikojnë arkivat dhe do të zbulojnë se Shqipëria është qeverisur në fund të shek XX dhe në fillim të shekullit XXI nga një njeri që vetëm ka bërtitur në sheshe, në mbledhje, në Parlament etj., dhe ata do të pyesin: "Si është e mundur që paraardhësit tanë kanë rënë dakord të qeverisen nga një njeri i tillë?. Të dashur miq! Merret vesh se në 3 korrik ne kemi bërë një gabim, dhe një zgjedhje që historia nuk do na i falë: rizgjodhëm me votën e lirë, bolshevikun stalinist të vetëm në Evropë, rizgjodhëm me votën tonë të lirë një njeri që me votën e lirë nuk ikën nga pushteti. Ka ardhur koha të shpallemi opozitarë dhe ta rrëzojmë po me votë të lirë, se nuk e meriton të jetë qiraxhiu i pallatit kryeministror". Po kaq të ashpër ishin gjatë argumentimeve të tyre edhe pjesëmarrësit e tjerë që mbajtën fjalime në këtë manifestim. "Eshtë e vështirë të konkurrosh me fjalë-këngën, megjithatë, unë do dëshiroja të shprehja këtu atë që na bashkon sot: Eshtë shqetësimi për median e lirë dhe për fjalën e lirë, askush më mirë se shqiptarët nuk e di se, pa fjalën e lirë, edhe kënga burgoset. E kemi provuar këtë gjë për më shumë se 40 vjet, ndaj dhe nuk do të lejojmë që situata të tilla të përsëriten. Jemi të shqetësuar dhe të alarmuar për kërcënimin që i bëhet lirisë në të gjitha dimensionet: lirisë së pronës, asaj të drejtësisë, lirisë së universiteteve, lirisë së shkencës dhe tani lirisë së të gjitha lirive: lirisë së fjalës.

E kërcënon këtë liri autoritarizmi që në strategjitë qeverisëse, të tejmbushura me kalvare fiskale mbi median. Po hartohen ligje të këqija, që mbi të gjitha duan të nxjerrin jashtë loje median.

Fakti që ju jeni këtu, është shprehje e alarmit, por dhe mrekullia e demokracisë! Nuk jemi ne që ju tregojmë teori, por jeni ju ata që na jepni mbështetje ne gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës". "Vetëm mbi të vërtetën, e cila përfaqësohet nga media", tha më tej Stefani, "mund të themelohet demokracia. Berisha kërkon të shmangë drejtësinë. Por ne, nga presioni do të vijmë në këtë shesh që është mëmëdheu i lirisë dhe fjalës së lirë, një shesh që politikanët e kanë përdorur për të thirrur e bërtitur, por më tej kanë bërë të kundërtën e asaj që kanë thënë këtu". Erion Veliaj, drejtues i Lëvizjes MJAFT, iu drejtua qytetarëve të pranishëm në shesh, dhe miliona të tjerëve që e ndoqën këtë manifestim nga ekranet e televizioneve, me fjalët "Imagjinoni një Shqipëri pa fjalën e lirë, imagjinoni një vend ku mijëra vetë humbasin vendet e punës, por nuk ka media që ta denoncojë këtë gjë, imagjinoni një vend ku bizneset falimentojnë e ku kompanitë më të mëdha largohen nga sytë këmbët, imagjinojeni atë vend pa një media të lirë, ku të transmetoheshin këto halle". Kjo ishte koncert-protesta e paralajmëruar që Lëvizja MJAFT së bashku me median e lirë në vend, organizuan menjëherë pasi qeveria e drejtuar nga Berisha nisi disa sulme selektive dhe të cilësuara si tejet të rrezikshme, ndaj institucioneve të pavarura mediatike në vend".

Protesta-koncert ndiqet nëpërmjet Digitalb në SHBA dhe Evropë


Organizatorët e koncertit madhështor të bërë në sheshin "Skënderbej" kishin menduar të ideonin në mënyrën më perfekte mënyrën e realizimit të tij, duke filluar nga skeleti i programit dhe deri te transmetimi i tij edhe në diasporë. Shqiptarët të cilët nuk kanë mundur dot të vinin në Shqipëri, kanë ndjekur LIVE nëpërmjet paketës Digitalb në kanalin "Top News rok" protestën, ku merrnin pjesë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Mesazhe të pafund nga njerëzit që jetojnë jashtë Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë Evropës kanë ardhur në mbështetje të kësaj proteste. Koncerti-protestë është transmetuar i plotë nga "Top News", i cili bën pjesë në paketën Digitalb, të cilën disa ditë më parë, qeveria u përpoq ta sekuestronte, por që, fatmirësisht, nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Koncerti-protestë është dhënë drejtpërdrejt edhe nga shumë televizione të tjera në mbështetje të fjalës së lirë. Krahas këtij fakti, e veçanta tjetër është se për herë të parë politikanët shqiptarë u bën njësh me turmën, duke lënë poltronin e skenës dhe duke qenë bashkëspektatorë të protestës madhështore. Politika shqiptare proteston njësoj me qytetarët. Ndryshe nga herët e tjera, ku ata zinin vendin e nderit dhe mbanin rolin kryesor gjatë një proteste, këtë herë politika bashkohet me qytetarët në rresht. Pesë liderët e opozitës, Edi Rama, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Neritan Ceka kanë qenë të pranishëm në mes të turmës, duke ngritur duart për t‘u thënë stop akuzave pa fakte të kreut të ekzekutivit. Deputeti socialist, Kastriot Islami, i pranishëm në këtë protestë, tha se media e biznesi janë të kërcënuara nga shteti, po kjo betejë qoftë nga mediat, qoftë nga qytetarët është e fituar. Ndërsa deputeti i PS-së, Petro Koçi, tha se pjesëmarrja e madhe në këtë shesh është solidaritet i madh për fjalën e lirë dhe kundër ndaj politikave të qeverisë. Protesta u organizua nga media dhe shoqëria civile për t`i thënë stop presionit të Kryeministrit Berisha ndaj mediave kritike ndaj pasqyrimit të aktiviteteve të qeverisë.

Thursday, April 12, 2007

Berisha miraton diktaturën fiskale ndaj biznesit

Robin Hood-i shqiptar i quajtur Sali Ram Berisha: "Varferoj te pasurit dhe pasuroj te varferit"

Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën

Tiranë - Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Vetëm me votat e mazhorancës miratohen disa ndryshime ligjore për procedurat tatimore që i heqin mundësinë biznesit të apelojnë një vendim të padrejtë pa paguar më parë gjobat dhe detyrimet. Megjithe kundershtimet e forta te opozites, p/Ligji i diskutuar me debate te forta ne komisionin e ekonomise dhe qe eshte percjelle po me debate te forta edhe nga komuniteti I biznesit eshte miratuar vetem nga te djathtet ne kete komision. Me anë të këtij projektligji, qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën. Një shkelje tjetër në marëdhënien e partneritetin shtet biznes parashikohet me anë të këtyre neneve. Nëse biznesi është i detyruar të paguajë gjobën atëherë ai nuk është i barabartë para palës shtet pasi vendoset me anë të këtij ligji pariteti i të fortit, pra dhunës së shtetit. Njëkohësisht me anë të këtij ligji biznesi demotivohet për të kërkuar të drejtën e tij, duke apeluar një vendim të administratës shtetëtërore e cila thjesht ka si objektiv të vetin mbushjen e arkës së shtetit.

Berisha i heq edhe subvencionin e fundit bujqesise

Tirane - Paketa e re fiskale e qeverisë Berisha miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimi më i rëndësishëm negativ i kësaj pakete fiskale ishte ai që kishte të bënte me heqjen e subvencionit të fundit që të paktën indirekt qeveria i bënte fermerëve dhe prodhuesve. Qeveria Berisha do të mbahet mënd për heqjen e subvencioneve për naftën dhe plehrat kimike për fermerët. I vetmi subvencion që i kishte ngelur bujqësisë ishte ai indirekt. Pra i bëhej prodhuesve rimbursimi për blerjet që ata i bënin fermerëve. Prodhuesit i faturonin produktet me TVSH, e cila i rimbursohej më pasa nga shteti. Ndryshimi i fundit në ligjin për TVSH është heqja e së drejtës së rimbursimit për TVSH për prodhuesit bujqësorë. Bizneset që operojnë në industrinë e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit e bluarjes së grurit, përjashtohen nga deklarimi i TVSH për lëndën e parë që blejnë tek fermerët.

Kundershtohet ulja e akcizes

Tirane - Shoqata e Hidrokarbureve ka kundërshtuar uljen e akcizës për solarin dhe mazutin, rrit abuzimet në dogana. Ndryshimet e miratuara nga ana e Parlamentit në ligjin e akcizave, janë kundërshtuar nga ana e Shoqatës së Hidrokarbureve. "Ne kërkojmë të mos miratohet ulja e akcizës për mazutin dhe solarin, pasi nëse bëhet ulja e kësaj akcize, atëherë për këta artikuj krijohet mundësia e abuzimit lidhur me cilësinë (përzierjes) e tregtimit të karburanteve",- ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Hidrokarbureve. Abuzimi vjen, pasi duke paguar akcizë më të ulët për solarin dhe mazutin, në krahasim me naftën, tregtarët abuzojnë duke i përzierë këto lëndë djegëse, për të rritur fitimet. Fenomeni i rritjes dhe uljes së taksave, përfshi këtu edhe akcizën, është bërë i zakonshëm.

Neni 43 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 43
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
1. Para se të paraqiten për apelim në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat që lidhen me këtë detyrim.
2. Para se të paraqiten për apelim, në shkallët e apelimit për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë çdo gjobë dhe interes, që lidhet me detyrimin tatimor të apeluar.

Neni 43, para ndryshimeve
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
Para se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme, ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit llogariten të gjitha interesat.

Wednesday, April 11, 2007

Berisha goditje tjeter prones

"Oxhaku nuk behet buxhak" - Ne gjuhen e berishizmit perkthehet "Kafsha nuk behet njeri"


Tiranë- Nën kërcënim janë gjithashtu edhe të gjithë ata qytetarë që kanë ndërtuar në mënyrë të ligjshme mbi truall që nuk është në pronësi të tyre. Ky është amendamenti i dytë që Partia Republikane i paraqet Kuvendit për të ndryshuar në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës.Përfaqësuesit e një prej partive më të mëdha të koalicionit qeverisës pretendojnë se kjo është një zgjidhje e mirë për këta banorë, si një mënyrë për të kërkuar legalizimin edhe të truallit ku kanë ndërtuar. Por kjo do të jetë në varësi të pronarit të tokës, duke filluar nga cmimi që ai do të përcaktojë dhe deri nëse do të lejojë apo jo ndërtimin mbi pronën e tij. Por republikanët nuk kanë zgjidhje për këto probleme, përvec propozimit që kanë bërë në Kuvend dhe presin t'i shtohet ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave me votat e maxhorancës ashtu sic ndryshuan këtë ligj një vit më parë duke cënuar në mënyrën më flagrante të drejtat e ish pronarëve. Tani, ata që do të goditen hapur do të jenë të gjitha ato familje që kanë ndërtuar një banesë të ligjshme mbi një truall që nuk është në pronësi të tyre. Këta, sipas republikanëve do t'i nënshtrohen një pagese për të blerë edhe tokën ku kanë ndërtuar. Këto para janë planifikuar të shkojnë në fondin për kompensimin e ish pronarëve që deri më tani ka qenë në shifra qesharake edhe pse procesi i kompensimit u premtua nga qeveria në afate shumë më të shkurtra për t'u përfunduar. Ndërsa me paratë e planifikuara prej saj, ky proces pritet të zgjatë për të paktën më shumë se një dhjetëvjecar.

PR:Shfuqizim i ligjit 7501, per abuzime me shperndarjen

Tiranë- Qeveria Berisha po bën gati goditjen tjetër ndaj një pjese të konsiderueshme të qytetarëve. Partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar ka propozuar ndryshimin e rradhës në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, ndonëse ky ligj u ndryshua jo më larg se një vit më parë. Por këtë herë e ka rradhën pika për të cilën kryeministri Berisha nuk pranoi kompromis, pikërisht ligji 7501. Republikanët kanë kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, i cili sipas tyre po bën akoma pronarë shumë njerëz, në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Përfaqësuesi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arjan Madhi, i ka paraqitur Kuvendit draftin për ndryshimet, duke këmbëngulur në fshirjen e një ligji, që vazhdon akoma të ndajë toka për familje në bazë të frymëve. Sipas Madhit, ky rregull madje është shtrembëruar duke ndarë tokë në bazë të interesave. Për këtë arsye ai, në emër të Partisë Republikane, do të kërkojë shfuqizimin e ligjit 7501, që sipas tij është duke dhënë tokë bujqësore pa asnjë lloj kriteri. Por kjo kërkesë e republikanëve dhe për rrjedhojë zhdukja e këtij ligji do të thotë cënim i interesave të shumë familjeve shqiptare si dhe të të drejtës së tyre për pronë, të garantuar nga Kushtetuta. Pas ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës që vazhdon të jetë në Gjykatën Kushtetuese, ku e kanë cuar ish pronarët që ndihen të cënuar në të drejtat e tyre, tani të tjera ndryshime janë në plan. Ndërsa kryeministri Berisha, këtë herë nuk mund t'i shmanget një pike të debatuar edhe më parë nga bashkëqeverisësit që do të thotë se ligji 7501 nuk do të jetë më në zbatim. Bashkë me të edhe shumë akte dhe nënligje që e shoqërojë dhe që vazhdojnë të funksionojnë akoma. Kërkesa e republikanëve, që pritet të merret parasysh nga qeveria në një ndryshim të dytë të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës përbën një kërcënim për një kategori që ka përfituar prej këtij ligji. Ndërsa të goditurit nga qeveria Berisha për shkak të nismave të saj ligjore vazhdojnë të shtohen gjithmonë e më tepër. Pas ish pronarëve që vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Kushtetuese, edhe ato familje që kanë përfituar apo që presin të përfitojnë akoma një pronë në bazë të ligjit 7501 nuk do të kenë këtë mundësi pasi qeveria është gati të fshijë ligjin në fjalë. Njëkohësisht kjo do të thotë se në rrezik është edhe procesi i kompensimit të premtuar nga Berisha, pasi republikanët shprehen se shpërndarja e tokës po bëhet pa kriter.

Republikanet kunder Berishes per pronat

Tiranë- Duket se pas përplasjeve të mëparshme mes republikanëve dhe demokratëve vjen konflikti i rradhës, edhe pse bashkëqeverisin. Këtë herë motivi është ligji 7501, për të cilin Partia Republikane kërkon shfuqizimin. Por nga ana tjetër, amendamentet e propozuara nga kjo forcë politike vënë në rrezik, për të mos thënë kërcënojnë me mosrealizim procesin e kompensimit dhe kthimit të pronave, të deklaruar si një prioritet nga qeveria Berisha. Ndarja e tokave në mënyrë të paligjshme, sic vlerësohet ajo përmes ligjit 7501 bie ndesh me premtimet për kompensim të ish pronarëve me tokën e lirë. Por për këtë të fundit nuk ka asnjë të dhënë akoma, ndërkohë që Agjencia e ngritur nga Berisha merret me shpërndarjen me short të shifrave qesharake të kompensimit për ish pronarët.

Wednesday, April 4, 2007

Deputetët e opozitës:Ku i gjeti 3 mln euro për televizion kunati i Berishës?!

Kjo ka qenë akuza që kanë bërë deputetët e opozitës në seancën e djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, por pa zbardhur detaje lidhur me kushtet e kontratës së qerasë e kështu me rradhë Tiranë- Kunati i kryeministrit Berisha ka marrë me qera Kinostudion, për të vendosur aty televizionin të ndërruar vetëm nga emri. Edhe pse kreu i qeverisë bërtet sot për garantimin e paprekshmërisë së pasurive publike, duke vënë në dyshim edhe proceset e deritanishme të privatizimit, ka lejuar që Kinostudio të kalojë në dorën e të afërmit të tij. Kjo ka qenë akuza që kanë bërë deputetët e opozitës në seancën e djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, por pa zbardhur detaje lidhur me kushtet e kontratës së qerasë e kështu me rradhë. Sipas tyre, këto janë fakte që duhet të vijnë të raportuara nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, i cili duhet të pasqyrojë, sipas kërkesës së deputetëve, gjithë kalimet në pronësi të bëra në televizione gjatë këtyre muajve. Punonjës që kanë punuar në Kinostudio, për përgatitjen e ambienteve për vendosjen e një televizioni, përsa i përket vendosjes së aparaturave janë shprehur se vlera e investimit arrin në shifrat e rreth 3 milionë eurove. Këto fakte bëhen gjithashtu të ditura nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar konfirmimin nga kryetari i KKRRT. Ndërsa kryeministri Berisha duhet të përgjigjet se ku i ka gjetur kunati i tij 3 milionë eurot që ka investuar për ngritjen e një televizioni në admbientet e marra me qera në Kinostudio po prej tij. Duke qenë se vetë kreu i qeverisë ka deklaruar se paratë e kunatit të tij janë të pastra, atëherë duhet ta në tregojë se cili është burimi i tyre. Bëhet fjalë për një shumë tejet të konsiderueshme, e cila sipas deputetëve të opozitës është përdorur nga i afërmi i kryeministrit për të marrë në pronësi një televizion. Mund të thuhet pa pikë dyshimi se pasuria e të afërmit të kreut të qeverisë është mëse e majme, edhe pse vetë Berisha ka mbrojtur të kundërtën. Ose më saktë ka deklaruar se këto janë para të pastra. Prandaj kryeministri duhet të na tregojë se ku janë gjetur këto para të pastra, rreth 3 milionë euro?! Vetëm shuma e investimit brenda në Kinostudio, për instalimin e pajisjeve që mundësojnë transmetimin televiziv. Ndërsa marrja me qera e ambienteve është në një shifër tjetër parash, që besohet gjithashtu të jetë e konsiderueshme, por asnjëherë nuk është bërë transparente. Këto përgjigje mund t'i japë vetëm kreu i qeverisë, Berisha, duke filluar nga përfundimi i Kinostudios në duart e kunatit të tij, deri tek paratë e paguara.

Kunati i Berishes,televizion ne ambiente me Qera te Kinostudios

Që me mbërritjen në pushtet të kryeministrit Berisha, kunati i tij ka privatizuar Kinostudion, duke e kthyer atë në një Televizion. Ky është quajtur më parë ATN 1, ndërsa sot ka marrë emrin "Mediasat", tashmë me një përvojë prej 10 vitesh në transmetim dhe me prirje të forta djathtas. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar nga ky televizion, përvec pronësisë së tij. Kryeministri Berisha na e ka fshehur këtë fakt, pavarsisht transparencës së premtuar

Tiranë- Kunati i kryeministrit ka në pronësi një televizion që transmeton prej vitesh. Kjo ka qenë akuza që deputetë të opozitës kanë bërë gjatë seancës së djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, duke kërkuar llogari nga vetë Berisha lidhur me këtë fakt, por edhe për rastet më të fundit të dhunës së ushtruar nga qeveria në drejtim të mediave. Që me mbërritjen në pushtet të kryeministrit Berisha, kunati i tij ka privatizuar Kinostudion, duke e kthyer atë në një Televizion. Ky është quajtur më parë ATN 1, ndërsa sot ka marrë emrin "Mediasat", tashmë me një përvojë prej 10 vitesh në transmetim dhe me prirje të forta djathtas. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar nga ky televizion, përvec pronësisë së tij. Kryeministri Berisha na e ka fshehur këtë fakt, pavarsisht transparencës së premtuar. Ndërsa kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore që deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të medias, kanë kërkuar që Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit të raportojë përpara deputetëve lidhur me kalimet në pronësi të disa televizioneve, në muajt e fundit. Ata kanë denoncuar faktin se të afërm të kreut të qeverisë, janë vënë në krye të këtyre televizioneve, duke vecuar pikërisht "Mediasat". Ky transmeton në valët e televizionit të mëparshëm, të njohur si "Antena 1". Ndërsa ambientet i ka tek ish- Kinostudio, e cila është në shfrytëzim nga kunati i kryeministrit Berisha, përmes një vendimi të marrë nga institucione shtetërore. Një fakt i tillë tregon edhe konfliktin e interesit të një kreu qeverie që bën të tjera veprime nga ato që predikon. Pronësia e kunatit të tij në një prej televizioneve e konfirmon këtë, në ambiente të marra me qera dhe madje edhe një licencë nga KKRRT, të gjitha të kryera në fshehtësinë më të plotë. Deputetët e komisionit parlamentar të Mediave kanë kërkuar nga ky institucion që të bëjë transparencën financiare të gjithë organeve mediatike në vend, duke raportuar sidomos lidhur me pronësitë e televizioneve. Një raport i munguar prej muajsh tashmë nga ana e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit do të zbardhte lidhjet dhe financat e shumë televizioneve në vend. Duke pëfshirë këtu edhe atë televizion që ka kaluar në pronësinë e kunatit të kryeministrit, sipas akuzave të bëra dje nga deputetët e opozitës të cilat nuk janë kundërshtuar nga Berisha. Deputetët kanë rënë dakord me kërkesën për të thirrur në raportin kryetarin e KKRT, institucion që ka pushuar së bëri prej muash edhe monitorimin e mediave.