Showing posts with label lulzim basha. Show all posts
Showing posts with label lulzim basha. Show all posts

Saturday, October 6, 2007

Riciklimi dhe Grahmat e Fundit Komunist

Gazeta Shqiptare, Prill 22, 2006 Faqja 22 -OPINION

Kush mbrojti Berishën, të heshtë
nga Rudi Erebara

Kishte një modë në Shqipërinë e para 3 korrikut. Moda anti-Nano, edhe pse shumë nga ata që e “vishnin” ishin thjesht të pakënaqur nga ish-kryeministri për arsye fare jo shqiptare. Kishte atëherë dhe tani një modë anit-berishë, por brenda saj po futen dhe të gjithë ata që folën sa më s’plasën për fitoren e tij dhe anti-Nanon që po sillte.

Në fakt Berisha as atëherë dhe as kurrë nuk mundet të sjellë kurrë një frymë anti-Nano pasi ai as nuk e beson, as nuk e njeh, dhe as nuk do që të sjellë një frymë të tillë. Ai si dhe shumë të tjerë janë vetëm produkte të një shteti ish-komunist në grahmat e fundit. Legalizimet dhe lufta për të shtyrë edhe më tej në vite ligjin për “Pronat” nuk janë asgjë më shumë se përpjekja e Berishës dhe komunizmit shqiptar të 1990-tës të mbijetojnë në një qytet në të cilin nuk kanë qenë kurrë pjesë.

E djathta shqiptare do të triumfojë edhe vetëm për faktin që nuk u mposht dot për gjithë vitet e komunizmit pro-sllav, e pranuar kjo edhe nga vetë Ramiz Alia në pleniumin XII: “Këta janë bijtë e atyre që kemi vrarë për 45 vjet”. 1997 dhe 1991 kanë vetëm një dallim. Më 1991 ne ishim pa armë dhe mundeshin të na vrisnin si të donin por nuk e bënë këtë sepse për një efekt të panjohur besuan ata të panjohurit e diktaturës se kishte gjithmonë kohë për t’i dënuar edhe në vitet që vijnë.

Me 1997 askush nuk u dënua nga ata që e frymëzuan. U dënuan ata që e mbajtën mbi shpinë dhe me ta u ndëshkua në mënyrë të drejpërdrejtë i gjithë populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Ku janë sot ata pro-Berishët e thekur të “Kohës për Ndryshim”. Ata liberalët e “mëdhenj” që ndiqnin nga pas Ngjelën, për t’i treguar atij se sa patetikë ishin mes njerëzve pa kujtesë. Janë sot ata që besonin se Berisha ndryshon mes rradhës së pronarëve që do t’i humbin me siguri tokat sepse votuan me vetëdije të plotë kundër vetvetes?

Ku janë? Ku janë analistët politikë të kohës për ndryshim pas 200 ditëve të mëdha kur premtimet nuk u mbajtën dhe Shqipëria ndodhet në pragun e 1994 në krizën e institucioneve. Ata që folën atëherë medoemos duhej të kishin një garanci apo besim brenda vetes se anti-Nanoizmi ishte progres dhe sot duhet medoemos ta mbështesin moralisht Berishën e reformën në pronësi. Berishën e një reforme në pronësi që u kujton pronarëve, të ndëshkuarve dhe të burgosurve të ndërgjegjes se do të vijë ajo ditë kur do të aplikojë edhe Kodin Civil mbi pronën, ashtu siç urdhëroi pralamentin të votojë dhe ligjërojë vjedhjen e tokës dhe historisë qytetare vetëm që t’i garantojë vetes paprekshmëri në PD. Ku janë ata që shkuan sa andej këtej për të përfunduar tek berishizmi, sot, kur jo vetëm pronat që nuk u kthyen edhe pse u votua PD-ja për 15 vjet me rradhë për to. Ku janë?

Ata që mbrojtën Berishën e para 3 korrikut janë po ata që harruan 1997. Ata duhet të heshtin, ose të shohin se ç’farë pjell komunizmi i vërtetë.



Kriza e parlamentit, kriza e institucioneve, mbyllja e bisnesit, moskthimi i pronës private, ligjërimi i vjedhjes së saj, rritja e çmimeve në të gjitha standardet nuk ishin premtimet elektorale të PD-së. Ishin ajo që qeveria e korruptuar e Nanos thoshte se do të sillte PD-ja. A nuk është e gjitha kjo qartë si drita e diellit. A nuk është kjo 1994-a, viti i përjashtimeve të mëdha? Rikthimi i komunistëve me çdo kusht.


E keqja qe nuk duhet ricikluar

Ndonese kemi pothuajse 16 vite qe mendojme se jemi ndare nga katastrofa kombetare e komunizmit.Serish shfaqen neper media,faqe interneti apo gjithkund ku munden,fanatike bolshevike e kriptokomuniste,qe hedhin gurin e fshehin doren.Keta medioker donkishote,synojne te mbjellin serish faren e trishte te diktatures se proletariatit duke predikuar me "kompetence" "kunder armikut te kllases","kunder kolaboracionisteve dhe tradhtareve"."Ballistet jane armiq e bashkepuntore te okupatorit","mbreti shiti Shqiperine dhe vodhi pasurine e shtetit","kulaket e bejleret shfrytezonin klasen e thjeshte" dhe shume nga pallavrat e ketij lloji qe te bejne te risjellesh nder mend tragjedine 50 vjecare qe persekutoi nje popull te tere.Ndersa realisht dihet kush kane qene me Shqiperine e kush kunder saj.Kush donte progresin e kush regresin.Kush ishte hajdut e kush i ndershem.Perrallat kane humbur tashme cdo vlere sepse syte e shqiptareve jane celur.



C'jane keta bedele qe kerkojne te rikthehen ne origjine....?Kush jane keta "intelektuale" qe mbrojne antishqiptarizmin me draper e cekan....!?Nese perqendrohesh,do te shohesh se mjeranet ne fjale kane patur e kane lidhje te shumfishta me aparatet kriminale te diktatures komuniste.Por qe kerkojne te manipulojne ne emer te demokracise me fraza e terminologji allabyroiste e fataliste. Me sa shihet barku i se keqes nuk eshte thare ende dhe pjell cdo dite idealiste te primitivizmit bolshevik,te cilet duan me insistim te riciklojne ne hapesirat shqiptare monstruozitetet qe mendojme se i kemi lene pas.Dihet Katocica e famshme,dihet regjizori i kesaj pseudodemokracie.Po keta c'duan mund te pyese gjithkush ?Eshte thirrja e te pareve,eshte gjaku qe therret per te shkaterruar cdo gje me "kazme e pushke".Nuk mjaftuan gjysem shekulli per te sakatosur kombin,per te fshire vlerat,per te ngritur te keqen...!Dhe perpara kesaj maskarade qe kerkojne te luajne shpirterat e zinj te bolshevizmit,blute pseudodemokrate,socialiste te dale boje apo pseudoshqiptare qe flasin shqip,duhet te vihet ndjesia e te qenit shqiptar.Perpara fanatizmit partiak duhet vene Shqiperia.Perpara idhujve te rreme duhet te vihet dinjiteti kombetar.Ne menyre qe te pengohet sa nuk eshte vone,riciklimi i fatkeqesise kombetare,qe perpiqen te implementojne individe apo grupe antishqiptaresh.Zoti thote:Ndihmoje veten,qe te ndihmoj une.Dhe shqiptaret nuk duhet te ribehen pre e diktatures se proletariatit sepse tashme kane nisur nje rrugetim tjeter.Ata perfundimisht i perkasin progresit dhe zhvillimit.Le ti leme antivlerat te rishfaqen sic jane.Syte e kombit jane drejtuar nga vlerat.Koha e bunkereve nuk mund te rikthehet sepse shpirtrat tane jane c'bunkerizuar pergjithmone.Koha ka treguar se kush ka patur te drejte.

Thursday, April 26, 2007

Vjedhje 7 milione dollare ne PD

Tirane-"Djemtë" e Berishës nuk vjedhin vetëm buxhetin e shtetit dhe në qeveri, por edhe brenda partisë së tyre. Skandali është zbuluar nga vetë kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryeministër i vendit, përmes një hetimi të ndërmarrë prej vetë atij. "Zbulimi" është bërë pas deklarimit të shifrave zyrtare të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 18 Shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga PD, fitues apo jo në garën për kryetar komuna dhe bashkie, kanë dorëzuar në parti fatura të fryra shpenzimesh të cilat kanë kaluar nëpër lupën e Berishës. Kjo ka cuar në zbulimin e një vjedhjeje skandaloze, e cila nuk po kalon pa zhurmë brenda partisë.

Vjedhja 7 milionë dollarë
Abuzimi me paratë e partisë të marra për fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit arrin në shifrën e 7 milionë dollarëve. Vetë Berisha që ka bërë hetimin mbi paratë e vjedhura, ka në dorë edhe emrat e atyre që kanë abuzuar me faturat e shpenzimeve për fushatë, të paguara nga partia me paratë e mbledhura nga donatorët. Burime brenda partisë shprehen të sigurt se bëhet fjalë për emra të njohur kandidatësh, në qytete kryesore të vendit, të cilët për më tepër as nuk kanë fituar mandatin nga këto zgjedhje. Shifra e konsiderueshme e shpenzimeve, për më tepër të pajustifikuara nga një fitore në zgjedhje, mësohet të ketë tërbuar edhe më tepër kryetarin Berisha. Por jo deri aty sa të lejojë që skandali të dalë jashtë partisë. Të paktën jo pa u marrë masat ndaj abuzuesve.

Abuzim me paratë e donatorëve
Një pjesë e mirë e parave të dhuruara nga donatorë për fushatën e Partisë Demokratike, kanë përfunduar në xhepat e emrave të përzgjedhur prej partisë si kandidatë. Donacionet e deklaruara zyrtarisht edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryesisht nga biznesmenë të ndërtimit, por edhe të emëruar si drejtorë me mbërritjen e qeverisë Berisha nga 1 milionë lekë për secilin, nuk kanë shkuar të gjitha për qëllimin për të cilin janë dhuruar. Kjo është konfirmuar nga vetë kryeministri, i cili nuk i ka besuar askujt tjetër hetimin mbi vjedhjen përvec vetes së tij. Jo vetëm për të shmanguar në mënyrën më absolute zhurmën mbi skandalin, por edhe për të gjetur vetë përgjegjësit për abuzimin në shifra marramendëse të parave të dhëna nga donatorët për fushatë.

Si u vodhën paratë brenda PD
Kandidatët e përzgjedhur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 18 Shkurtit kanë deklaruara në parti, duke dorëzuar madje edhe fatura për shpenzime të fushatës së tyre. Kryesisht për reklama, postera dhe billbordera në hapësirat publike të qyteteve kryesore. Partia ka qenë plotësisht dakord me shumën e shkruar nëpër fatura, derisa vetë kryeministri ka dëgjuar zëra, të cilat nuk ka nguruar t'i vërtetojë më pas. Pas hetimit i rezultoi se kandidatët e tij kishin paguar edhe për shërbime që i kishin marrë falas!! Sipas faturave që kanë dorëzuar në Partinë Demokratike dhe kjo ka marrë përsipër t'ua paguajë nga paratë e donatorëve për fushatë, kandidatët kanë paguar për reklamimin e posterave dhe motove të tyre nëpër billbordera, postera elektronikë dhe deri tek postera gjigandë në fasada pallatesh. Por këto fatura, qoftë përsa i përket shumës ashtu edhe zërit të shpenzimeve, bien poshtë nga vetë bizneset që u kanë ofruar reklamimin. Në një garë, për t'u mburrur kush më parë e kush më shumë për shërbimet që i kanë ofruar gratis Partisë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit, këta biznesmenë kanë nxjerrë të palarat e kandidatëve. Atë që ishte nuhatur nga Berisha që me deklarimin e shifrave në KQZ, por që erdhi duke u përforcuar më tepër kur ata që merren me biznesin e reklamës raportuan se nuk kishin marrë asnjë qindarkë për të vendosur posterat e kandidatëve demokratë nëpër qytete, sepse këta ia kishin bërë shërbim partisë. Atëherë ku përfunduan 7 milionë dollarë të deklaruara si të shpenzuara pikërisht për këto lloj reklamash?! E ku tjetër përvec se në xhepat e cunave të besuar të Berishës!

Kandidatët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit në vjedhje
Vetë Berisha, pas hetimit, ka arritur në konkluzionin se emrat më të njohur, të zgjedhur prej tij për të fituar drejtimin e qyteteve kryesore janë përfshirë në vjedhjen e madhe të 7 milionë dollarëve. Duke filluar nga kandidati i Tiranës, Durrësit, Elbasanit, të cilët kanë deklaruar shuma të mëdha të shpenzuara për bordet e reklamimit të posterave të tyre, justifikuar nga garimi në bashki të mëdha. Por me siguri jo nga fitimi i mandatit, pavarsisht besimit të kryetarit të partisë tek kandidaturat e zgjedhura. Megjithatë lista e fajtorëve për abuzimin miliona dollarësh nuk mbaron thjesht me emrin e të zgjedhurve nga PD. Brenda faturës së dëmit llogaritet edhe emri i një botuesi të njohur, i cili u angazhua fort me fushatën e partisë jo vetëm në Tiranë.

Hetim per vjedhjen nga vete Berisha

Tiranë- Jo shumë kohë pas deklarimit të shifrave zyrtare të parave të mbledhura nga Partia Demokratike por edhe shpenzimeve të bëra prej saj në fushatën e zgjedhjeve të 18 Shkurtit, Berisha iu rikthye sërish faturave. Jo thjesht për të bërë një llogari të vërtetë, jashtë shifrave zyrtare të deklaruara, por edhe për të përligjur një dyshimin e tij lidhur me abuzime të bëra me paratë e donatorëve nga ana e kandidatëve të zgjedhur nga partia për të garuar. Pas deklarimeve të shumë përfaqësuesve të bizneseve të reklamave se kishin ofruar shërbime falas për Partinë Demokratike gjatë fushatës, kryetari i partisë nisi të dyshonte për faturat e paguara të kandidatëve pikërisht për këto shërbime. Madje edhe në qytetet kryesore të vendit. Një kthim tek llogaritë e faturave e coi Berishën në konkluzionin se paratë e paguara nga Partia Demokratike, nuk kishin shkuar aspak për bordet e reklamave, sic ishte deklaruar nga kandidatët kur kishin paraqitur faturat në parti, por tek xhepat e vetë kandidatëve. Në përfundim të hetimit mbi këtë vjedhje, kryetari i partisë por edhe kryeministri i vendit doli në një shifër të saktë të abuzimit të bërë me paratë e donatorëve, të mbledhura për fushatë. Për më tepër gjeti edhe emrat e abuzuesve, që kishin firmosur faturat e rrema. Lista nis me emrin e Olldashit në Tiranë, Telitit në Durrës, Bocit në Elbasan dhe kështu me rradhë. Me duart në vjedhje është gjetur edhe i përzgjedhuri tjetër për të menaxhuar fushatën e Partisë Demokratike. Të gjithë bashkë janë përgjegjës për zhdukjen e 7 milionë dollarëve që mund të ishin kursyer.

Fushata e PD, 146 mln lekë nga donatorët

Tiranë- Fushata e zgjedhjeve të 18 Shkurtit është konsideruar si më e kursyera nga ana e Partisë Demokratike. Për faktin e thjeshtë dhe modest se nga shpenzimet e bëra për fushatë janë kursyer 76 milionë lekë. Sipas një fatura analitike për gjithë zërat e shpenzimeve, kjo parti ka llogaritur edhe paratë për blerjen e fishekzjarreve në një vlerë prej më shumë se 3 milionë lekësh. Për zgjedhjet e 18 shkurtit në përballimin e fushatës elektorale PD-ja ka publikuar pranë KQZ-së 19 donatorë, me një shifër totale prej 14.630.365 lekësh. Ndër shpenzimet e fushatës përfshihet pagesa e punonjësve, e cila kap shifrën e 2.605.000 lekëve. Kurse për flamuj të vegjël dhe të mëdhenj demokratët kanë shpenzuar në total një shifër prej 7.114.150 lekësh. Pjesën më të madhe të fondit të fushatës demokratët e kanë shpenzuar për spotet televizive, me një vlerë prej 8.972.565 lekësh, kurse për postera ka shpenzuar 200 mijë lekë. Këto janë shpenzimet më të mëdha të kryera nga ana e PD-së për fushatën elektorale. Ndërsa janë shpenzuar 52 mijë lekë për kapele dhe bluza për fushatën elektorale. Pjesa tjetër e fondit është përdorur për shpenzimeve operative materiale për zyrën e shtypit, kancelari, shtypshkrime, aparatura fonie, podiume me qira dhe të tjera. Në bazë të letrës së paraqitur në KQZ dhe të firmosur nga financieri i PD-së, Blerim Çela, janë 12 sponsorizues që kanë derdhur në arkën e PD-së nga një shumë prej 1 milion lekësh. Ndërsa në arkën e PD-së ka derdhur për fushatën e 18 shkurtit edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ku shuma kap shifrën e 400 mijë lekëve. PD-ja ka zhvilluar një sondazh paraprak për zgjedhjet, duke angazhuar INSTAT-in, një institucion që është në varësi të shtetit. Për realizimin e këtij sondazhi, PD-ja ka shpenzuar 2.45 milionë lekë. Ndërsa për amerikanët e BG&R, PD-ja ka derdhur një shumë të vogël, e cila kap shifrën e 511.811 lekëve.

Monday, April 16, 2007

Taksa e sheshtë e Berishës, sjell varfëri

Tiranë- Me siguri që taksa e sheshtë në pagën e kryeministrit nuk do të ketë efekt negativ përvec se heqjes së vetëm 10% të saj. Por për rrogat e tjera, nga minimale deri tek ato mesatare ky efekt do të jetë shumë herë më i ndjeshëm. Ndonëse qeveria ka deklaruar më së fundi vullnetin për të rritur pagat minimale, kjo në të vërtetë nuk do të jetë aspak një rritje për arsyen e thjeshtë se tatimi rritet në një vlerë prej 10 përqind për të gjitha pagat. Duke tatuar njësoj, me 10% edhe pagat e larta por edhe ato të ulta, kryeministri pretendon se po aplikon taksën e sheshtë. Në fakt kjo taksë nuk është vecse taksa e varfërimit. Taksimi me 10% i një page prej 20 mijë lekësh të reja është shumë, ndërsa nuk është efekt i njëjtë në pagën prej 2 milionë lekësh të vjetra të pagës së kryeministrit. Megjithatë, qeveria ka deklaruar gjithë vullnetin të nisë aplikimin e kësaj takse në të ardhurat. Kjo duket sepse deputetët e partisë në pushtet, duke dëgjuar fjalimet direktiva të kreut të qeverisë i shkojnë nga pas me projektligje të tipit të paraqitur nga Blerim Cela dhe Aleksandër Biberaj për vendosjen e taksës së sheshtë edhe në sektorin e ndërtimit. Në prezantim të parë me qëllimin për të shmangur abuzimet që bëhen në këtë sektor, por e thënë hapur edhe për të aplikuar taksën e varfërisë, efektet e të cilës do të ndihen shumë më tepër në familjet me të ardhura të pakta por edhe në ato me të ardhura të mesme.

Relacioni:Ndryshimi,per aplikim te takses se sheshte

Tiranë- Propozimi i bërë nga dy deputetët demokratë për ndryshimin e taksës së kalimit të pronësisë bëhet në kuadër të zbatimit të taksës së sheshtë. Kjo lexohet qartë në relacionin që i është bashkangjitur projektligjit, të kaluar në mënyrën më të fshehtë në komisionin e Ekonomisë edhe më parë varianti nuk është parë dhe nuk ka marrë mendimin e qeverisë. Ky duhet të ishte mëse i domosdoshëm për faktin e thjeshtë dhe të vetëm se ndryshimi i taksës së kalimit të pronësisë ka efekte të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit. Megjithatë projektligji është tashmë gati për t'i kaluar seancës parlamentare. "Në kuadrin e implementimit të parimit të taksës së sheshtë, është parashikuar qe edhe tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme të barazohet me tarifën e tatimit mbi të ardhurat e tjera personale që taksohen me 10 përqind sikurse janë tatimi mbi interesat, dividentët, qeratë, të drejtat e autorit etj". Në relacionin e projektligjit, dy deputetët që kanë marrë përsipër propozimin e ndryshimit të taksës së kalimit të pronësisë, "betohen" se kjo bëhet në zbatim të vendimit të qeverisë për aplikimin e kësaj takse të sheshtë. Kjo sipas tyre do të sjellë shmangien e abuzimeve në sektorin e ndërtimit, "njohja si shpenzime të zbritshme të biznesit e vlerës së sipërfaqes së truallit që përdor shoqëria dhe taksimi konform ligjit edhe i asaj pjese të sipërfaqes që përfitohet nga pronarët e truallit". Në këtë pikë konsistonte edhe fjalimi i pak kohëve më parë të kryeministrit Berisha, për të justifikuar aplikimin e taksës së sheshtë edhe në këtë sektor, me siguri jo si një mënyrë për të shmanguar abuzimet, ashtu sic thuhet.

Projektligji - trajtim selektiv Qeverisë

Tiranë- Ka mjaftuar një fjalim i kryeministrit Berisha, që deputetët e tij të vihen në lëvizje për të hartuar një projektligj. Ky është shpjegimi i vetëm për ndryshimet që kërkohen të bëhen në taksën e kalimit të pronësisë. Jo më larg se 28 Marsi i këtij viti, kreu i qeverisë ka deklaruar se ndërtimi është një prej sektorëvë më informalë në vend, duke paralajmëruar masat që do të vinin më pas. "Lufta kundër kontrabandës është vetëm një aspekt i kësaj lufte që duhet të zhvillohet në çdo sektor. Ky vit është përcaktues i suksesit të qeverisë në luftën kundër informalitetit Ka informalitet në sektorë kryesore të ekonomisë. Informaliteti është i pranishëm në sektorin e ndërtimeve. Ka ndërtues, të cilët e blejnë tokën me 1 milionë $ sipërfaqen dhe mbushin dokumenta fallco sikur e kanë blerë me 40 mijë $ dhe këtë e bën për ti shpëtuar tatimeve të pronarit që u shiti tokën, duke mos folur pastaj për shitjet që kapin shifrën 1000 apo 1500 euro për metër katror, duke plotësuar dokumenta sikur shiten me 500 apo 600 euro për metër katror. Ky fenomen nuk është në shumicë, por mund të ndodhë në të ardhmen, duke dëmtuar ndërtuesit e ndershëm". Pas kësaj, vjen nisma e dy deputetëve të maxhorancës që kërkojnë të vënë kontrollin mbi këtë sektor, duke filluar nga taksa që paguan pronari i tokës kur ia jep një firme ndërtimi. Madje vetë qeveria do të vendosë edhe cmimet. Të paktën këtë tenton të bëjë projektligji, duke cuar të tjera kompetenca dhe njëherësh edhe para në duart e qeverisë. Llogaritjet do të jenë në dorë të saj, me vendosjen e cmimeve dhe kjo do të thotë trajtim selektiv për një pjesë të bizneseve të ndërtimit.

Friday, April 13, 2007

Vjedhja,”Basha pa limit” është djali i Kryeministrit

"Bem baba qe te te ngjaj apo .. Gjithsecili e ka nje "baba shpirtror !""

Tiranë- Skandali më i fundit i ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha mban firmën e Auditimit të Brendshëm pranë ministrisë së tij. Bëhet fjalë për një shumë prej 500 mijë dollarësh abuzime me tendera që nga 1 Korriku 2005 deri më 31 tetor të vitit 2006. Shkeljet janë bërë në procedurat ligjore të tre tenderave, si ai i realizimit të lotit të parë të rrugës së re Kukës- Morinë, vazhdimin e rrugës së Kamzës dhe spostimin e ujësjellësit të Kamzës. Raporti i Auditit të Brendshëm të ministrisë së Punëve Publike ka bërë të ditur jo vetëm shkeljet dhe dëmet në vlerë financiare, por edhe përgjegjësit për këto shkelje, duke kërkuar përgjegjësi penale për punonjësit. Një raport i tillë ka kaluar me siguri nëpër duart e ministrit të Punëve Publike, por ky ka heshtur njësoj si atëherë kur u denoncua me fakte të sigurta për abuzimin me shifra më shumë se 230 milionë euro.

Shkeljet 500 mijë dollarë
Raporti i Auditimit të Brendshëm ka marrë në shqyrtim periudhën e punës nga 1 Korriku 2005 deri në 31 Tetor 2006 në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Pikërisht në këtë kohë janë kryer tendera me vlera të konsiderueshme nga buxheti i shtetit sidomos për lotin e parë të Kukës- Morinë, por edhe vazhdimin e urës së Kamzës. Sipas raportit të botuar dje në "Gazeta Shqiptare" fatura e dëmit shkon në 49.195.187 lekë të reja. Kjo shifër konfirmon edhe njëherë akuzën për 230 milionë euro abuzime nga ana e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha, gjatë vitit 2006. Denoncimi ka ardhur nga ish zyrtarë të ministrisë, që janë shprehur se abuzimet kanë të bëjnë me financimin e objekteve që nuk janë realizuar asnjëherë. Në fund të vitit të kaluar, ministria ka deklaruar të realizuar gjithë fondin e parave nga buxheti i shtetit për ndërtimin e rrjetit të rrugëve nacionale.

Kukës-Morinë, shkelja më e shtrenjtë
Raporti i Auditimit të Brendshëm të ministrisë së Punëve Publike, ka dalë në konkluzionin se dëmi më i madh është shkaktuar nga tenderi për ndërtimin e rrugës Kukës- Morinë. Fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është shpallur subjekti "Viktoria Invest", me të cilin është lidhur kontratë. Ndërkohë një subjekt tjetër, "Arifaj&Kastrati", që kishte paraqitur një ofertë më të mirë, ishte skualifikuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet. Fatura e dëmit që del nga diferenca midis vlerës më të lartë të fituesit dhe asaj më të ulët të kompanisë që duhet të shpallej fituese, arrin në 460.000 dollarë. Në bazë të këtyre shifrave dhe fakte, specialistët që kanë ushtruar kontrollin në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve kanë kërkuar që pesë zyrtarë të kësaj drejtorie të paguajnë dëmin prej 92 mijë dollarësh secili.

Shkelje në dy tendera për Kamzën
Edhe njëherë dëmi shkaktohet nga zgjedhja e një firme tjetër nga ajo që ka bërë ofertën më të mirë. Në rastin e vazhdimit të rrugës së Kamzës dëmi llogaritet në më shumë se 15 milionë lekë, ndërsa në shkeljen e bërë në tenderin për spostimin e ujësjellësit të Kamzës dëmi shkon në më shumë se 7 milionë lekë. Në të dyja rastet është zgjedhur një firmë tjetër nga ajo që ka patur ofertën më të leverdisshme dhe megjithatë si komisioni i Vlerësimit të Ofertave, por edhe vetë drejtoresha ka firmosur pa as më të voglin hezitim. Për këtë arsye, ekspertët që kanë hartuar raportin e Auditimit të Brendshëm të ministrisë së Punëve Publike kërkojnë nga këta punonjës, përfshirë edhe ish drejtoreshën që të mbajnë përgjegjësi penale. Duke filluar nga pagimi i shifrës së dëmit të llogaritur.

Ish drejtoresha, firmë shkeljeve
Me firmosjen e dokumentave të tenderimit ku janë hasur parregullsitë dhe shkeljet është marrë vetë ish drejtoresha, Lejla Saraci. Ajo ka miratuar edhe relacione teknike, pa pasur më parë nënshkrimin e hartuesve të tyre. Këto veprime bien në kundërshtim me vendimin nr.1 datë 01.01.1996 të Këshillit të Ministrave "Për prokurimin publik", i cili kërkon që miratimi i dokumentave të tenderimit është në kompetencë vetëm të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në dy tenderat për vazhdimin e rrugës së Kamzës dhe spostimin e ujësjellësit të Kamzës, ndër emrat e zyrtarëve përgjegjës për shkeljet dhe dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit është edhe ai i ish drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve.
Pas saj vijnë me rradhë emra të tjerë, të cilëve u kërkohet nga raporti i Auditimit të Brendshëm që të paguajnë gjoba për shkeljet që kanë bërë dhe abuzimet me tenderat.

Buxheti i tretë për 2006, fshehja e vjedhjes
Në buxhetin e vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha i ishin besuar plot 15.4 miliardë lekë vetëm në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale". Se sa ka arritur t'i bëjë efektive këto para ministri, kjo është mëse e dukshme duke parë gjendjen në këto rrugë kombëtare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo situatë e mjeruar, Bashës i jepen 19.8 miliardë lekë me buxhetin e tretë të miratuar me urgjencë në parlament. Ministri nuk zhgënjeu. Në fund të vitit 2006, institucioni që ai drejton raportoi për realizim të buxhetit në nivelin e 96%. Një fakt tjetër që konfirmon akuzat e bëra nga ish drejtorë të kësaj ministrie në drejtim të Bashës. Sipas këtij të fundit, edhe shifra prej 4.5 miliardë lekësh që iu shtua buxhetit në zërin e "Ndërtimit të rrjetit të rrugëve nacionale", ishte investuar në 12 ditët që mbeteshin deri në mbylljen e vitit. Një gjë plotësisht e pamundur për t'u arritur. Aq më pak nga një ministër i paaftë dhe i akuzuar shpesh sic është Lulzim Basha. Akuza më e fundit ka qenë ajo e ish drejtorit të Planifikimit të Territorit, Arben Mece, i cili ka denoncuar ministrin për vjedhjen dhe abuzimin e të paktën 230 milionë eurove të marra nga buxheti i shtetit, por për rrugë që nuk janë ndërtuar asnjëherë.

Basha, përgjegjës për zhdukjen e 230 mln euro
Ish drejtori i Planifikimit të Territorit në ministrinë e Punëve Publike, Arben Mece ka deklaruar se abuzimet nisin nga mungesa e një strukture të kontrollit të investimeve, që bashkë me një strukturë të hartimit të politikave do të mund të jepnin sot llogari për shpenzimin e 230 milionë euro pa realizuar qoftë edhe një objekt të vetëm. Ish drejtori thotë se ministri Basha ka lejuar vetë një anarshi përsa i përket funksionimit të strukturave të tilla, ndërkohë që përqëndrimi i tenderimit në duart e tij dhe njerëzve të tjerë të besuar ka bërë që të shmangen në mënyrë absolute kontrollet dhe dhënia e llogarisë. Madje këtë të fundit nuk e ka kërkuar as qeveria, sipas Meces. Për këtë arsye, ish drejtori kërkon që kontrolli të merret përsipër nga organet kompetente, si Prokuroria apo Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke denoncuar si përgjegjësin kryesor vetëm ministrin e Punëve Publike, Lulzim Basha. Madje jo vetëm atë por edhe politikën që u ndoq prej tij për probleme të nxehta sic ishte ajo e legalizimit dhe e bllokimit të lejeve të ndërtimit. Ish drejtori i Planifikimit, propozon që ristrukturimi i kësaj ministrie të nisë nga largimi i ministrit.

Skandalet e “golden Boy”

Tiranë- "Golden Boy" i qeverisë numëron me dhjetëra skandale, që vetëm sa kanë nisur me superpasurinë e shënuar në formularin e tij. Tashmë, pazari bëhet me paratë e buxhetit të shtetit dhe me shifra marramendëse që kapin milionë euro dhe dollarë. Prokuroria duhet të shtojë në dosjen e hetimit të aktivitetit të ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha në drejtimin e këtij dikasteri edhe dy projekte të tjera të ndërtimit të rrugëve. Bëhet fjalë për rrugën Durrës- Morinë si dhe Levan- Vlorë. Nëse kërkon pranë ministrisë, Prokuroria do të gjejë nëpër shkresa provat se zgjedhja e firmave që po ndërtojnë këto rrugë është bërë në mënyrë të paligjshme, për emra që ishin vendosur përpara se të bëhej tenderi. Ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha duhet të vihet në hetim edhe për licencimin e një shoqërie të administruar nga djali i dajës së tij. Jo vetëm për shkak të konfliktit të interesit që qendron në firmosjen e katër licencave për "Tirana Eurobus Trade", për shkak të lidhjes familjare mes ministrit dhe kushëririt të tij, Ardjan Hoti. Mbi të gjitha sepse ky i fundit është i paditur për zhvatje të biznesit, për fallcifikim të dokumentave dhe më shumë se kaq nga ish bashkëpunëtori i tij grek në një shoqëri tjetër, e cila gjithashtu është licencuar nga Basha.

Thursday, April 12, 2007

Berisha miraton diktaturën fiskale ndaj biznesit

Robin Hood-i shqiptar i quajtur Sali Ram Berisha: "Varferoj te pasurit dhe pasuroj te varferit"

Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën

Tiranë - Mazhoranca mirato diktaturën fiskale megjithëse ka të gjithë biznesin kundër. Vetëm me votat e mazhorancës miratohen disa ndryshime ligjore për procedurat tatimore që i heqin mundësinë biznesit të apelojnë një vendim të padrejtë pa paguar më parë gjobat dhe detyrimet. Megjithe kundershtimet e forta te opozites, p/Ligji i diskutuar me debate te forta ne komisionin e ekonomise dhe qe eshte percjelle po me debate te forta edhe nga komuniteti I biznesit eshte miratuar vetem nga te djathtet ne kete komision. Me anë të këtij projektligji, qeveria ka kryer dy shkelje kushtetuese. E para ka lidhje me prezumimin e pafajësisë, pasi me anë të këtij neni, biznesi duhet të paguajë gjobën pavarësisht nëse është fajtor apo jo. Shkelja e dytë kushtetuese ka të bëjë me të drejtë e ankimit në gjykatë. Sipas këtij neni, asnjë person nuk është i privuar të ankimohet në gjykatë për asnjë arsye. Ndërsa në këtë rast biznesi nuk mund të ankimohet në gjykatë pa paguar gjobën. Një shkelje tjetër në marëdhënien e partneritetin shtet biznes parashikohet me anë të këtyre neneve. Nëse biznesi është i detyruar të paguajë gjobën atëherë ai nuk është i barabartë para palës shtet pasi vendoset me anë të këtij ligji pariteti i të fortit, pra dhunës së shtetit. Njëkohësisht me anë të këtij ligji biznesi demotivohet për të kërkuar të drejtën e tij, duke apeluar një vendim të administratës shtetëtërore e cila thjesht ka si objektiv të vetin mbushjen e arkës së shtetit.

Berisha i heq edhe subvencionin e fundit bujqesise

Tirane - Paketa e re fiskale e qeverisë Berisha miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimi më i rëndësishëm negativ i kësaj pakete fiskale ishte ai që kishte të bënte me heqjen e subvencionit të fundit që të paktën indirekt qeveria i bënte fermerëve dhe prodhuesve. Qeveria Berisha do të mbahet mënd për heqjen e subvencioneve për naftën dhe plehrat kimike për fermerët. I vetmi subvencion që i kishte ngelur bujqësisë ishte ai indirekt. Pra i bëhej prodhuesve rimbursimi për blerjet që ata i bënin fermerëve. Prodhuesit i faturonin produktet me TVSH, e cila i rimbursohej më pasa nga shteti. Ndryshimi i fundit në ligjin për TVSH është heqja e së drejtës së rimbursimit për TVSH për prodhuesit bujqësorë. Bizneset që operojnë në industrinë e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit e bluarjes së grurit, përjashtohen nga deklarimi i TVSH për lëndën e parë që blejnë tek fermerët.

Kundershtohet ulja e akcizes

Tirane - Shoqata e Hidrokarbureve ka kundërshtuar uljen e akcizës për solarin dhe mazutin, rrit abuzimet në dogana. Ndryshimet e miratuara nga ana e Parlamentit në ligjin e akcizave, janë kundërshtuar nga ana e Shoqatës së Hidrokarbureve. "Ne kërkojmë të mos miratohet ulja e akcizës për mazutin dhe solarin, pasi nëse bëhet ulja e kësaj akcize, atëherë për këta artikuj krijohet mundësia e abuzimit lidhur me cilësinë (përzierjes) e tregtimit të karburanteve",- ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Hidrokarbureve. Abuzimi vjen, pasi duke paguar akcizë më të ulët për solarin dhe mazutin, në krahasim me naftën, tregtarët abuzojnë duke i përzierë këto lëndë djegëse, për të rritur fitimet. Fenomeni i rritjes dhe uljes së taksave, përfshi këtu edhe akcizën, është bërë i zakonshëm.

Neni 43 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 43
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
1. Para se të paraqiten për apelim në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat që lidhen me këtë detyrim.
2. Para se të paraqiten për apelim, në shkallët e apelimit për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë çdo gjobë dhe interes, që lidhet me detyrimin tatimor të apeluar.

Neni 43, para ndryshimeve
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
Para se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme, ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit llogariten të gjitha interesat.

Saturday, March 31, 2007

Berisha po ngrin pronat! Ngjela: Si Hitleri

Tiranë- Seanca e djeshme e Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një çudi të madhe kur nga ana e shumicës së djathtë në lidhje me ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme është propozuar miratimi i një moratoriumi pronat. Është parë si një gjë tejet e papranueshme sepse, pasi kishim një moratorium për lumenjtë, për skafet, moratorium për anëtarësimin në partinë demokratike, mund të ketë edhe moratorium për pronën. Paradoksi më i madh pas shpalljes së këtij moratoriumi, është tashmë gjithkush e ka pronën e tij, por për shkak se dikush që mban një post si regjistrues, mund të dyshojë se kjo është prona e tij, mund të "ngrijë" pronën ta pezullojë të drejtën e pronës deri sa ai të bindet që nuk është i drejtë ky pezullim. Dikush mund të ketë vite që e gëzon pronën e tij, dhe për shkak të një dyshimi që ka regjistruesi, i paraqet këtë dyshim kryeregjistruesit dhe ai vendos pezullimin e të drejtës së pronës nga ana e atij që e gëzon deri në atë moment pronën, këtë pezullim e bën me anë të një shënimi në regjistër. Pra pezullohet titulli i pronësisë deri në momentin që poseduesi i pronës i tregon dhe i vërteton kryeregjistruesit se ajo është prona e tij e vërtetë dhe se ai dyshim që kryeregjistruesi kishte, është i kotë.

Propozimi për
moratoriumin për pronën
Në një raport të paraqitur dje në Kuvend në lidhje me Projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme", të ndryshuar", Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut në mbledhjen e datës 28.03.2007, mori në shqyrtim projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar", nismë e Këshillit të Ministrave, për të shqyrtuar amendamentet e paraqitura në seancën plenare të datës 26.03.2007 nga deputetët Arjan Madhi, Dashnor Sula si dhe nga grupi parlamentar i Partisë Social Demokrate. Në mbledhje ishin të pranishëm ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli, zëvendësministri Eduart Halimi dhe drejtori i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë Viktor Gumi. Gjatë diskutimit u morën parasysh edhe vërejtjet e dërguara nga Avokati i popullit. Në përfundim të diskutimeve u ra dakort që në seancë plenare të paraqiten ndryshimet e mëposhtme. Përsa i përket ndryshimit të nenit 20, deputetët e opozitës u shprehën kundër.
1. Neni 1, në fund shtohen fjalët: "dhe në nenin 192 të Kodit Civil".
2. Neni 5:
- paragrafi i pare, në fund, pas fjalëve: "njofton palën dhe palët e interesuara", shtohen fjalët: "brenda 10 sitësh. Konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse".
- paragrafi i fundit riformulohet si vijon: "Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës. Në rast të mosmarrjes së vendimit nga Kryeregjistruesi zbatohet neni 328 i Kodit të Procedurës Civile. Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet palës dhe palëve të interesuara brenda 10 ditësh dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.
3. Neni 7, referenca në nenin "29" të bëhet në nenin "20".
4. Neni 10, shkronja "c" riformulohet si vijon: c) Për kalimin në pronësi të sipërfaqes kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", kërkuesit duhet t'i drejtohen organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për rastet, të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesit i drejtohen institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Procedura e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi, në këto raste, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave".
5. Neni 14, paragrafi i katërt dhe neni 15, paragrafi i katërt, fjala: "mund" zevendesohet me fjalën: "duhet".
6. Neni 20, që shton në ligjin bazë nenin 48/a, riformulohet si vijon:
"Neni 48/a
Fshirja e regjistrimit të parregullt për shkak të elementeve të formës
Kur regjistruesi konstaton se regjistrimi i një pasurie është kryer në mënyrë të parregullt si pasojë e elementeve të formës, i kërkon pronarit të paraqesë brenda 45 ditësh aktin në formën e kërkuar nga ligji. Me kalimin e këtij afati regjistruesi i kërkon kryeregjistruesit nxjerrjen e vendimit, pezullimin e këtij regjistrimi, duke bërë shënimin në kolonën përkatese dhe kthimin e pasurisë në gjendjen juridike para këtij regjistrimi.
Kërkesa e regjistruesit duhet të jetë e argumentuar dhe të përmbajë bazën ligjore. Deri në nxjerrjen e vendimit të kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën/palët e interesuara brenda 10 ditësh. Konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.
Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës së regjistruesit. Vendimi i njoftohet palës/palëve të interesuara brenda 10 ditësh dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse. Kundër vendimit të kryeregjistruesit ose mosmarrjes së tij mund të bëhet ankim në gjykate sipas nenit 328 të Kodit të Procedurës Civile.
Në kuptim të këtij neni "elementë të formës" janë:
a) në rastin e akteve administrative, zbatimi i nenit 106 të Kodit të Procedurës Administrative;
b) në rastin e kontratave për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme, akti noterial duhet të përmbushë kërkesat e nenit 49 dhe nenit 50 të ligjit nr. 7829, datë 1.6.1994 "Për noterinë", i ndryshuar.
c) në rastin e vendimeve gjyqësore, zbatimi i kërkesave të nenit 451/a dhe të nenit 510 shkronja "a" të Kodit të Procedurës Civile".
7. Neni 22, fjalia e dytë riformulohet si vijon:
"Kundër vendimit të regjistruesit mund të bëhet ankim tek kryeregjistruesi brenda 30 ditësh. kundër vendimit të kryeregjistruesit ose mosmarrjes së tij, mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja brenda 30 ditësh nga data e njoftimit".
8. Pas Nenit 22 shtohet neni 22/1 me këtë përmbajtje:
"Neni 22/1
Forma dhe përmbajtja e vendimeve që merr regjistruesi dhe kryeregjistruesi në zbatim të këtij ligji përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave".
9. Pas nenit 22/1 shtohet neni 22/2 me këtë përmbajtje:
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e akteve nënligjore në zbatim të neneve 10. 14, 15 dhe 22/1 të këtij ligji".

Projektin se mbron tjeter njeri perveç Rusmajlit

Tiranë- Askush tjetër përveç Rusmajlit në Kuvendin e Shqipërisë dje nuk e ka mbrojtur idenë e ndryshmit të projektligjit për ndryshime në ligjin për regjistrimin e Pasurisë të Paluajtshme. Ilir Rusmjali duke qenë edhe ministër drejtësie përgjatë gjithë seancës së djeshme ka qenë e vetmja figurë përjashtuar kreun e kabinetit në të cilin bën pjesë, që e ka mbrojtur me fanatizëm ndryshimet e propozuara në këtë projektligj. Sipas Rusmajlit ndryshimet janë thelbësore dhe duhet të bëhen dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që ato të kalonin në Kuvend, madje sipas tij është paska e vonuar një ndryshim i tillë. Argumentave të opozitës se me një ligj të tillë, nuk kanë për të patur asnjë fuqi gjykatat pas atributin e tyre e merr vetëm një person i vetëm që është kryeregjistruesi i Shqipërisë, pra kreu i zyrës së regjistrimit të Pasurive në Shqipëri, Rusmajli e ka kundërshtuar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, por ky ndryshim duhet bërë sepse vetëm në këtë mënyrë sipas arsyetimit të Rusmajlit do të sillte një zgjedhje të problemeve shumëvje-çare me pasurinë e paluajtshme. Pra aktivizimi dhe mbrojtja me fanatizëm e tij ka treguar se pas gjithë kësaj historie fshihet vetëm Ilir Rusmajli, pra është ky që ka marrë përsipër të hyjë në sherr me të gjithë shqiptarët është pikërisht ky njeri që pretendon se ligji do të sjellë përmirësime në marrëdhëniet me qytetarët.

Parlamenti
nuk voton,nuk
ka kuorum

Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë edhe dje ka treguar se nuk e ka kuorumin e nevojshëm për të miratuar ligje dhe për të kaluar ndryshme në ligjet aktuale. Edhe pse në seancën e djeshme kanë qenë të pranishëm pothuaj të gjithë deputetët dhe ka patur një diskutim për pothuaj katër orës në këtë seancë, në fund të saj nuk është bërë e mundur që projektligjit të kalojnë, dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është detyruar që ti kalojë ato për një tjetër ditë, pikërisht për ditën e hënë që është edhe seanca më e afërt me atë të djeshme. Pavarësisht përkushtimit të deputetëve për të diskutuar dhe për të bërë ndryshime sa të esenciale dhe jo ndryshme që mund të kishin edhe kosto tejet të mëdha për vendin, në lidhje me ndryshimin në ligjin për regjistrimin e pasurisë së Paluajtshme, në seancë këto ndryshime nuk kanë mundur të kalohen. Duke i ripërsëritur si jo rrallëherë fakti që në një seanca gjërat nuk arrihen të miratohen duke lënë për një tjetër pasardhëse, edhe dje në parlament kjo ndodhi. Edhe pas një pushimi që ka bërë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në momentin që është bërë votimit për prezencën e deputetëve, ka vërejtur se nuk i ka votat mjaftueshme për të kaluar një farsë ligjore, siç ishte ai i moratoriumit për pronën. Pra ndryshimet në ligjin 7843 "për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme", kanë për të kaluar vetëm në seancën e pasdites të së hënës në rast se në parlament ka për tu arritur kuorumi i deputeteve për të miratuar ligje.